Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Më sqaroni më saktë lidhur me teravitë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Më sqaroni më saktë lidhur me teravitë Empty
MesazhTitulli: Më sqaroni më saktë lidhur me teravitë   Më sqaroni më saktë lidhur me teravitë Icon_minitimeThu Aug 19, 2010 3:38 am

Pyetje: Selamu alejkum vëllezër të nderuar të kësaj faqeje islame. Kisha një pyetje që do të doja që të më sqaronit më saktë lidhur me namazin e teravisë. Nga Aishja radiallahu anha transmetohet se i Dërguari i Allahut e falte namazin e natës me 8 rekate 3 vitrin, pra 11 gjithsej. Por si shpjegohet që në Mesxhidul Haram, pra në Mekë falet me 20 rekate, kur dihet se aty janë dijetarët më të mëdhenj dhe ata nuk kanë ndonjë kundërshtim me njeri-tjetrin. Ju lutem me shpjegoni, Allahu ju shpërbleftë me Xhenetin Firdeus dhe ju uroj agjërim të mbarë dhe të pranuar.


Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Githëmëshirshmit, Mëshiruesit

Es selamu alejkum ue rahmetullah!

Allahu me mirësitë, bekimet, paqen, mëshirën e Tij qoftë me ju!

Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëfuqishmit, të Gjithëpushtetshmit, të vetmit që i takon adhurimi.

Bekimet, dëlirësia, begatitë e Tij qofshin mbi të Dërguarin e fundit Muhamedin, dhe mbi të gjithë ata që ndjekin dhe pasojnë rrugën e skicuar prej tij sa të jete jeta.

Sapo e mora e-mail-in tuaj dhe përgjigja ime është:

Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Allahu ta pranoftë edhe ty vëlla agjërimin e të gjitha adhurimet e tjera e të mëshiroftë në dy botët!

Në lidhje me numrin e rekateve të teravive duhet të dimë se për numrin e rekateve të namazit të natës kanë ardhur shumë hadithe si:

1. Hadithi i nënës së besimtarëve, Aishes radijallahu anha, që është 8 3 = 11
2. Hadithi i nënës së besimtarëve, Aishes Radijallahu anha, që është 13, gjithashtu transmetuar nga Ibn Abasi me 13. Shënuar nga Buhariu.

3. Transmetuar 15 nga nëna e besimtarëve. Përmenduar nga Tahaviu në “Mushkilil athar” e shejh Albani ka thënë se hadithi është shih.

4. Transmetuar 17 nga Aliu radijallahu anhu. Përmenduar nga Abdullah bin Ahmed në “Zeëaid”.

5. Pa kufizim në numër të caktuar. Sipas transmetimit: ''Falu natën sa të duash'' nga Ebu Daudi 1277 Albani e ka konsideruar shih.

6. Pa kufizim me numërr të caktuar. Sipas transmetimit: “Namazi i natës çift, çift (dyshe-dyshe) e nëse ndonjëri i frikësohet sabahut le të falë vitrin një, tek. Mutefekun alejhi.

7. Pa kufizim. Sipas Ibn Abasit vitri sa të duash. Shënuar nga Buhariu.

8. Ixhmai thotë se s’ka kufizim në një numër të përcaktuar. Përmendur në “Etemhid libn Abdul Berr”.

9. Katër shkollat juridike unanimisht.

10. Ibn Tejmijeh thotë se s’ka kufizim, por kthehet te zgjatja e shkurtimi i Kuranit në proporcion me rekatet.

11. Esheukani thotë se kufizimi me numër apo lexim s’është prej sunetit.
12. Muhamed bin Ibrahim thotë se s’ka kufizim dhe shtimi sidomos në Ramazan është i pëlqyeshëm.

13. Bin Baz thotë se është vërtetuar se Umeri ka falr me 11 po edhe me 23, gjë që tregon se çështja është e lirë, sepse hadithi e ka lënë të lirë.

14. Bin Uthejmin thotë se çështja është e lirë derisa selefët (të parët tanë të mirë) kanë pasur variante të ndryshme.

Rregulli thotë se vepra s’e kufizon fjalën. Dhe siç thoshte shejh Albani: “Kur përplaset fjala me veprën, i jepet përparësi fjalës.” Etj. etj.

Megjithëse ka pasur prej ulemave prej atyre që kanë qëndruar te 11 dhe kanë punuar vetëm me hadithin e Aishes radiajllahu anha, por normalisht kufizimi me 11 dhe mos tolerimi mbi të nuk është gjë tjetër vetëm se mendim i qëlluar, pavarësisht se thënësi i tij është një prej imamëve të mëdhenj dhe boshteve të dijes së shekullit që shkoi, por s’do të thotë që ai në çdo mendim t’ia qëllojë së vërtetës.

Kështu që, mos u çudit se në Mekë janë në rregull dhe në Medine gjithashtu, por njerëzit duhet të dinë se numri 20 nuk është sunet, e siç e theksuat edhe ju vetë derisa ata imamë të mëdhenj heshtin, kurrsesi nuk mund të jetë bidat.

Allahu të shtoftë mprehtësinë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Më sqaroni më saktë lidhur me teravitë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Agjërimi i Ramazanit-
Kërce tek: