Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pyetja eshte bere nga ademi rrethe mjekrres

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Pyetja eshte bere nga ademi rrethe mjekrres Empty
MesazhTitulli: Pyetja eshte bere nga ademi rrethe mjekrres   Pyetja eshte bere nga ademi rrethe mjekrres Icon_minitimeSat May 15, 2010 3:42 am

adem: slm a mund nje pyetje rreth fes islame se mjekrra a eshte farz me u mbajzt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Pyetja eshte bere nga ademi rrethe mjekrres Empty
MesazhTitulli: Re: Pyetja eshte bere nga ademi rrethe mjekrres   Pyetja eshte bere nga ademi rrethe mjekrres Icon_minitimeSat May 15, 2010 3:42 am

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë nga All-llahu mbrojtje nga të këqiat tona. Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, askush s'mund ta humbë; atë që Ai e humb, askush s'mund ta udhëzojë.

Mjekrra
Ndoshta ajo që së pari duhet të vështrojmë është mjekrra, duke rikujtuar se shkurtimi i mjekrrës është traditë që është bartur si rezultat i okupimeve perëndimore të shteteve islame gjatë luftës së parë botërore. Aso kohe filloi të luftohet kultura islame, me ç'rast u futën tradita dhe zakone që nuk ishin nga traditat islame, që s'ishin as islame as të arabëve, e as lindore, dhe ndër këto tradita pothuajse me e theksuara është shkurtimi apo rruajtja e mjekrrës.


Argument se këto nuk kanë qenë nga traditat e muslimanëve, është edhe historia. Duke shikuar gjyshërit e afërt, të cilët kanë qenë me mjekrra, kjo qartë argumenton se origjina e traditave islame është të qenurit me mjekërr.


E përmendëm këtë si ilustrim, por rreth kësaj kemi edhe hadithe të shumta të vërteta, kujdesi ndaj të cilave është kujdes ndaj pamjes së islamit në përgjithësi, duke qenë të bindur se e gjithë kjo është trashëguar nga Selefët e sinqertë që nga koha e Muhamedit, alejhi selam, shokëve të tij, dhe atyre që kanë pasuar rrugën e tyre deri në ditët tona.18

Definicioni terminologjik dhe gjuhësor i mjekrrës

Thotë Fejruz Abadi në “el Kamus el Muhit”: "Mjekrra është: qimet e dy faqeve dhe të nofullës".19

--------------------------------------------------------------------------------
18.Shiko “Dispozita e Islamit mbi Mjekrrën dhe Zbukurimin”, f. 11-12, nga shejh Uthman Safi.

19.“Kamus el Muhit“ 4/387. Fjalë të njëjtë ka thënë edhe Ibn Haxheri në “Fet'h el Bari” 10/350. Shiko “Taxh el Arus” 10/323.

--------------------------------------------------------------------------------

Shejh Ahmed ed-Dihleviu thotë:”Mjekrra për së gjati është qimet poshtë buzës deri te fundi i nofullës, ndërsa për së gjeri është qimet e faqeve dhe qimet e nofullës - kjo në tërësi është mjekërr".20

Abdul es Setar ed Dihleviu thotë:"Nëse ke kuptuar atë që ka ardhur në librat e gjuhës, të është qartësuar se çdo qime që është në fytyrë nga qimet poshtë buzëve dhe ato që janë në faqe për së gjeri është mjekërr, përveç mustaqeve".21

Hadithet e transmetuara për lëshimin e mjekrrës22

a) Transmetohet nga Ibn Omeri se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë:"Kundërshtoni mushrikët; shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrrat".23


b) Transmetohet nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë:"Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrrat. (Me këtë) Kundërshtoni zjarrputistët”.24

c) Transmetohet nga Ebu Umameh se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë:"Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrrat. (Me këtë) Kundërshtoni Ehlul-Kitabët (Hebrenjtë dhe të Krishterët)".25

d) Transmetohet nga A'isha se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë:"Dhjetë gjëra janë prej natyrshmërisë: shkurtimi i mustaqeve, lëshuarja e mjekrrës…”.26

Dhe hadithe tjera në këtë temë.27

--------------------------------------------------------------------------------
20.“Mesail el Lihjetu”, f.35-39. Shiko “Argumentet e Ndalimit të Shkurtimit të Mjekrrës”, f.89.

21.“Xhevahir es-Sunne fi I’ifau el Lihjetu”, f.5, dhe i shkurton mustaqet që dalin jashtë buzëve. Shiko “Adab ez-Zefaf”, fq.120, nga profesori ynë, el Albani.

