Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Me dashuri... agjërojmë!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Me dashuri... agjërojmë!  Empty
MesazhTitulli: Me dashuri... agjërojmë!    Me dashuri... agjërojmë!  Icon_minitimeMon Aug 09, 2010 8:30 am

Siç muaji i shenjtë i Ramazanit erëzon, më duhet të pranoj se ndjej një sasi jo të vogël frike: ditët e Ramazanit do të jenë dukshëm më të gjata për vitet që vijnë. Për shkak të kalendarit hënor, muaji i Ramazanit lëviz më herët çdo vit, rreth 11 ditë. Kështu që nuk na mbetet edhe aq kohë kur do të agjërojmë gjatë vapës së verës.




Ata janë agjëruesit e vërtetë



Dhe unë pranoj plotësisht se kjo frikë që kam është nga dobësia: dobësi që të heq dorë nga ushqimi dhe pija për një pjesë të ditës për hir të të Dashurit të Çmuar. Megjithatë, nuk hezitoj t’i kërkoj Atij për çdo gjë që më mungon në jetë, duke ditur se Ai nuk më zhgënjen asnjëherë.



Kjo është arsyeja pse më duhet të ndalem dhe të reflektoj në lidhje me thelbin e agjërimit: në fakt, kjo është një stërvitje shpirtërore më shumë se sa fizike duke kontribuar në rritje të devotshmërisë. Në të vërtetë, agjërimi është një mënyrë për ata që janë më me fat (të pasurit) që të ndjehen si ata që janë me më pak fat (të varfrit), ata që heqin dorë nga ushqimi dhe pija jo me zgjedhje, por nga varfëria absolute. Në të vërtetë, agjërimi mëson për një durim dhe bujari.



Po, agjërimi është për të gjitha ato gjëra

Por, siç kam menduar për këtë më shumë, akti i agjërimit vjen për një gjë, e ajo është Dashuria . Ajo është mbi të gjitha dashuritë.

Duhet të kuptojmë se Zoti na do. Nga që Ai na do, atëherë na takon edhe ne ta duam Atë. Por, dashuria ndaj Zotit nuk është thjesht një akt i të folurit. Dashuria manifestohet në veprim. Nuk mund t’i thuash bashkëshortes suaj "të dua" e pastaj të abuzosh me të fizikisht dhe mentalisht. Çfarë lloj dashurie është kjo? Si mund dikush të pretendojë se ai e do bashkëshorten e vet, por e mashtron në të njëjtën kohë? Dashuria nuk është në fjalë ... dashuria është në vepër.




Kjo është arsyeja pse agjërimi është mbi të gjitha dashuri.

Nëse e duam Zotin, sepse Ai na do, atëherë duhet t’i tregojmë Zotit atë dashuri. Dhe disa gjëra mund të shprehin këtë dashuri për Zotin që të privojnë nga gjërat tjera që doni më së shumti të tilla si – ushqimi, pija dhe marrëdhëniet intime – që duhet braktisur për hir të Zotit.


Ndryshe nga të gjitha veprat tjera të adhurimit - namazi, lëmosha, haxhi – agjërimi është e vetmja gjë që nuk mund të jetë e rreme (sa për sy e faqe).



Ju mund të faleni sa për sy e faqe: mund të faleni para njerëzve të tjerë në mënyrë që ata të thonë se ju faleni. Ju mund të jepni lëmoshë sa për sy e faqe, mund të shkoni sa për sy e faqe në Mekë. Por ju nuk mund të agjëroni sa për sy e faqe.

Nëse nuk agjëroni, ju do të hani, kur askush tjetër nuk iu shikon. Në fakt, sfida e vërtetë e agjërimit është ajo se çka duhet të bëni kur askush tjetër nuk ju shikon: kur uria dhe etja janë në kulmin e tyre, dhe askush nuk do ta dijë kurrë nëse keni bërë hile gjatë agjërimit duke pirë një gllënjkë ujë, ose një pjesë ëmbëlsire, ose një kafshatë të ushqimit.



Çka do të bëni pastaj? A do të bëni hile? Ose, a do të vazhdoni të agjëroni, kur është më së vështiri ?



Kjo është se si ne mund të tregojmë dashurinë tonë për Zotin: duke agjëruar për hir të Tij. Kjo është arsyeja pse Zoti shprehet në një hadith: "Ai e ka lënë ushqimin e tij, pijen, dhe dëshirat për hir Timin. Agjërimi është për Mua. Kështu që Unë do të shpërblejë (personit që agjëron) për të, si dhe shpërblimi i veprave të mira është i shumëzuar dhjetë herë. " (Buhariu) . Kur të agjërojmë, sidomos në muajt e ardhshëm të nxehtë të verës, thjesht nuk duhet të flasim por duhet të veprojmë.



Dhe shpërblimi për agjërim është aq i madh sa Zoti vetë do të jap shpërblimin e agjërimit. Vetë Zoti, që ka pafundësi në dispozicionin e Tij, do të na shpërblejë për agjërimin. Hadithet janë përplot që tregojnë shpërblimet e agjërimit. Muaji i Ramazanit është muaji i mëshirës dhe faljes. Është një nga shumë dhuntitë që shfaqin dashurinë e Zotit për ne. Nuk ka mundësi që ne aq shumë të mund të jemi më pranë Tij dhe t’i flakim mëkatet tona, pothuajse të panumërta kundër Atij thjesht duke hequr dorë nga ushqimi dhe pijet gjatë ditës.



Kjo është me të vërtetë një investim i vogël me një kthim (fitim) të madh dhe të pafund. Dhe e gjitha, sepse ... Zoti na do. Çfarë Zoti të Dashur që kemi.





Hesham A. Hassaballa është mjek dhe shkrimtar në Çikago.
Islamcity.com
Përshtati nga anglishtja: Fitim NUHIU
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Me dashuri... agjërojmë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Agjërimi i Ramazanit-
Kërce tek: