Jetimi
Një njeri i urte hyri një dite ne xhaminë e Pejgamberit kur nuk ishte koha për namazdhe e pa një djalosh, i cili ende nuk i kishte
mbushur te 10-tat duke u falur me përpikëri dhe sinqeritet
Priti derisa e kreu namazin pastaj shkoi
dhe e përshëndeti me selam
I kujt je ti- e pyeti njeriu i urtë?
E uli kokën djaloshi
ndërsa lotët i rridhnin neper faqe
Tha: O xhaxha! Unë jam jetim pa babë e pa nënë.
U prek njeriu i urte kështuqë i tha: O biri im! A pranon te bëhesh biri im?
Tha djaloshi: Nëse kam uri a me ushqen?
Tha: Po.
Nëse nuk kam rroba a m’i siguron ato?
Tha: Po.
Nëse sëmurem a më shëron?
Kjo nuk është ne dorën time- ia ktheu njeriu.
Nëse vdes a më ringjalle?
Unë për këtë nuk kam mundësi- iu përgjigj njeriu?
Atëherë lërmë te lire- i tha djaloshi!
Ai, i Cili me ka krijuar, Ai me udhëzon,
Ai me ushqen dhe me jep te pije; kur te sëmurem me shëron,
Ai me vdes pastaj më ringjallë,
Ai, prej te Cilit pres te ma fal mëkatin ne Ditën e Kiametit
Heshti njeriu dhe u largua duke thënë: Kam besuar neAllahun! Kush mbështetet ne Allahun do t'i mjaftojë!
Botëkuptimet e Tevekkulit (mbështetjes ne Allahun,subhanehu ve teala,) kane humbur e ne vend te tyre ka ardhur mbështetja ne pjesët e trupit, dinar dhe dërhem keshtuqe njerëzimi ka rene ne dëshpërim nga kjo lëndë famëkeqe.
I lartmadhëruar qoftë Allahu!
Ja kjo është gjendja e një djaloshi te te pareve tanë me mbështetjen ne Allahun por si qëndron puna me burrat e kohës tone dhe mbështetjen ne Allahun?!
Kush është heroi?!
Kush është guximtari!
Guximtar dhe trim është ai, i cili edukon fëmiun e tij ne frymën e Kur’anit dhe Sunnetit te Pejgamberit, alejhi selam.
"Vetëm e All-llahut është c'ka ka në qiell e tokë,Ai i fal qti qe do dhe Ai e dënon atë qe do.Allahu është mëkatfalës dhe mëshirues"
Thotë Allahu ne Kur’an: "E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?". (Fussilet, 33)
Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: “Transmetoni nga unë qoftë edhe një verset!”.
Poashtu ka thënë: “Që Allahu ta udhëzojë nëpërmjet teje një njeri të vetëm, është më mirë për ty se sa devetë e kuqe (pasuria më e shtrenjtë dhe e cmuar tek arabët)”.f"