Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Çfarë kërkon lypësi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
hanife hamidi




Numri i postimeve : 37
Join date : 14/06/2010

Çfarë kërkon lypësi Empty
MesazhTitulli: Çfarë kërkon lypësi   Çfarë kërkon lypësi Icon_minitimeTue Jul 06, 2010 12:53 am

Allahu i Madhërishëm në Kur'anin fisnik urdhëron e thotë:

"Andaj, jepja të afërmit atë që i takon, e edhe të varfërit edhe udhëtarit, e kjo është shumë më e dobishme për ata që veprojnë për hir të All-llahut dhe të tillët janë ata të shpëtuarit." (Er Rrum, 3

Para disa dite u takova me një njeri i cili një pjëse të jetës së tij, vitet më të bukura të rinisë i kishte kaluar me një grup besimtarësh. Ata kishin autoritetin e tyre dhe mësuesit e tyre. Në fillim çdo gjë ishte ideale, por me kalimin e kohës filloi të ndiej një zbrazëti e diç më vonë edhe në një mënyrë i tradhëtuar.

Nuk e kishte të qartë se çfarë po ndodhë. Por, kishte vendosur që edhe më tej të sillet në këtë grup besimtarësh. Sa më tepër koha kalonte, shkuarja tek këta shokë dhe dijetarë bëhej më pak e këndshme, më monotone, bile filloi ngadalë të mungonte në namaze të përbashkëta.

Filloi të çuditej me vetveten, si ndryshoi kaq shumë, si nuk i sjell më kënaqësi dëgjimi i ligjeratave dhe këshillave të autoriteteve të ditura. Vërtet ata dijnë shumë, kanë mësuar shumë gjëra përmendësh, posedojnë gjëra me vlerë, por për këtë shoqërimi me ata filloi të zbehej dhe kënaqësinë e ndiente në vetmi.

Duke më treguar ky njeri për këtë që i kishte ndodhur, u hap me mua dhe nga ai dëgjova këtë tregim interesant.

Njëher një i varfër erdhi te bukëpjekësi dhe i tha: "Dëhiroj pak bukë ju lutem". "Sa i menqur je" i tha bukëpjekësi "vërtet ke ardhur te bukëpjekësi i vërtetë". Bukëpjekësi mori librin nga tavolina dhe filloi t'i tregoj lypësit për bukën. I tregonte për miellin dhe elbin, për grurin dhe krundet. Aq bukur i fliste për këto gjëra sa që filloi të mahnitej me vetveten. Kur ngriti kokën u habit-pos gjurmës së parë të buzëqeshjes në fytyrë, lypësi nuk buzëqeshi më.

"Unë kërkoj bukë" tha lypësi. "Ah, ah" përsëri tha bukëpjekësi "Vërtet je i mençur, eja me mua, ta tregoj furrën time". Filloi ta udhëheq në shumë koridore, ia tregoi enën ku përgatitej buka duke i thënë: "Askush nuk ka këtë kapacitet, kemi të gjitha llojet e bukës për çdo shije." Më pas bukëpjekësi duke hapur dyert impozante të qelqit tha: "Kjo është dhoma jonë për inspirim". Bukëpjekësi "ndiente" se te lypësi kishte lënë përshtypje të madhe. Por, lypësi nuk fliste fare. Bukëpjekësi e "kuptoi" heshtjen e tij. Duke e përqafuar lypësin sikurse të njihen që moti dhe si të ishin vëllezër i tha: "Edhe mua më mahnit kjo sikurse ty" Bukëpjekësi vazhdoi më tutje: "Njerëzit me kilometra largë vijnë tek unë. Një herë në javë punëtorët e mi grumbullohen rreth meje për të dëgjuar recetat e mia me vlerë të paçmuar, librin e recetave të jetës"

Lypësi ishte ulur ngase nuk kishte zgjidhje tjetër përpos të dëgjonte bukëpjekësin e entuziazmuar. "E di çfarë dëshiron, dëshiron të më dëgjon" i tha bukëpjekësi. "Unë dëshiroj vetem pak bukë" i tha lypësi.

"Ah, ah" u përgjigj bukëpjekësi "Sa i menqur je" Përsëri e përqafoi të varfërin dhe e dërgoi në paradhomën e furrës. "Atë që tani do ta them është shumë me rëndësi. E sheh këtë rrugë? Ka shumë bukëpjekësa, andaj bëhu i kujdesshëm, ata nuk bëjnë bukë të mirë. E di, njëri brumit i qet dy lugë krip në vend se t'i qet një lugë. Tjetri e nxenë furrën për tre shkallë më tepër se sa duhet.

I varfëri i llomitur, u nis drejt rrugës. "A nuk dëshiron bukë?" e pyeti bukëpjekësi. I varfëri u ndal, duke i ulur supet e shikoi dhe u përgjigj: "Tani e humba apetitin". "Dëm i madh" tha bukëpjekësi "Si duket njerëzit nuk dëshirojnë bukë të vërtetë"

Ndoshta vërtet ndonjëher dëshirojmë t'i ndihmojmë dikujt, por duhet të kemi kujdes që individit t'i japim atë që i nevoitet. Njëra ndër gjërat më të stërholluara te secili individ është zemra e tij. Atë që njeriui e flet, zemra ia kërkon, për atë që njeriu mallëngjehet për atë zemra qanë, për atë që njeriu gjurmon për atë zemra kërkon.

Zemra e secilit njeri është si ena. Rrallë herë kjo enë mbushet. Kur dikush dëshiron të bisedoj me ne, zemra i kërkon përgjigje, nuk duhet ta rrefuzojmë. Kur dikush na thërret në rrugë ose na shikon në rrugë duhet që në një mënyrë t'i përgjigjemi. Nuk është me rëndësi që të tregojmë shumë, ose të tregojmë gjatë, apo të tregojmë çdo gjë që dijmë. Ajo që është e nevojshme është dashuria dhe kujdesi për t'ia mbushur zemrën e tjetrit. Pra, tjetrit duhet ofruar atë që kërkon zemra e tij me kujdes, butësi dhe sinqeritet.

Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: "Vërtetë Allahu i Madhërishëm i ka enët e Tij në Tokë. Këto enë janë zemrat, dhe enët më të dashura te Allahut të Madhërishëm janë ato më të pastrat, më të qëndrueshmet, më të stërholluarat" (Shënon Taberaniu, transmetuar nga Ebu Utbe el-Havelaniu)

Andaj të varfërit jepi bukë e mos ia trego bukurinë e furrës. Ndërsa zemrës së përvuajtur këshillë të bukur dhe mirëkuptim.









Nga boshnjakishtja

përktheu dhe përshtati dr. Ali Iljazi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Çfarë kërkon lypësi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cfar kerkon nje grua?
» Çfarë e mohon Shehadetin?
» Por çfarë thotë mjekësia për abdesin?
» Beje videon ne Çfare do formati
» Beje videon ne Çfare do formati

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Tregime Islame-
Kërce tek: