Pyetje: A mundet shejhu të na japë disa fjalë të dobishme për muajin e bekuar të Ramazanit?Shejh Albani ( Allahu e mëshiroftë ) thotë:
“Allahu i Lartësuar thotë në Kuranin fisnik: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, me qëllim që të bëheni Tettekun (të pëkushtuar në besimin e pastër islam).”(2, 183). Lexo per me Teper…
Në këtë ajet Allahu subhanehuueteala informon ummetin e Muhamedit sal-lallahu alejhi ue sel-lem se Ai e ka bërë agjërimin obligim për ta, ashtu siç e ka bërë për popujt para tyre. Kjo është një çështje e njohur tek të gjithë muslimanët që e lexojnë këtë ajet dhe e kuptojnë domethënien në mënyrë të qartë. Por unë dëshiroj të flas për diçka tjetër, një çështje të cilën shumë pak njerëz e vënë re dhe ajo është thënia e Allahut: Me qëllim që të bëheni të devotshëm. Allahu subhanehuueteala ku i urdhëron robërit e Tij ose i obligon ata me ndonjë ligj, zakonisht vetëm e jep urdhërin pa e shpjeguar urtësinë e këtij urdhëri. Kjo sepse Urtësia e Allahut xh.sh, duke dhënë urdhra mbi robërit e Tij, është që t’i provojë ata dhe në këtë mënyrë të bëhet e dukshme se kush i bindet Atij dhe kush jo. Por në këtë ajet, Allahu xh.sh, përmend diçka që nuk gjindet shpesh në Kur’an, e ajo është aryeja për urdhrin e agjërimit : Me qëllim që të bëheni të devotshëm. Kështu, urtësia e agjërimit të besimtarëvë, nuk është vetëm që ata të privojnë veten e tyre nga kënaqësi, nga gjëra të lejuara dhe të mira edhe pse këto janë të obligueshme për agjëruesin – por kjo nuk është e vetmja gjë që kërkohet nga ky agjërim. Urtësia e urdhërimit të agjërimit është që muslimanët të shtojnë bindjen ndaj Allahut subhanehuueteala në muajin e agjërimit dhe të bëhen më të bindur sesa ishin para këtij muaji. Profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem e ka qartësuar këtë pikë të urtësisë me thënien e tij të transmetuar nga Buhariu: “Ata të cilët nuk braktisin fjalët dhe veprat e këqija, Allahu nuk ka nevojë që ata të lënë ushqimin dhe pijen e tyre.” Kuptimi i këtij hadithi është se Allahu subhanehuueteala nuk dëshiron që agjërimi të jetë për besimtarët vetëm largim nga ngrënia dhe pirja, ata duhet gjithashtu të largohen nga ajo çfarë Allahu subhanehuueteala na e ka ndaluar, nga veprimet e pabindura ndaj Tij dhe nga fjalët dhe veprat e këqija. Kështu pra i dërguari i Allahut e thekson ajetin: Me qëllim që të bëheni të devotshmëm. Duhet që veprimet e adhurimit të na afrojnë tek Allahu subhanehuueteala si rezultat i të larguarit nga ngrënia dhe pirja , gjithashtu nga veprimet e ndaluara si përgojimi, trillimet për të shkaktuar tek të tjerët zemërim, gënjeshtra etj.
Duhet që të gjithë muslimanët të jenë në dijeni se veprimet që e prishin agjërimin, nuk janë vetëm veprimet fizike (siç janë të ngrënit, të pirët dhe marrëdhëniet seksuale). Disa nxënës dije i ndajnë jërat që e prishin agjërimin në dy kategori dhe kjo është ajo çka kam dëshirë të flas, nëse dëshiron Allahu.
Është mjaft e rëndësishme për ata të cilët mbajnë hutbe dhe paralajmërojnë njerëzit gjatë ramazanit, që kur i përkujtojnë njerëzit, të përqendrohen më shumë në kategorinë e dytë të gjërave të cilat prishin agjërimin. Kjo sepse njerëzit mendojnë se agjërimi është vetëm përmbajtja nga kategoria e parë pra të përmbahen nga gjërat materiale. Por gjindet dhe një kategori tjetër që e prish agjërimin dhe që mund të quhen gjëra jomateriale.
Sapo e lexuat se profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë se: “Ata të cilët nuk braktisin fjalët dhe veprat e këqija, Allahu nuk ka nevojë që ata të lënë ushqimin dhe pijen e tyre.” Prandaj çdo agjërues duhet ta testojë vetveten: A është duke u përmbajtur vetëm nga gjërat materiale apo gjithashtu po përmbahet edhe nga gjërat jomateriale? Qëndrimet dhe sjelljet a janë të mira kur vjen ky muaj i bekuar? Nëse përgjigjia është pozitive atëherë ai e ka përmbushur fjalën e Allahut xh.sh: Me qëllim që të bëheni të devotshmëm.
Ndërsa ai që e kufizon veten e tij gjatë agjërimit vetëm nga ushqimi dhe pija dhe vazhdon me sjelljet e këqija të cilat i kishte vazhdimisht dhe para Ramazanit, ky nuk është agjërimi që është kërkuar nga urtësia që është prapa urdhrit për agjërimin e këtij muaji të bekuar. Prandaj ne i këshillojmë dhe i kujtojmë vëllezërit muslimanë që ata t ‘ia edhe kategorinë e gjërave jomateriale që e prishin agjërimin.
Kjo është ajo për të cilën unë desha t’ia kujtoj vëllezërve tonë, nëse dëshiron Allahu xh.sh, kështu që të mund të jetë shkak për shtimin e adhurimeve për tu afruar sa më shumë tek Allahu subhanehuueteala në këtë muaj të bekuar të agjërimit, ku ne shpresojmë se Allahu subhanehuueteala të na udhëheqë në përmbushjen e sukseshme të kësaj detyre me vlera të mëdha.
Për më tepër unë shpresoj se ju do të tregoni vëmendje në disa çështje të cilat janë neglizhuar nga shumica e muslimanëve, edhe nga ata që kanë njohuri. Gjendet një hadith i cili shpesh neglizhohet për shkak të disa haditheve të tjera të cilët njerëzit nuk mund t’i pranojnë në praktikë dhe të veprojnë me të dy njëkohësisht. Profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “ Ummeti im do të vazhojë të ketë të mira për aq kohë sa të shpejtojë yftarin dhe ta zgjasë syfyrin.” Në këtë hadith përmenden dy çështje, të cilat janë lënë pas dore nga shumica e njerërzve dhe ato janë: shpejtimi i yftarit dhe vonimi i syfyrit. Neglizhimi në lidhje me çështjen e parë e cila është shpejtimi i yftarit, në pikpamjen e disa njerëzve, ndodh se hadithi bie në kundërshtim me hadithin tjetër ku thotë profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem : “ Në ummetin tim do të vazhdojë të ketë mirësi për aq kohë sa të shpejtojnë namazin e akshamin .” Kështu këtu kemi dy udhëresa për shpejtimin e dy çështjeve. Ajo shfaqet tek disa njerëz si pamundësi për të shpejtuar të dyja sëbashku. Por pranimi mes urdhërit për shpejtimin e yftarit dhe urdhërit për shpejtimin e namazit të akshamit është një çështje e lehtë. Është diçka që profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem na e ka bërë të qartë përmes veprimit dhe praktikës. Profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem e ka prishur agjërimin me tre kafshata, pastaj falte namazin e akshamit dhe hante përsëri nëse kishte nevojë që të hante përsëri.
Por sot ne kemi rënë në dy shkelje:
Së pari ne vonojmë ezanin nga koha e tij e ligjëruar. Pas kësaj vonese vjen një vonesë tjetër e cila është ulja për të ngrënë pa falur akshamin, përveç një pjese të vogël njerëzish të cilët kanë shumë dëshirë të falin namazin e akshamit në xhami. Por shumica e njerëzve presin dëgjimin e ezanit dhe ulen në tavolinë për të ngrënë sikurse janë dukë ngrënë darkën apo drekën e jo vetëm duke prishur agjërimin.
Ezani këto ditë në shumë vende islame fatëkeqësisht dhe në Jordani (këtë e di nga studimet në shumë vende islame) ezani i akshamit jepet pas kohës së duhur, arsyeja e së cilës është se ne kemi braktisur rregullat islame dhe në të vërtetë ne varemi nga llogaritjet astronomike, varemi nga ora por këto orë janë bazuar në përllogaritjet astronomike të cilat e llogarisin vendin sikur të ishte planet i rrafshët. Në realitet toka ndryshon mes uljes së luginave dhe ngritjes së maleve. Nuk është korrekte që e njëjta orë të jepet për zona që përfshin bregdete, male etj. Jo, secila pjesë e tokës (vendit) ka kohën e saj, prandaj kudo është e mundur që në vendbanimin e tij, në qytetin apo fshatin e tij të shohë perëndimin e diellit me sytë e tij, çfarëdo ore qoftë ajo. Pastaj është shpejtimi për të cilin jemi urdhëruar jemi urdhëruar nga profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem në hadithin : “ Në ummetin tim do të vazhdojë të ketë mirësi për aq kohë sa të shpejtojnë namazin e akshamin .” Profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem ishte i kujdesshëm duke e zbatuar sunnetin dhe duke na e mësuar atë. Në hadithin e transmetuar nga Buhariu, Profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem na ka mësuar duke thënë: “Nëse nata shfaqet nga kjo anë (duke bërë me shenjë nga lindja) dhe dita është larguar nga këtej (dhe bëri me shenjë nga perëndimi) dhe dielli ka perënduar, agjërimi i agjëruesit është prishur (prishet)”. Çfarë do të thotë “agjërimi i agjëruesit është prishur”? Kjo nënkupton se ai ka hyrë në rregullin që duhet të prishë agjërimin. Më pas vjen rregulli i sipërpërmendur ku profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem nxit në shpejtimin e yftarit. Profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem e ka vënë në zbatim këtë gjatë një udhëtimi. Transmeton nga Buhariu se profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem urdhëroi një nga shokët e tij të përgatiste yftarin për të. Ai i tha: “O i dërguari i Allahut, ka akoma kohë dita para nesh.” Kuptimi është se drita e diellit e cila nuk kishte perënduar, ishte e qartë në perëndim. I dëruari sal-lallahu alejhi ue sel-lem nuk iu përgjigj asaj çfarë sahabi i tha por ia theksoi urdhërin për të përgatitur yftarin. Transmetuesi i hadithit thotë: “Ne mund të shihnim dritën para nesh (dritën e diellit). Kur ne e prishëm agjërimin thashë: nëse njëri prej nesh do të hipte mbi një deve ai do e kishte parë diellin.” Dielli kishte perënduar dhe profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem i tha njërit prej shokëve të përgatiste yftarin. Pse? Që të shpejtohen të mirat: “Në ummetin tim do të vazhdojnë mirësitë derisa të shpejtojnë yftarin”. Ajo që është e rëndësishme është se ne vëmë re se yftari që është ligjëruar të shpejtohet duhet të bëhet me disa hurma, pastaj ne duhet të shpejtojmë në kryerjen e namazit dhe pas kësaj njerëzit mund të ulen dhe të hanë ashtu siç dëshirojnë. Kjo është çeshjta e parë të cilën dua t’jua kujtoj dhe kjo është si pranojmë dy çështje të cilat profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka urdhëruar në shpejtimin e tyre. Urdhëri i parë është shpejtimi i prishjes së agjërimit dhe urdhëri i dytë është shpejtimi i kryerjes së namazit të akshamit. Yftari duhet të prishet me disa hurma arabie, siç ndodhet në sunnet dhe nëse hurmat nuk janë të mjaftueshme edhe ndonjë gllënke ujë. Pastaj mund të falemi me xhemat në xhami. Çështja tjetër që dëshiroj të sqaroj është se çfarë ndodhet në hadithin e mësipërm “ dhe të vonojnë syfyrin”. Ajo çka kërkohet këtu është e kundërta e rastit të yftarit, më parë profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem na urdhëronte në shpejtimin e yftarit, ndërsa për syfyrin, ai duhet të vonohet. Ajo çka ndodh sot në të gjithë vendet është krejtësisht ndryshe. Disa njerëz e hanë syfyrin para shfaqjes së agimit, ndoshta një orë para. Kjo nuk është e dobishme dhe është në kundërshtim me sunnetin e treguar nga profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem dhe nga praktika e tij. Shokët e profetit sal-lallahu alejhi ue sel-lem e linin syfyrin aq vonë saqë njëri prej tyre e dëgjonte gjithnjë ezanin dhe vazhdonte të hante, pra e vononte syfyrin. Në të vërtetë është një hadith i saktë i thënë nga profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem i cili tregon lehtësimet që na ka ofruar islami. Është një nga shtyllat e islamit (lehtësimi) për të cilën muslimanët janë krenarë për këtë veçanërisht në lidhje me agjërimin ku Allahu subhanehu ue teala përfundon ajetin e agjërimit me thënien : “Allahu dëshiron lehtësira për ju dhe nuk dëshiron vështërsi.” Profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë : “ Nëse njëri nga ju dëgjon thirrjen për lutje (ezanin) dhe ka enën në duart e tij, mos ta lëshojë atë derisa të ketë plotësuar nevojën e tij nga ajo (derisa të jetë ngopur)”
Nëse donjëri nga ju dëgjon ezanin dhe ka enën në të cilën ka ushqim, si qumësht, ndonjë pije, ujë apo diçka tjetër ta marrë për syfyr dhe ai dëgjon ezanin – thotë ushqimi është i ndaluar për atë që ka ngrënë mjaft nga ajo dhe nuk është e lejuar për të, që të marrë përsëri qoftë pije apo frut kur ai ka ngrënë më parë. Ndërsa per ate qe ka degjuar ezanin dhe nuk ka marrë as ushqim e as pije, profeti sal-lallahu alejhi ue sel-leme ka bërë të lejueshme për të. Prandaj ai e ka thënë në mënyrë të kuptueshme dhe në gjuhën e qartë arabe: “nësë njëri nga ju dëgjon ezanin dhe e ka enën në duart e tij, mos e lini që ta lërë atë derisa të ngopet prej saj.” Në lidhje me thirrjen e ezanit këtu flitet për ezanin e dytë, dhe nuk është ezani i parë për të cilin thonë disa gabimisht se është ezani i agimit. Ne duhet të dimë se nuk ka bazë se ezani i parë është ezani i agmit. Ezani i dytë është kur ne duhet të përmbahemi dhe kjo është thënë qartë në kur’an ku Allahu subhanehu ue teala thotë: “Dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim” Bekare 187. Pra ngrënia bëhet e ndaluar kur fillon koha e faljes së sabahut dhe nuk ka ndarje mes këtyre dyjave. Nuk ndalohet ushqimi dhe pija për më pak apo më shumë se 15 minuta para se të fillojë kaha e fafjes së sahahut. Për këtë nuk ka asnjë transmetim të sakte, sepse falja bëhet e detyrueshme dhe uqshqimi bëhet i ndaluar kur shfaqet agimi.
Hadithi i transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi nga Abdullah Ibn Umer ibn Hattabi se profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë :” Mos t’ju gënjejë ju ezani i Bilalit (nënkupton ezanin e parë) sepse ai e thërret ezanin për të zgjuar njerëzit që janë në gjumë dhe ai person që dëshiron për të ngrënë syfyr mund të hajë, prandaj hani e pini derisa Ibn Ummi Mektumi të thërrasë ezanin.” Ibn Ummi mektumi, emri i të cilit ishte Amr, ishte një burrë i verbër për të cilin zbriti fjala a Allahut : “Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye. Ngase atij i erdhi i verbëri.” Abese 1-2. Ai thërriste ezanin e dytë ezani ku kuptohet se ngrënia dhe pirja bëhen të ndaluara dhe ajo është koha e faljes së sabahut. Lind pyetja se si e ka thirrur ezanin kur ka qënë i verbër? Amr ibn Ummi Mektumi ka hipur mbi çati të xhamisë por nuk mund të shihte agimin. Ai priste derisa kalonte ndonjëri rrugës gjatë agimit dhe kështu kur ndonjëri shihte agimin duke u përhapur nepër horizont, i thonte atij është mëngjes, është mëngjes dhe pastaj ai thërriste ezanin. Pra ezani i Amr ibn Ummi Mektumit ishte pasi dukej agimi dhe shihej nga njerëzit ndërsa ecnin. Siç shihet në këtë çështje ka gjërësi. Muezini mund të vonohet në thirrjen e ezanit derisa dëgjon njerëzit duke i thënë atij se është mëngjes. Pastaj i dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë : “Nësë njëri nga ju dëgjon ezanin dhe e ka enën në duart e tij, mos e lini që ta lërë atë derisa të ngopet prej saj.” Allahu subhanehu ue teala thotë në fund të ajetit në lidhje me agjërimin: “ Allahu ju dëshiron juve të lehtën dhe Ai nu do që t’i vështërsojë gjërat për ju. (Ai do që ju) duhet të plotësoni të njëjtin numër (ditësh) dhe që ju duhet të lartësoni Allahun për atë që Ai ju ka udhëzuar juve drejt me qëllim që të jeni shumë mirënjohës dhe falenderues ndaj Tij.”Bekare 185. Bëhen disa kritika që bien në kundërshtim me këtë sunnet ku njëri thotë: “Nëse dikush dëgjon ezanin dhe ka ca ushqim në gojë ai duhet ta hedhe atë.” Kjo është e kritikueshme në Islam dhe tejkalon kufirin e fesë. Zoti i gjithë krijesave na paralajmron dhe kujton neve në librin e Tij dhe në sunnetin e profetit sal-lallahu alejhi ue sel-lem që ne nuk duhet të tejkalojmë kufijtë e fesë tonë. Thotë Allahu në kur’anin fisnik: “ O njerëz të librit mos kapëceni kufijtë e fesë tuaj dhe mos thoni për Allahun asgjë përveç të vërtetës.” Profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “ Rujuni nga tejkalimi i kufijve në fe, sepse ata që ishin para jush u shkatërruan nga tejkalimi i kufijve të fesë së tyre” Pra kur i dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem na ka bërë të qartë se ngrënja e syfyrit është në dorën e personit për të marrë anën më të thjeshtë duke thënë: “Nësë njëri nga ju dëgjon ezanin dhe e ka enën në duart e tij, mos e lini që ta lërë atë derisa të ngopet prej saj.” Pra është në kundërshtim me Allahun dhe profetit të Tij kur një person thotë se ai që dëgjon ezanin dhe ka ushqimin e tij në gojë duhet ta hedhë atë në tokë. Kjo është në kundërshtim me sunnetin dhe urdhrin e qartë të profetit sal-lallahu alejhi ue sel-lem.
Më kanë pyetur shumë herë për këtë hadith, për të cilin unë do t’ju paraprij juvë duke ju treguar se ky hadith gjindet në librat më me famë të sunnetit: tek suneni i Ebu Daudit dhe ky është librii tretë nga gjashtë librat e njohur, i pari i të cilëve është Sahihul Buhari, i dyti Sahihul Muslim dhe i treti Suneni i Ebu Dautit. Ky hadith gjindet gjithashtu në mustedrekun e Hakimit dhe musnedin e Ahmedit. Kështu që hadithi është mjaft i njohur dhe i tregur nga imamët e sunnetit në kohët e hershme dhe me një zingjir të vërtetë transmetuesish.
Tani për të përfundur këtë bisedë, po e mbyll me thënien e të dërguarit sal-lallahu alejhi ue sel-lem: “ Allahu dëshiron të lejuarat të veprohen ashtu siç do që detyrat të kryhen” dhe në një thënie tjetër “ ashtu siç urren që kundërshtimet ndaj urdhrave të tij të veprohen.”