22.Shkurtim dmth lënie, pa marrë parasysh nëse e lë shumë apo pak. Kanë ardhur argumente të shumta, ku është përmendur kjo shprehje. Shiko “Libas ve Zinetu fi Sheriatu Islamije” nga Dr. Muhamed Abdul Aziz Amr, f.412, dhe “Sherh es-Sune” 12/108.

23.Tra. Buhari dhe Muslim. Shiko “Irvaul Galil”, f.77.

24.Tra. Muslim, Bejheki, Ahmed dhe të tjerët. Shiko “Hixhab el Meretu el Muslimetu”, f.95.

25.Tra. Muslim dhe katër Sunenet.

26.Tra. Muslim dhe katër Sunenet, “Sahih Xhami” 3904.

27.Shiko “Mewarid edh-Dhamaan li Durusi Zeman” 2/200, dhe “Sherh es-Sunne” 12/106-109.

--------------------------------------------------------------------------------

Argumentet mbi ndalimin e rruatjes së mjekrrës

a) Ndryshimi i krijesës së Allahut

Kur flet Allahu i Lartësuar për shejtanin në Kur’an, thotë:

”Allahu e mallkoi atë, ndërsa ai tha,”Do të përfitoj një pjesë të caktuar nga robërit e Tu. Me siguri unë do t’i ngatërroj dhe do t’u ngjalli dëshira të rreme, do t’i urdhëroj që t'ua presin veshët bagëtive dhe gjithashtu do t’i urdhëroj që ta ndryshojnë atë që Allahu ka krijuar“. Dhe kushdo që zgjedh shejtanin për mbrojtës dhe mik në vend të Allahut, pa dyshim ai ka pësuar humbje të qartë”.28

Ky është një tekst i qartë që tregon se ndryshimi i krijesës së All-llahut pa lejen e Tij, është nënshtrim ndaj shejtanit të mallkuar dhe mosrespektim i urdhërave të Allahut. Dhe padyshim se edhe vetë Pejgamberi, alejhi selam i ka mallkuar ata që e ndryshojnë krijesën e All-llahut për hir të zbukurimit, ku edhe thotë:"Allahu i ka mallkuar ato që bëjnë tatuazh, dhe ato që kërkojnë t'u bëhet tatuazhi, dhe ato të cilat i ndukin vetullat, dhe ato të cilat lënë zbrazëtirë në mes dy dhëmbëve të parë që të zbukurohen, të cilat (me këtë) e ndryshojnë krijesën e Allahut”.29


Prej këtij hadithi kuptojmë se çdo gjë që ndryshohet prej krijesës së All-llahut për hir të zbukurimit, hyn nën këtë mallkim. Dhe nuk ka dyshim se nëse rruajtja e mjekrrës bëhet për shkak të zbukurimit, atëherë edhe ata që e rruajnë mjekrrën hyjnë nën këtë mallkim.30

Shejh et Tehanevi në tefsirin e tij “Bejanul-Kur’an", thotë:“Rruajtja e mjekrrës hyn nën këtë shprehje (të Pejgamberit në hadith)".

Pastaj et Tehanevi, duke sqaruar hadithin e lartpërmendur, thotë:”Është vërtetuar se ndryshimi i krijesës është shkak për të hyrë në mallkim, dhe se atë që e ka ndaluar Muhamedi, alejhi selam, ajo është e ndaluar edhe tek All-llahu, ashtu siç ka ardhur edhe në Kur’an:”Çka t’ju jep Pejgamberi, atë merrni; çka t’ju ndalojë, përmbahuni dhe kini frikë All-llahun”.31

--------------------------------------------------------------------------------
28.En-Nisa: 118,119

29.Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ibn Mes’udi,”Sahih Xhami” 4980, dhe “Gajetul Meram”, f. 94.

30.“Adab ez Zefaf”, f.119.

31.el Hashr, 7

--------------------------------------------------------------------------------

Kurse ed-Dehlevi32 thotë:"Shkurtimi i mjekrrës është prej traditës së zjarrputistëve, dhe kjo është prej ndryshimit të krijesës së All-llahut”.33


Uthman bin Adbul Kadër es-Safi34 thotë:"Nuk ka dyshim se mjekrra është nga gjërat që ndryshojnë krijesën e All-llahut, dhe gjithë kjo hyn në aspektin e krijimit të njeriut ashtu siç u përmend më lart. Por nuk ka vend të thuhet për gruan se rruajtja e mjekrrës së saj është ndryshim i krijesës së All-llahut, dhe të themi se kjo hyn në dispozitat që nxirren nga ajeti i mëhershëm, apo si argumentim të përgjithshëm".

Kundërshtim i urdhërit të Pejgamberit, alejhis-selam

Ky urdhër manifestohet në disa hadithe që i përmendëm më herët, siç është:"Lëshoni mjekrrat…”, dhe të gjitha këto hadithe janë në mënyrën urdhërore. Dhe, kur folja vjen në mënyrën urdhërore, atëherë ajo tregon në detyrim, përveç nëse ka ndonjë tekst apo argument që e largon foljen nga mënyra urdhërore.35

Në këtë rast nuk kemi diçka të tillë, por përkundrazi, kemi argumente apo tekste tjera të cilat e përforcojnë edhe më shumë urdhërin për lëshuarjen e mjekrrës.

Prej këtyre teksteve është: (Rruajtja e mjekrrës) Është në ngjasim me mosbesimtarët

Meqë u vërtetua edhe më herët në hadithet e Pejgamberit, alejhi selam:"Kundërshtoni mushrikët", dhe "Kundërshtoni zjarrputistët", dhe "Kundërshtoni ehlul-kitabët…"

Shejh Albani, duke pëlqyer fjalët e dijetarit Ebu Muhamed Bediu ed-Din er-Rrashidi es-Sindij, thotë:


--------------------------------------------------------------------------------
32."Huxhxhetull-llahi el–Baligah" 1/182.

33.Shiko “Argumentet e Ndalimit të Shkurtimit të Mjekrrës”, f. 65-76.

34.“Hukmu Sherh fi el Lihjetu vel Ezja”, f.19.

35.Shiko “Irshad el Fuhul”, f.101-105; “Tefsir en-Nusus fi Fik'hul Islami” 2, f.246-275 nga Dr. Muhamed Edib Salih, dhe skriptën Usul Fik'h nga esh-Shankiti, f.191-192.

--------------------------------------------------------------------------------

Ka treguar më i sinqerti, Muhamedi, alejhi selam, se rruajtja e mjekrrës është nga traditat e politeistëve, dhe muslimani, i cili beson në All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe i ka besuar këto, detyrohet që të i kundërshtojë dhe mos t’u gjasojë atyre, se kanë ardhë premtime të rrezikshme si thënia:“Kush i gjason një populli, ai është prej tyre'.36

Dijetari et Tevrishti thotë:”Shkurtimi/rruajtja e mjekrrës ka qenë nga traditat e të huajve, ndërsa sot është traditë e politeistëve: Francezëve apo Hindusëve, nga ata që nuk kanë moral në fe nga grupacionet e mosbesimtarëve, All-llahu e pastroftë islamin nga ta".37

Është në ngjasim me gratë

Pa dyshim se kur mashkulli e rruan mjekrrën e tij – e që Allahu me të e ka dalluar nga femra - ai me këtë më së shumti i gjason femrës. Dhe mashkulli i cili i gjason femrës është i mallkuar me gjuhën e Pejgamberit, alejhi selam,38 dhe këtë përngjasim, fekihu ibn Haxher el Hejtemi, e ka llogaritur të jetë nga mëkatet e mëdha.39

Ebu Hamid el Gazali thotë:”Dhe me të – mjekrrën - dallohet burri nga gruaja”.40

Ibn Kajjimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:”Në qimet e mjekrrës ka dobira të shumta, ndër to: zbukurimi, mbrojtja, burrëria, dhe nga dobitë tjera është se e dallon burrin nga gratë".41

El Kendeheliju thotë:"Kjo nuk do të thotë se nuk ka përngjasim tjetër mes burrit dhe gruas përveç mjekrrës, mirëpo ky është përngjasim më i madh se përngjasimi në rroba, për atë se mjekrra e burrit është dallimi i parë mes burrit dhe gruas, ashtu siç shihet qartë tek të gjithë njerëzit, e që nuk kundërshton ndonjë përveç atij që dëshiron ta tradhtojë vetën e tij, apo të pasojë epshet e veta dhe të marrë cilësi të gruas pasi që e ka zbukuruar All-llahu me formën e burrit".42

--------------------------------------------------------------------------------
36.Hadithi është i vërtetë, e transmeton Ebu Daud në “Sahih Xhami” 6025.

37.“Ifau Ilahi Hashijetu Ifai el Lahji”, faqja 3, nga Muhamed Hajat es Senedi, dhe Ebi Ahmed er Rrashidi, i cili ka transmetuar nga “Lum’at et Tenkih Sherh Mishkat el Mesabih” nga Abdul Hak ed Dehlevi 2/67.

38.Hadithi nga Ibn Abasi që transmeton Buhariu dhe Tirmidhiu dhe të tjerët, shiko “Adad ez Zefaf”, f.121.

39.Kjo është nga mëkatet e mëdha, të radhitura në 107, shiko ”ez Zevaxhir an Iktiraf el Kebair” 1/155.

40.“Ihjau Ulum ed Din” 2/275.

41.“et-Tibjan fi Aksam el Kur’an”, f.231.

42.“Vuxhub I’fai el Lihjetu”, f.31-32.

--------------------------------------------------------------------------------

Kundërshtim i Fitres (natyrshmërisë)

Esenca e Fitres (natyrshmërisë) është forma e parë e krijimit, dhe nga kjo është krijimi i qiellit dhe tokës.43

Ibn el Ethir thotë:”el Fitre, dmth sunnet i Pejgamberëve, alejhim selam, dhe jemi të urdhëruar që të i pasojmë ata me të".44

Kurse es-Sujuti thotë:”Se komentimi më i mirë që është thënë për sa i përket Fitres, është ai se: Fitreh është një traditë e vjetër, që e kanë zgjedhur të gjithë pejgamberët dhe është pjesë e të gjitha ligjeve (të Allahut). Dhe sikur ata kanë qenë të frymëzuar në këtë mu nga natyrshmëria".45

Dhe ajo se lëshuarja e mjekrrës është nga gjërat e natyrshmërisë, argumenton se arabët kanë qenë të pastër në këtë, dhe kanë qenë nga ata që i kanë lëshuar mjekrrat, gjë e cila ka qenë trashëgimi nga babai i tyre, Ibrahimi, alejhi selam.46

Kundërshtim i traditës së pejgamberëve dhe njerëzve të mirë

Dijetari i madh, shejh Shenkiti, duke komentuar47 ajetin e Kur’anit në tefsirin e tij:”Ai (Haruni) i tha, ”O biri i nënës sime! Mos më kap as për mjekrre as për flokë! Se vërtet unë kisha frikë se mos po thua: ’Ti ke bërë përçarje mes Bijve të Israilit dhe nuk e ke respektuar porosinë time”48, thotë:

"Prej këtij ajeti kuptojmë se lëshuarja e mjekrrës, është prej traditës së pejgamberëve. Dhe se ky ajet aludon në atë se lëshuarja e mjekrrës është prej kërkesave të Sheriatit".

Me argumentin nga fjala e All-llahut,”Mos më kap as për mjekrre”, mësove se Haruni kishte mjekërr. Sikur të kishte qenë i rruar, me siguri nuk do ta kishte kapë për mjekrre. Nga kjo u qartësua se lëshuarja e mjekrrës është traditë nga traditat për të cilat na ka urdhëruar All-llahu në Kur’anin e madhërishëm, e që ka qenë edhe traditë e pejgamberëve të sinqertë, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi ta…

--------------------------------------------------------------------------------
43.“Nil el Evtar” 1/123.

44.“ en Nihajetu” 3/275. Shiko “Fet’h el Bari” 10/339.

45.“Tenvir el Havaleke” 2/219.

46.“Thelatheu Sheair”, f.40. Shiko “Argumentet e Ndalesës së Rruatjes së Mjekrrës”, f.60-65.

47.“Edvaul Bejan” 4/506-507.

48.Ta-Ha, 94.

--------------------------------------------------------------------------------

Nga cilësitë e Muhamedit, alejhi selam, ka qenë edhe ajo se ka pasur mjekërr të shpeshtë.49 Profesori ynë, Bediu ed-Din er-Rrashidij, thotë:"Në sahih Muslim, nga hadithi i Xhabir bin Semurete, thuhet se Muhamedi, alejhi selam, ka pasur shumë qime në mjekërr. Gjithashtu është transmetuar nga Hulefau Rrashidinët dhe nga sahabët e tjerë se kanë pasur mjekrra të mëdha. Ebu Bekri ka pasur mjekërr të madhe, siç është cekë në “Kutul Kulub” 4/9. Omeri ka pasur mjekërr të madhe, siç është cekë në “el Isabetu” 2/511. Uthmani ka pasur mjekërr të madhe, siç është cekë në “el Isabetu” 2/455 dhe në “Tabakat” nga Ibn Seadi 3/58 nga el Vakidi, se ka pasur mjekërr të madhe. Transmeton Ibn Seadi në “Tabakat” 3/25, se esh-Sheabiju ka thënë:"Kam parë Aliun, All-llahu qoftë i kënaqur me të, me mjekërr aq të madhe, saqë mjekrra e tij ia ka mbuluar gjoksin, gjithashtu edhe në “Tarih el Hulefau”, f.129. Ata kanë qenë njerëzit më të mençur, dhe për këtë janë pajtuar të gjithë dijetarët dhe ata që i pasojnë me mirësi".50

Thëniet e dijetarëve në lidhje me rruajtjen e mjekrrës

Shumica (xhumhuri) e ulemave janë deklaruar se rruajtja e mjekrrës është haram, kurse disa prej tyre kanë thënë se është mekruh (e urryer), duke pasur parasysh se me mekruh te ta është menduar në haram, siç është cekë në shumë libra të usuli-fikhut.51

1.Ibn Hazmi thotë:"Dijetarët kanë rënë në ujdi se rruajtja e mjekrrës është deformim52 i cili nuk lejohet".53

2.Ibn Tejmije në “el Ihtijarat” thotë:"Ndalohet rruajtja e mjekrrës".54

3.Ibn Abidin, njëri prej dijetarëve të mëdhenj hanefit, thotë:"Mashkujve u ndalohet shkurtimi i mjekrrës”.55

--------------------------------------------------------------------------------
49.Shiko “Sherh es Sune” 13/262.

50.“I’ifau el Lihjeti”, f.5,6.

51.Shiko “I’ilamul Muvaki'in” nga Ibn Kajjimi 1/39-43, dhe “Bedaiu el Fevaid” 4/6.

52.Shiko “en Nihajetu” 4/294.

53.“Meratib el Ixhama”, f.157. Shiko “el Muhala” 2/189.

54.“el Ihtijarat el Ilmije”, f.6.

55.“Reddul-Muhtar” 2/418.

--------------------------------------------------------------------------------

4.El-Adeviju, njëri prej dijetarëve të njohur Malikit, thotë:"Është transmetuar nga Imam Malik se ai aq shumë e ka urrejtur rruajtjen e mjekrrës, saqë ka thënë se kjo është prej veprave të mexhusive (zjarrputistëve)...”.56

Ibn Abdil Berr thotë në “et-Temhid”:"Ndalohet rruajtja e mjekrrës dhe nuk e bën këtë vepër askush përveç atij i cili dëshiron të marrë cilësi të grave".57

Shejh Ahmed bin Kasim el Abadi, një nga dijetarët e Shafive, thotë siç vijon:"Thotë Ibn er Rrifati në “Hashijetu el Kafijetu”:'Imam Shafiu ka thënë në “el Um” se është haram rruajtja e mjekrrës. Gjithashtu e ka cekë edhe ez Zerkeshiju dhe el Hulejmiju në “Shubel Iman”, dhe gjithashtu nga profesori el Kafal esh-Shashi në ”Mehasinu esh-Sheriati" për ndalimin e rruajtjes së mjekrrës".

Es-Seferaniju, një nga dijetarët e Hambelive, thotë siç vijon:"Në drejtimin tonë ka unanimitet se është haram rruajtja e mjekrrës".58

Perveç këtyre dijetarëve të hershëm, edhe shume dijetarë të kësaj kohe e kanë ndaluar rruajtjen e saj, siç janë Abdul-Xhelil Isa, Ali Mahfudh, Abdul-Aziz ibn Baz, Nasiruddin Albani, Sultan el-Measumi, Ebu Bekr el Xhezairi, Ismail el Ensari, dhe kështu me radhë.

A bën ta shkurtojë muslimani mjekrrën e tij?

Dijetarët kanë polemizuar shumë lidhur me atë se a lejohet ta shkurtojë muslimani mjekrrën e tij, mirëpo këtu nuk është vendi ta përmendim këtë, por e them shkurtimisht:

Shumica e atyre që e lejojnë këtë, bazohen nga ajo që është transmetuar nga Amër bin Shuajb nga baba i tij nga gjyshi i tij se Muhamedi, alejhi selam, ka marrë/shkurtuar nga gjerësia dhe gjatësia e mjekrrës së tij, dhe ky është hadith, e transmeton Tirmidhiu 2763, el Bejhakiu në “Shubel Iman”, f.266; Ebu Shejh në “Ehlak en Nebij”, f.306; dhe Ibn el Xhevzi në “Ilel el Mutenahijetu” 1142. A është transmetuar kjo?

--------------------------------------------------------------------------------
56.“Hashijetu el Aduvi ala Sherh Risaletu Ibn Ebi Zejd” 2/411. Shiko “Hukmu el-Lihjetu fil Islam” nga shejh Muhamed el Hamid, f.17.

57.“Argumentet e Ndalesës së Rruajtjes së Mjekrrës”, f.96.

58.“Gidhau el Bab” 1/376.

--------------------------------------------------------------------------------

Ibn el Xhevzi, pasi vështron, thotë:"Ky hadith nuk ështe transmetuar nga Muhamedi, alejhi selam. Dhe lidhur me Omer bin Harun el Belhi, i cili është i dyshimtë, el Ukejli thotë:"Nuk dihet ky transmetim përveç nga ky njeri".59 Jahja thotë:"Është gënjeshtër". Nisaiu thotë:"Është i lënë". el Buhariu thotë:"Nuk di për ndonjë hadith veç këtij nga Omer Harun el Belhi".

Është transmetuar nga Ibn Omeri, All-llahu qoftë i kënaqur më të, se kur ai ka bërë haxhin apo umren, e ka kapur mjekrrën dhe çka ka qenë më shumë se një grusht, e ka shkurtuar.60 Ka mospajtime se a ka qenë e veçantë kjo vetëm në haxh dhe në umre, apo në jetën e përditshme, apo ndalim i përgjithshëm!!

Sa e bukur është fjala e shejh Ismail el Ensarit, që shton në transmetimin e Ibn Omerit:"Argumeti është në transmetim, jo në mendimin e tij. S'ka dyshim se fjala e Muhamedit, alejhi selam, dhe vepra e tij është më e merituar të pasohet nga fjalët dhe veprat kujtdo qoftë".61

Dobitë natyrore në lëshuarjen e mjekrrës

Mbi këto qime kalojnë yndyrëra të fshehta në trupin e njeriut dhe kjo liron energji që gjallëron. Ashtu siç është toka me bimë të freskëta, që ujitet me ujë e që këto bimë e gjallërojnë, ashtu edhe kur rruajtja e mjekrrës i humb këto detyra, ajo thahet dhe bëhet e ngurtë.62

Me pak fjalë:

Për muslimanin është detyrim që ta ketë çdo herë ahiretin në mendje dhe mos të mashtrohet me shfaqjen e kësaj bote mashtruese dhe të rrejshme. Se jeta është shumë e shkurtër dhe secili nga ne është udhëtar nga kjo jetë për në jetën e pafund, e atje do të qëndrojmë para All-llahut e do të bëhet pyetje për çdo gjë që ka kaluar në këtë botë.63

Kjo është thënia e fundit mbi mjekrrën, dhe falënderimi i qoftë All-llahut që ma mundësoi të shkruaj këta rreshta. Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të dërguarin e Tij, shokët dhe pasuesit e tij.

--------------------------------------------------------------------------------
59.Ështe transmetuar nga Muhamedi, alejhi selam, me transmetim të mirë, se ka thënë:”Lëshoni mjekrrat dhe shkurtoni mustaqet”, dhe ky transmetim është më i fortë se i pari. Shiko “Silsiletul Ehadith ed-Daifetu”, f.288.

60.Buhariu 10/296.

61.“E’alamul Muvekiin” 3/49-52 nga Ibn Kajjim el Xhevzijeti, All-llahu e mëshiroftë.

62.“Vuxhub I’ifai el Lihjetu” nga Kendeheliju, f.32-33, dhe “Hukmu el Lihjetu fil Islam” nga Muhamed Hamid, f.15-13.

63“Vuxhub I’ifai el Lihjetu” nga Kendeheliju, f.51.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Pyetja eshte bere nga ademi rrethe mjekrres
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dëgjueshmëria është arsyeja e butësisë, ndërsa bërja e gjynaheve është shkaktari i fatkeqësive
» pyetje rrethe vizites te varrezave diteve te bajramit nga premtim_cool@postribe.com:
» 14 mënyra për ta bërë Ramazanin të veçantë për fëmijët tuaj
» 6. Agjërimi është për Mua
» Nuk është etike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Pyetje dhe Pergjigje rrethe fese Islam-
Kërce tek: