Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lejletul Kadër

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Lejletul Kadër Empty
MesazhTitulli: Lejletul Kadër   Lejletul Kadër Icon_minitimeSun Sep 05, 2010 1:48 am

Lejletul Kadër 14676610Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç Allahut,i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

"O ju që keni besuar,keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni,pos duke qenë muslimanë!"
[Ali Imran: 102]

Transmetohet se Aisheja [radijAllahu anha] ka thënë:

"Kur vinte dhjetëshja (dhjetë ditët e fundit të Ramazanit)i Dërguari i All-llahut [SalAllahu Alejhi ve Selem] e gjallëronte natën (me ibadet), e zgjonte familjen e tij, angazhohej më tepër dhe vetmohej (për ibadet dhe izolim prej grave)." [Muttefekun alejhi]
Rijadus-Salihin vol.1 hadithi nr.71

Aisheja [radijAllahu anha] thotë:

"Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] nuk falte në Ramazan apo jashtë tij më shumë se njëmbëdhjetë rekate. I falte katër rekate, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre! Pastaj prap i falte katër rekate, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre! Pastaj i falte tre rekate. Unë i thashë: " O i Dërguari i All-llahut, a flen ti para se ta falësh namazin e vitrit?" Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] u përgjigj: "Oj Aishe, sytë e mi flenë, por nuk flen zemra ime!" [Muttefekun alejhi]
Rijadus-Salihin vol.1 hadithi nr.636

Aisheja [radijAllahu anha] thotë se Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit bënte itikaf në xhami (mbyllej në të) dhe thoshte:

"Lypeni natën e Kadrit në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit." [Muttefekun alejhi]
Rijadus-Salihin vol.1 hadithi nr.643

Na ka treguar Kutejbe b.Se´idi, këtij Ismail b.Xhaferi, këtij Humejdi, këtij Enesi, e këtë e kishte njoftuar Ubade b.Samiti se:

" Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka dalë t´i njoftojë sahabët për Natën e Kadrit (Lejletu-l-Kadr), kur atje grindeshin dy muslimanë. Për këtë shkak Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë: ´ Kam dalur t´ju njoftoj për Natën e Kadrit, e pasiqë grindeshin filani e filani, ajo është grindur. Ndoshta kjo do të jetë më mirë për ju. Tashmë kërkojeni ju atë (Natën e Kadrit) në të shtatën, në të nëntën ose në të pestën (pas natës së njëzetë të Ramazanit)´."
Sahihul Buhari vol. 8 hadithi nr.49

Aisheja [radijAllahu anha] thotë:

"Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] bënte ibadet (nuk flente) gjatë muajit të Ramazanit, atë që nuk e bënte ditëve të tjera dhe muajve të tjerë. Ndërsa në dhjetë ditët e fundit bënte ibadet më shumë se ditëve të tjera". [Muslimi]
Rijadus-Salihin vol.1 hadithi nr.644

Aisheja [radijAllahu anha] thotë:

"Kur vinin dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, i Dërguari i All-llahut bënte ibadet natën dhe e çonte familjen e vet që të bëjnë ibadet, ndërsa dyshekun e vet me gjithë mbulojë e palonte." [Muttefekun alejhi]
Rijadus-Salihin vol.1 hadithi nr.664

Ibnu Abbasi [radijAllahu anhuma] thotë se i Dërguari i All-llahut [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë:

"Nuk ka ditë, në të cilën veprat e mira janë më të dashura te All-llahu se sa këto ditë. Ato janë: dhjetë ditët e muajit Dhul Hixh-xhe."
Rijadus-Salihin vol.1 hadithi nr.677

Ibnu Umeri [radijAllahu anhuma] thotë:

"I Dërguari i All-llahut bënte itikaf në dhjetë ditët e fundit të muajit Ramazan." [Muttefekun alejhi]
Rijadus-Salihin vol.1 hadithi nr.690

Aisheja [radijAllahu anha] thotë se Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] bënte itikaf në dhjetë ditët e fundit të muajit Ramazan, derisa ndërroi jetë, pastaj bënin itikaf gratë e tij pas vdekjes së tij [SalAllahu Alejhi ve Selem]. [Muttefekun alejhi]
Rijadus-Salihin vol.1 hadithi nr.691

Muharem ibn Shaban ibn Fazliu

Kur´an dhe Sunnet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Lejletul Kadër
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Arsyetimi me kada dhe kader

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Agjërimi i Ramazanit-
Kërce tek: