Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ky ishte Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selem

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Ky ishte Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selem Empty
MesazhTitulli: Ky ishte Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selem   Ky ishte Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selem Icon_minitimeMon Mar 15, 2010 2:09 pm

Ky ishte Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selem MohamedrasoulallahbykhaAllahu i Lartësuar thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të Dërguarin e Allahut, kuptohet ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër dhe atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shpesh Allahun”. (Ahzab, 21) Kurse i Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Unë jam zotëria i bijve të Ademit pa pasur qëllim me këtë lavdërimin, atë Ditë në dorën time do ta kem flamurin e falënderimit (hamdit) dhe nën këtë flamur do të jenë të gjithë profetët që nga Ademi e deri tek i fundit...” (Shënon Tirmidhiu nr. 3073, 3548, me sened të saktë kurse të ngjashëm me të e shënon edhe Muslimi, nr. 4223, Ebu Davudi, nr. 4053 dhe Ibën Maxhe, nr. 4298)

Duke pasur parasysh se ai ishte njeriu më i plotësuar i mundshëm ndonjëherë, si nga aspekti psikik ashtu edhe ai fizik, që ai ishte njeriu më i mirë, më i dashur, më trimi, më bujari etj., e mbi të gjitha ishte i dërguar i Perëndisë, atëherë pa dyshim se të tjerët jo vetëm që kanë dëshirë ta pasojnë atë, mësimet e tij t’i studiojnë dhe gjithsesi fjala e tij të jetë ajo përfundimtarja, pa dyshim që nga ana tjetër personat që duan të dinë edhe për përshkrimin fizik të tij janë shumë më tepër se lloji i parë, madje këtu futen edhe shumë njerëz jo-muslimanë, të cilët nga kureshtja për këtë njeri kaq madhështor duan të dinë rreth anës fizike të tij.
Njerëzit kureshtarë për përshkrimin fizik të Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem, do t’i ndaja në dy grupe kryesore: muslimanë dhe jomuslimanë.
Ku në grupin e dytë futen këto lloje njerëzish:
a- Atë që konsideruan e Profetin, sal-lallahu alejhi ue selem, si njeri të prapambetur nga çdo anë, pra, edhe nga ajo e jashtme, që bindjet e tyre nuk i mbështesin askund, por vetëm në rregullin e përgjithshëm, se njerëzit e kohëve të vjetra patjetër të gjithë janë njësoj, pra jo të bukur, jo të ndrequr, jo të pastër, jo të parfumuar, jo të krehur e të veshur mirë etj.
b- Ata që bazohen në rregullin, se çdo mbret patjetër duhet të jetë i shfrenuar në kënaqësitë e kësaj bote, ku këtu e futën edhe Muhamedin, sal-lallahu alejhi ue selem, duke e konsideruar si njeri që jepej shumë pas zbukurimeve, kënaqësive dhe lukseve të kësaj bote. Por për fatin e keq të tyre, asnjëri nga këta dy grupet e fundit nuk ia qëlluan, sepse i Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem, nuk i takonte asnjërit grup, përkundrazi ai ishte i veçantë në stilin e tij, jo i zhytur në traditat prapambetëse të kohës, gjithashtu jo i thelluar në kënaqësitë e luksit të kësaj bote.
Ne nuk kemi ndonjë pikturë, as portret apo foto të Profetit tonë, pasi diçka e tillë ishte dhe është e ndaluar për të nga vetë goja profetike, me qëllim që njerëzit të mos jepeshin pas atyre pikturave dhe kështu të fillonin t’i madhëronin e pastaj t’i adhuronin ato, siç vepruan popujt para nesh me profetët e tyre. Mirëpo kjo ndalesë u zëvendësua në mënyrë të saktë maksimalisht, së pari nga shokët e tij e pastaj nga dijetarët përmes përshkrimeve të sakta që i bënë fizikut të Profetit, përshkrim ky që edhe sot e kësaj dite librat janë të mbushur me shembuj të tillë. Ai si Profet i Allahut ishte në kulmin e përsosmërisë fizike, trupore dhe edukative; veti këto të cilat kurorëzoheshin me devotshmëri nga ana e brendshme e tij.
-Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, ishte arab me prejardhje, nga bijtë e Ismailit, të birit të Ibrahimit, alejhi selam. Lindi në Mekë, ku edhe e kaloi fëmijërinë dhe rininë e tij. Aty u martua dhe i lindën fëmijët e tij.
-Ishte njeri shumë i bukur të cilit po t’ia hidhje sytë vështirë se do t’i largoje pastaj prej tij nga bukuria që i kishte falur Allahu. Këtë bukuri Allahu ia fal vetëm të dashurve të tij e më i dashuri i Zotit ishte Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem.
-Enes ibën Maliku, shërbëtori i Profetit, thotë për të: “I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, nuk ishte as i gjatë shumë (që të përqeshej nga të tjerët) e as i shkurtër (që t’i vinte turp), as shumë i bardhë (që të konsiderohej i dobët dhe i pa plotësuar fizikisht) e as zeshkan (që ta konsideronin të shëmtuar)”. (Shënon Buhariu dhe Muslimi).
Sipas këtij përshkrimi të gjatësisë dhe ngjyrës së tij largohet çdo mundësi për kritikë apo përqeshje nga armiqtë. Allahu i krijon robërit e Vet, ashtu si do Ai dhe askush nuk ka të drejtë t’i përqeshë ata, sepse asnjëri nga krijesat nuk mund të zgjedhë krijimin e vet, prandaj edhe askush nuk duhet të përqeshet. Ky është një rregull i pandryshueshëm i fesë sonë, por në mentalitetet e shumë vendeve, shumë “civilizimeve” këto gjëra shikohen edhe me mikroskop dhe përmes tyre vlerësohen njerëzit, ku si pasojë ata që i plotësojnë kriteret e tyre të caktuara ngrihen dhe çmohen nga të tjerët, ndërsa ata që nuk i plotësojnë këto kritere, nuk kanë perspektivë pa marrë parasysh vetitë e tjera. Duke pasur parasysh këto mentalitete primitive që ekzistojnë edhe sot e kësaj dite, Allahu e plotësoi maksimalisht të Dashurin e Tij, që askush të mos mundet ta provokojë, apo ta njollosë personalitetin e tij, duke e quajtur shkurtabiq ose të gjatë... etj.
Enesi vazhdon e thotë: “Nuk i kishte flokët, as kaçurrela, as të drejta. Allahu e zgjodhi për profet kur mbushi dyzet vjet. Në Mekë kaloi trembëdhjetë vjet, kurse në Medinë dhjetë vjet. Vdiq kur i mbushi gjashtëdhjetë e tre vjet, kurse në kokën dhe mjekrën e tij nuk kishte as njëzet qime të thinjura”. (Buhariu dhe Muslimi). Gjithashtu Enesi thotë: “Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, kishte shtat të bukur... dhe kur ecte shpejtonte” (Buhariu dhe Muslimi).
Përmendet se shpejtonte aq sa po të ecje me të shpesh nuk mund ta kapje hapin e tij. Këtë karakteristikë dijetarët e kanë konsideruar si rezultat të trupit të tij sportiv dhe elastik, ku nga disa mendime veçohet me përmendje edhe shputa e tij, e cila ceket se në mes ishte me gropë, një karakteristik kjo e njerëzve që vrapojnë dhe merren me sporte të ndryshme. E kundërta e njerëzve parazitë, të cilët shputën e kanë të rrafshët si pasojë e së cilës është mos ecja si duhet dhe lodhja e shpejtë. Në ecjen e tij vërehej vullnet dhe qetësi. Bera ibën Azibi thotë: “Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, kishte shtat mesatar dhe ishte i gjerë mes shpatullave, flokët i binin deri në skajet e veshëve, vishte edhe xhybe të kuqe. Asnjëherë nuk kam parë dikë më të bukur se ai.” (Buhariu dhe Muslimi).
Këtu vërtetohet ajo që thamë më sipër, pra, se ishte njeri sportiv mes atij elastik dhe muskuloz, e zakonisht shpatullat e gjera janë shkak i muskulaturës së njeriut. Ishte njeriu më i bukur. Si mos të ishte i tillë, kur dihet se kushdo atë që do mundohet të zgjedhë njeriun më të mirë dhe më të bukur, ndërkohë që Allahu ishte Ai vetë që e krijoi ashtu si deshi të dashurin e Tij, Profetin, sal-lallahu alejhi ue selem, prandaj është normale të mos gjesh njeri më të bukur se ai. Fytyra i shkëlqente nga nuri, si hëna e plotë, kishte ballë të gjerë dhe vetulla të plota në formë gjysmëharku, kishte hundë pak si të lakuar, prej fytyrës së tij buronte paqe, kurse ai që nuk e njihte kur e shihte për herë të parë menjëherë vërente tek ai se ishte njeri krenar. Përmendet se nuk ishte, as i trashë, as i hollë, ishte me sy të zinj, qerpikë të gjatë, ishte bukëplotë, kishte sy të mëdhenj, supe të mëdha, shpatulla të gjera në mes të cilave kishte vulën e pejgamberisë.
Aliu thotë: “Ishte njeriu më shpirtgjerë, më i sinqertë, me natyrë më të butë, shoqëruesi më i këndshëm. Kush e shihte befasisht ndjente frikë dhe respekt për të, ndërsa kush e njihte mirë e donte shumë. Po ta përshkruante dikush do të thoshte (pasi habitej dhe kënaqej me të): asnjëherë më parë e as më pas nuk kam parë dikë të ngjashëm me të.” (Tirmidhiu)
Xhabiri thotë: “Një natë të ndritshme e pashë Profetin, sal-lallahu alejhi ue selem, të veshur me xhybe të kuqe. Shikova atë e pastaj edhe hënën. Për mua ai ishte më i bukur se hëna.” (Tirmidhiu, sahih)
Ishte njeri me mjekër të dendur, faqe të rrafshëta me mollëza të fryra, me gojë të plotë, kurse dhëmbët e parëm i kishte pak të ndarë, i cili kur fliste dukej si drita dilte mes tyre, me qime të buta në gjoks, me bark të drejtë dhe gjoks të gjerë, grushtet e gjera, kurse shuplakat dhe supet i kishte të gjera.
Të gjithë dijetarët janë të pajtimit, se ai është njeriu më trim në mbarë historinë njerëzore deri në Ditën e Gjykimit, ishte njeriu më trim dhe më i butë, trim ndaj armiqve të Allahut dhe i butë me besimtarët, më i rrepti me ata që mohonin besimin dhe e luftonin atë dhe më i mëshirshmi me ata që i nënshtroheshin Zotit. Njeriu më falës dhe më ndëshkues; falte kur bëhej fjalë për të drejtat e tij, kurse ndëshkonte kur shkeleshin të drejtat e Allahut. Ishte njeriu më i sjellshëm me familjen e vet se çdokush tjetër, por nëse familja e tij do t’i shkelnin dispozitat e Allahut ai edhe me ta do të ishte njeriu më ndëshkues. Ai gjithmonë ishte i pari në çdo punë dhe në çdo detyrim, kur shkonin në luftë ishte i pari, në ndihmë të tjerëve i pari, në xhami i pari, sa edhe kur takohej me të tjerët ai ishte i pari që u jepte selam.
Vula e profetësisë qëndronte në shpatullat e tij dhe dukej si gjëndër e kuqe në madhësinë e vezës së pëllumbit. (Muslimi). Rreth saj dhe mbi të kishte qime (Ahmedi, ibën Hibani, Hakimi- sahih).
Flokët zakonisht i mbante, as të gjata, as të shkurtra, siç thotë edhe Aisheja. (Tirmidhiu, Ebu Davudi dhe Ibën Maxhe-sahih). Ato i rrinin të valëzuara, por kishte raste kur edhe i rriste ato, sidomos kur ishte i zënë me punë të rëndësishme dhe nuk kishte kohë të merrej me to. Umu Hani thotë: “I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, kur hyri në Mekë për ta çliruar flokët i kishte thurur në katër gërsheta” (Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibën Maxhe-sahih). Ai në fillim i mbante flokët e lëshuara, por me kalimin e kohës filloi t’i ndante në mes duke ju bërë vijë. (Buhariu dhe Muslimi). Ai parapëlqente t’i krihte flokët (Muslimi), fillonte t’i krehë nga ana e djathtë e pastaj atë të majtën (Buhariu dhe Muslimi), por kishte kujdes të mos humbte shumë kohë me to. (Ebu Davudi, Nesaiu, Ibën Hibani-sahih). Ai i lyente flokët edhe me këna (Buhariu).
Veshja e tij më e preferuar ishte kamisi (këmishë e gjatë) (Ebu Davudi etj-sahih), mëngët e rrobave të tij i shkonin deri në kyçet e duarve. (Ebu Davudi, etj.-sahih), zakonisht këmishën e mbante të çelur në fyt tek gjoksi (Ebu Davudi dhe Ibën Maxhe-sahih). I pëlqenin shumë rrobat e bardha dhe i këshillonte besimtarët të vishen dhe të qefinosen me to. (Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibën Maxhe-sahih). Përveç këmishës ai vishte edhe izar, të cilin e mbante mbi zogun e këmbës- në mes të kërcirit, veshje kjo me të cilën edhe dha shpirt. Kishte kujdes që ta mbulonte edhe kokën me sarëk (imame). (Ebu Davudi, Tirmidhiu-sahih). Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, kur vishte meste ngjyra e tyre zakonisht ishte e zezë dhe pa zbukurime, kurse këpucët e tij kishin dy rripa me të cilat i shtrëngonte në këmbët, që të mos i zbatheshin dhe kur i vishte fillonte nga e djathta e kur i zbathte vepronte në të kundërtën. (Buhariu dhe Muslimi).
Ai kishte një unazë prej argjendi, e cila kishte një gur nga Abisinia në të cilin shkruante Muhamedi (në fund të gurit), i dërguari (në mes të gurit), i Allahut (shkruante lart në gur) me të cilin ai vuloste letrat e tij. Në shumicën e rasteve e mbante unazën në dorë por kishte raste, kur edhe e hiqte, sidomos kur futej në banjë. Atë e mbante në dorë të djathtë, por e ndërronte edhe në të majtën, duke pasur kujdes që zakonisht guri i saj të mbetej brenda shuplakës së dorës. Kishte një shpatë të vetën personale dorëza e së cilës ishte prej argjendi. Shpatë shumë cilësore dhe e veçantë e punuar sipas stilit të posaçëm të fisit Benu Hanife, të cilët ishin të njohur për cilësinë e shpatave të tyre. Kishte mburojë edhe helmetë, të cilat gjithmonë i veshte në luftë, duke i mësuar njerëzit që t’i kenë parasysh shkaqet për mbrojtje e pastaj t’i mbështeten Zotit.
Kur ulej në xhami ai i bashkonte këmbët me duart drejt gjoksit, ose i mbante të shtrira mbi njëra-tjetrën. Gjithashtu i bashkonte për gjoksi edhe kur hante ushqim, duke mos u mbështetur askund. Ndërsa kur qëndronte ulur i mbështetur ai mbështetej në jastëk nga ana e majtë. Ushqimi i tij ditor zakonisht ishte i thjeshtë, ngase çdo lloj pasurie që ai zotëronte e jepte sadaka dhe për vete nuk linte asgjë, mirëpo kur i jepej rasti për të ngrënë ushqime të mira nuk i refuzonte ato. Më shumë preferonte ngrënien e mishit, edhe pse ushqim të pandarë ai kishte hurmën. Buka e elbit asnjëherë nuk tepronte në shtëpinë e tij. (Ahmedi dhe Tirmidhiu). Kurrë nuk e kthente prapë; parfumin, qumështin e as jastëkun për t’u mbështetur. (Tirmidhiu-hasen). Fliste aq ngadalë dhe qartë, sa kushdo mund ta kuptonte dhe ta mbante mend se çfarë është duke thënë. (Buhariu dhe Muslimi). Ai kur flinte shtrihej në anën e djathtë dhe dorën e djathtë e vendoste nën faqen e djathtë e pastaj lexonte disa lutje. (Tirmidhiu –sahih), kishte një shtrat të thjeshtë; lëkurë e regjur e mbushur me fije palme. (Muslimi). Ishte aq i turpshëm, sa i vërehej turpi në fytyrë, sepse i skuqej ajo. Por fytyra i skuqej edhe kur hidhërohej për hir të Allahut. (Buhariu dhe Muslimi). Ai vdiq ditën e hënë në moshën gjashtëdhjetë e tre vjeçare në dhomën e Aishes-gruas së tij, dhomë në të cilën edhe u varros. (Buhariu dhe Muslimi). Pas vdekjes nga dashuria për të e puthi shoku i tij Ebu Bekri.
Enesi thotë: “Ditën kur i Dërguari i Allahut hyri në Medinë çdo gjë ndriçoi, kurse ditën që vdiq ai sikur ajo dritë u shua. Nuk e kishim shkundur akoma pluhurin nga duart që e varrosëm Profetin, veçse filluam ta urrenim vetveten” (Tirmidhiu dhe Ibën Maxhe-sahih). Ky është një përshkrim shumë-shumë i vogël dhe i thjeshtë i personalitetit fizik të Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, të cilin kush dëshiron ta shohë në këtë botë nuk mundet ta shohë, përveç nëse Allahu e nderon duke ia mundësuar ta shohë në ëndërr, ngase kush e sheh Profetin në ëndërr në formën e tij origjinale siç u përshkrua, ai e ka parë atë në të vërtetë, sepse shejtani nuk mund të personifikohet në formën origjinale të Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem. Ndërsa kush dëshiron ta shohë në të vërtetë, atëherë e ka atë mundësi, por në botën tjetër, me kusht që ta pasojë Sunetin dhe udhëzimin e tij, i cili është kusht paraprak për t’u takuar me të.
Allahu na e mundësoftë ta shohim Profetin Muhamed, sal-lallahu alejhi ue selem, në Xhenet dhe të shoqërohemi me të. ndërsa në këtë botë ta pasojmë rrugën e tij. Amin!

revista Albislam nr. 79
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Ky ishte Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selem
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Njohje me sunnetin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem
» Muhamedi s.a.w.s sipas këndvështrimit të krishterë
» Edukata e vizitës së xhamisë së e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe varrit të tij
» Barazimi i Kur'anit me Sunnetin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në të argumentuar
» Vallë ka hipur ndonjë fëmijë mbi shpinën e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ve selem, gjatë kohës së namazit?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: