Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 NJË BOTË KU GRUAJA SUNDON FUQIPLOTË

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

NJË BOTË KU GRUAJA SUNDON FUQIPLOTË  Empty
MesazhTitulli: NJË BOTË KU GRUAJA SUNDON FUQIPLOTË    NJË BOTË KU GRUAJA SUNDON FUQIPLOTË  Icon_minitimeTue Sep 21, 2010 10:50 pm

NJË BOTË KU GRUAJA SUNDON FUQIPLOTË  Nje bote ku gruaja sundonKur dy vite më parë hyra në grupin e serialit “Islami i përjetuar”, perceptimi im për Islamin sundohej nga paragjykimi dhe mosdija, teksa më neveriste trajtimi nga ana e tij e gruas. Për mua shamia simbolizonte shtypjen e femrës, duke e kthyer në të padukshme, anonime dhe të pagojë dhe fryti i kësaj shtypjeje ishte krijimi i një hierarkie familjare me bazë patriarkale – themeli bazë i Shoqërisë Islame. Më ishte krijuar përshtypja, se ajo kishte ulur kokën para justifikimit hyjnor të rolit të saj si grua dhe nënë.
Për realizimin e serialit “Islami i përjetuar” janë kryer dy vite punë në 19 vende të ndryshme me një grup xhirimi mashkullor përjashto mua, të vetmen femër. Isha e vetëdijshme se duhej të tregoja sjellje shembullore. Në mendjen time gruaja sipas traditës nuk duhej, as të shihej, as të dëgjohej. Udhëtimi i parë ishte në Mali – në një komunitet atipik që jetonte në djerrinë. Në përpjekje për të mbuluar çdo centimetër të trupit teksa meshkujt silleshin përreth me mëngë të shkurtra, para se të lëvizja, vrisja mendjen se në cilat dhoma më lejohej të hyja dhe me cilët njerëz më lejohej të flisja. Ndërkohë pyesja veten nëse qëndrimi im ishte rrjedhojë e reagimit ndaj një shoqërie patriarkale ku rastisa. A përjetonte të njëjtën ndjesi dorëzimi edhe një grua myslimane para një situate të pamundur?
Gruaja e parë, të cilën e hasa në këtë vend ishte shumë larg imazhit të mjegulluar të deriatëhershëm për gruan muslimane. Ishte gruaja e një sheiku, i cili i ishte përkushtuar kthimit në Islam të fshatarëve paganë. Një grua e shkolluar dhe me nivel, më parë e martuar me një diplomat, ajo kishte hequr dorë nga mënyra perëndimore e jetesës për ta zëvendësuar me shaminë. Në mendjen time ajo e kishte dënuar veten me burgim të përjetshëm. Ndërkohë para meje s’shihja asnjë të burgosur, as ndonjë skllave të tiranizuar, por përkundrazi një grua të zgjuar dhe me autoritet, të themi një grua “me pantallona”. Ky lloj izolimi e kishte kompensuar me një vend të nderuar, duke i dhënë mundësinë të ushtronte kontroll nga brenda katër mureve pa u përballur me njeri. Ajo hynte në marrëveshje me këdo, ishte kryefamiljare dhe i dëgjohej zëri në punët e bashkëshortit.
Gruaja e emancipuar në Perëndim përballet me konfliktin mes pranimit të saj si femër, privilegjeve që e shoqërojnë këtë tipar dhe mospranimin e kufijve, që cakton roli i saj si grua, shoqëruar me gjithë kufizimet e imponuara nga mashkulli. Bazuar në një këndvështrim të tillë, gruaja në fjalë i kishte kthyer këto kufizime në privilegje.
Në udhëtimin vijues në Nigerinë e veriut u takova me dy gra që më bënë të ndryshoj më tej mendim. Ishin dy pjesëtare të familjes së Sheik Zakzakit, një predikues i zjarrtë, i cili i nxiste mbështetësit e tij ta zëvendësonin regjimin aktual imperialist perëndimor me një shtet islam. Zejna Ibrahim, gruaja e Zakzakit dhe Fatima Junusi, shoqja e saj pranuan të japin një intervistë mbi rolin e gruas në Islam. Ato mbanin shami, ndërkohë që mund të bisedonin vetëm me një grua. Producenti më kërkoi ta zhvilloj unë intervistën. Isha disi në ankth, sepse ishte hera e parë që kryeja një intervistë. Më mundonte fakti se simpatitë e mia feministe do të më armiqësonin me të dy gratë. Mirëpo ishin pikërisht këto simpati, për të cilën Zejna dhe Fatima treguan kureshtje. Edhe këtë herë, gratë ishin të arsimuara dhe të ngritura. Gjithashtu ato kishin mohuar mënyrën perëndimore të jetesës, që vlerësohej si një shkallë më e lartë se Islami për sa i takon trajtimit të femrës.
Teksa u ula mbi një tapet në oborr, kufiri i padukshëm që ndante mjedisin mashkullor nga ai femëror ishte i mirëpritur dhe brenda tij sundimi i gruas ishte i plotfuqishëm. Ky ishte një kontrast i thellë me ndjesinë që më ishte krijuar duke qëndruar në vende me meshkuj, ku prania ime ishte trajtuar vetëm si “mik nderi”. Kishim filmuar festimet e faljes, që shënonte fundin e muajit Ramazan. Kudo vetëm burra: 500 000 syresh, të mbledhur për faljen e bajramit derdheshin ngado në oborrin e Emirof Kanosë për të kryer ritin e shenjtë – isha mirënjohëse që isha lejuar të merrja pjesë, por me çfarë çmimi, ama? Me asgjësim të identitetit femëror?
Dhe ja tani ku marr frenat në dorë, në sajë të gjinisë sime. U harrua ndjesia e inferioritetit dhe e përjashtimit, si një fillestare e rrethuar nga mjeshtra njohës të Islamit, në rolin e pjesëtares së një shoqërie patriarkale. Tashmë të përjashtuar ishin burrat. Përveç kameramanit dhe teknikut të zërit, të tjerët duhej të qëndronin larg. Kameramani e mbuloi kamerën dhe kokën me një copë të zezë – shamia e tij. Tashmë ndodhesha në një botë, ku ishte zëri i burrit që nuk dëgjohej.
Gjatë intervistës vura re frytet e rivlerësimit tim. Gratë theksuan se shamia përfaqëson mohimin e një sistemi të papranueshëm vlerash, që e poshtëron gruan, ndërsa Islami e ngre’ gruan në një vend të nderuar dhe të respektuar. “S’është liri kur thoni se gruaja duhet të zhvishet. Është shtypje, pikërisht sepse burrat i duan ashtu.” Për ne shtypja personifikohet tek shamia, ndërsa për ato te minifundi dhe dekolteja. Ato ishin të mendimit se në Perëndim gratë mashtrohen nga burrat. Më lanë të besoj se jemi të çliruara në një mënyrë, por të skllavëruara nga shikimi mashkullor. Sido që unë ngul këmbë mbi të drejtën e zgjedhjes së veshjes, s’mund ta mohoj se kjo zgjedhje shpesh diktohet nga ajo çka do ta bëjë trupin tim më tërheqës për një mashkull. Gruaja nuk mund ta përjashtojë pamjen e jashtme nga identiteti i saj si femër, prandaj ne biem në kurthin e konceptit tradicional për femrën, ku rregullat vendosen nga meshkujt.
Duke zgjedhur veshjen e shamisë, këto gra kishin marrë një vendim të vetëdijshëm për përcaktimin e rolit të tyre në shoqëri dhe marrëdhënies me meshkujt. Kjo marrëdhënie ishte e bazuar më tepër në respektin e ndërsjellë (një respekt që mungon në marrëdhëniet ndërpersonale në Perëndim), në kundërshtim me modelin zotëri/shërbëtore, që kisha krijuar në mendje. Shamia ishte dëshmi e përkushtimit fetar, urë lidhëse mes burrit dhe gruas, dhe që për Zejnën dhe Fatimën ishte më i fortë se ideali politik.
Ku shfuqizohej nocioni im i shtypjes i lidhur me shaminë? Nëse përkufizimi i barazisë përkthehej me vullnet të lirë, atëherë as shtypjen nuk mund ta trajtoja më si një simptomë të Islamit. Gratë në fjalë kishin bërë një zgjedhje. Në një farë mënyre, ato ishin më të lira se unë – unë vetë kisha më pak kontroll mbi fatin tim. Nuk mund t’i tregoja me gisht si të shtypura duke harruar veten time. Jeta ime ndikohej nga meshkujt ashtu si jeta e tyre – por elementi i zgjedhjes tek e imja mungonte. Situata dhe argumentet e tyre kishin shërbyer për të vlerësuar të metat lidhur me pikëpamjen mbi lirinë time.
(autorja është koordinatore produksioni në realizimin e serialit “Islami i përjetuar” nga BBC2. Marrë nga Impact Magazine).
Përktheu: A. GUNI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
NJË BOTË KU GRUAJA SUNDON FUQIPLOTË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gruaja qe kerkonte Xhennetin me me te lartin qmim...
» Gruaja jote është e gjithë bota për ty

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: