Nuk kam pare gjë më tërheqëse, se loja që bën dunjaja me mendjet. Kemi dëgjuar dhe kemi pare një grup të zgjuarish, me mendje të plotë që dunjaja ka luajtur me ta, derisa u bëri si të çmendur. Pasi morën mëkëmbjen e principatave, dolën për të vrarë, për të goditur, për të burgosur, për të share, për të shkatërruar fenë dhe për të bërë padrejtësi. E gjitha kjo për shkak të një dynjaje që shkon shpejt dhe e gjithë periudha e ekzistencës së saj, është e përzier me ndyrësira.
O ti, që të është falur mendje, mos ia vidh asaj hakun, mos ia fik dritën, dëgjo këtë që po të tregojmë dhe mos u merakos për qarjen e një fëmije që nuk i plotësohen tekat, sepse nëse do të mëshirosh qarjen e tij, nuk do të mund t`ia plotësosh gjirin dhe nuk do të mund ta edukosh, duke e bërë të rritet i paditur dhe i varfër:
Mos harro fëmijën të edukosh,
Ndonëse për lodhjen ai ankohet,
Lëre të rriturin në punën e tij,
koha i ka kaluar që të edukohet.
Dije se koha e sprovës është një mik dhe durimi është mikpritja e tij, ashtu siç thotë Ahmed bin Hambeli: “Ushqimi pa ushqim, veshur pa veshur, nuk janë veçse pak ditë, kështu që mos u jep në kënaqësitë e të pasurve por ledhatore devenë me vjersha, që shpejti të eci:
Natën kaloje me të me fjalët ra ylli apo nuk ra,
gjymin shtyje u mbyllën qëpallat apo u happen,
nëse ajo ankohet, premtoi Rrugën e Qumështit
në dritën e mëngjesit dhe pasdite nisjen premtoja.
Një here Bishri kaloi pranë një pusi dhe i tha shokut të tij: “Unë jam i etur.” Shoku iu përgjigj: “tek pusi tjetër.” Kur kaluan pranë posit tjetër I tha sërisht: “Tek tjetri.” Bishtri i tha : “Kështu kalohet dynjaja.” Disa njerëz u futën në shtëpinë e Bishtrit Këmbëzbathur dhe syri nuk u zuri asnjë hasër. Pastaj e pyetën: “A nuk lëndoesh kështu ?” Ai u përgjigj; “Do të kalojë.”
Daud Taiu kishte një shtëpi ku banonte dhe tavani i saj u rrëzua, kështu që ai vendosi të qëndronte mbi tavan derisa vdiq në hajat. Këta janë ata që kanë menduar për fundin e gjërave.
Pas kësaj që permendëm, unë nuk të kërkoj që të arrish në këtë grade, por të them se nëse të ka pëlyqer ndonjë gjë e paqortueshme, që nuk ka të mira dhe as të këqijam që nuk e ka marrë me të lypur, as nga dora e ndonjë të padrejti për të cilin ke dijeni se pasuria e tij është prej haramit ose e dyshimtë, atëherë jepi vetes hapësirë për gjëra të paqortueshme (Mubah) në masën që ajo ka vevojë dhe shpenzo me kriter, e mos shpërdoro, sepse hallalli nuk e përballon dot shpërdorimin. Në çastin që do të shpërdorësh, do të ndjesh nevojën për të kërkuar nga krijesat dhe që të marësh nga pasuria e pisët. Nëse zihesh ngushtë bëj durim dhe nëse durimi të zbehet, atëherë kërkoji Atij që hap dyert, sepse Ai është Bujar dhe ka celesta e të fshehtës. Bëj kujdes se mos japësh fenë, duke u shitur para krijesave, ose t`iu afruar pushtetarëve për të kërkuar prej pasurisë së tyre.
Kujto rrugën e të parëve. Ibn Mesudi kishte rroba, të cilat vishte para njerëzve, pastaj i paloste deri në kuvendin tjetër, rroba të cilat kishte trashëguar nga babai i tij dhe i mbajti për dyzet vjet rresht. Ndërsa Mejmunia, vajza e Shakulas i këshillonte njerëzit dhe vishte rroba që i kishte ruajtur prej dyzet vjetësh.
Ai që kullon shikimin e tij dhe zbut të shprehurin, këshillat e tij sjell dobi dhe kush i turbullon këto, do të ndihet përherë i turbullt.
Gjendja më e lartë në këtë rast është përgjërimi i zemrës para Allahut të Lartësuar, mbështetja tek Ai, kthimi i shikimit drejt Tij dhe shmangia e zemrës nga krijesat. Nëse do të jesh në nevojë, lutju Atij dhe nëse dobësohesh, kërko prej Tij. Kur të ndihesh i qetë vetëm me bërjen e shkaqeve, dije se je shkëputur prej Tij dhe atëherë kur nga brenda të jesh dretjuar, të gjithë çështjet e tua do të drejtohen.
Abdurrahman ibn Xheuzi
www.teuhid.net