Kur dija e njeriut plotësohet, ai nuk ia dedikon vetes asnjë punë, por sheh mirësinë e Mbështetësit për të bërë atë punë. Kjo e fundit e bën njeriun e mençur të mos i dedikojë vetes asnjë punë për disa arsye:
Së pari, është Ai (a.xh) që e ka mbështetur për ta bërë atë punë: “E bëri të dashur për ju dhe e zbukuroi atë në zemrat tuaja.” (Huxhurat, 7)
Sëdyti, nëse përpjekjet e dij do të krahasoheshin me mirësitë e dhuruara, ai nuk do të arrinte të shlyente qoftë edhe një të dhjetën e të dhjetës së tyre.
Së treti, kur bie në sy madhështia e Atij që i shërbehet, atëherë nënvleftëson çdo vepër dhe adhurim. Kështu, ndodh që kur veprat e tij janë larg të metave dhe hutimit, por hutimi i sillet rrotull, atëherë ai duhet që të bëjë kujdes kur e refuzon Atë dhe të ketë frikë prej kritikës kur tregohet i mangët me Të.
Shih me vëmendje sesi veprojnë të zgjuarit në të tilla raste. Engjëjt, të cilët e madhërojnë Allahun natën dhe ditën, pa u velitur, thonë: “Nuk të kemi adhuruar ashtu siç e meriton.”
Miku i Allahut, Ibrahimi (a.s) thoshte: “Ai tek i cili kam shpresë se do të m`i falë gjunahet” (Shuara, 82), pa u mburrur për largpamësinë e tij pranë zjarrit dhe as për dorëzimin e fëmijës për t`u therur.
I Dërguari i Allahut (a.s) thotë: “Askënd prej jush nuk do ta shpëtojë puna e vet.” Të pranishmit i thanë: “As ty?” Ai tha: “As mua, vetëm nëse Allahu më mbulon më mëshirën e Vet.” (Buhariu)
Ebu Bekri r.a thoshte: “A jam unë dhe pasuria ime vetëm për ty, o i Dërguari i Allahut?
Omeri r.a thoshte: “Sikur të kisha gjithë token, do ta sakrifikojë të gjithën nga lemeria që më pret përpara, para se të mësoj se ku do të përfundoj.”
Ibn Mesudi thoshte: “Sa do të dëshiroja që kur të vdisja, të mos ringjallesha.”
Aishja r.a thoshte: “Ah sikur të harrohesha për fare.”
Kjo është gjendja e të gjithë të mençurve, prandaj edhe Allahu (a.xh) u kënaq prej tyre.
Nga populli i Izraleit përcillet shumë ngjarje rreth njerëzve të tyre të mire, që flasin për të kuptuarin e tyre të pakët rreth kësaj që sapo shpjegova, për arsye se ata i hodhën sytë tek punë e tyre dhe u mburrën me to. Njëra nga këto ngjarje është edhe historia e atij që e adhuronte Allahut (a.xh) për pesëqind vjet në një ishull dhe për këtë Allahu (a.xh) i nxirrte çdo natë një shegë. Ai iu lut Allahut (a.xh) që ta vdiste në sexhde dhe kur u ringjall iu tha: “Hyj në Xhenet me mëshirën Time.” Ai u përgjigj: “Përkundrazi, me punën time.” Kështu që u peshuan të gjitha punët e tij me një mirësi të vetme të Allahut, por ato nuk mjaftuan për ta shlyer atë. Atëherë ai tha: “O Zot, me mëshirën Tënde.”
Po kështu banorët e shpellës, të cilët i mbylli shkëmbi Brenda, ku njëri prej tyre ndërmjetësoi me punën e tij, prej të cilës ai duhet të kishte turp kur ta përmendte, kur u përpoq të bënte kurvëri, por pati frikën e ndëshkimit dhe u shmang.
Me çfarë mund të mburret ai që pati frikë se mos dënohet për diçka dhe e braktisi nga frika e ndëshkimit?
Nëse do të kishte qenë diçka e lejuar, kishte për të ndodhur ajo që mund të ndodhte. Sikur ta kuptonte, ndrojta për atë që u përpoq të bënde, nuk do ta kishte lënë të mburrej, ashtu siç tha Jusifi: “Nuk e shfajësoj vetveten.” (Jusuf, 53)
Kurse tjetri i la fëmijët e tij të lotonin, duke u lutur për ushqim deri në agim që t`u jepte prindërve për të pirë. Kjo sjellje e mire ndaj prindërve, lëndon fëmijën, por ja që tv kuptuarit e situates është këmbëngulës.
Me këtë të mire që bënë ata – sipas asaj që ata kuptuan, duket sikur gjendja e tyre flet e thotë: “Jepeni atë që kërkojnë, sepse ata kërkojnë shpërblimin e asaj që vepruan.”
Sikur të mos ekzistonte këmbëngulja e të kuptuarit, askush nuk do të tregohej mendjemadh nga llojit të vet dhe çdo njeri i përsour do të kishte frikë dhe do të nënvleftësonte punën e tij, duke u treguar i kujdesshëm se mos tregohet i metë në falënderimin e mirësive që Ai (a.xh) u ka dhënë.
Të kuptuarit e këtij shpjegimi do të ulte kokën e çdo mendjemadhi, do të shkaktonte detyrimisht pranimin e nënshtrimit, kështu mendohu thellë, sepse ky është një rregull i madh.
Abdurrahman ibn Xheuzi
Teuhid.net