Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Qëllimi të jetë kënaqja e Allahut

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Qëllimi të jetë kënaqja e Allahut  Empty
MesazhTitulli: Qëllimi të jetë kënaqja e Allahut    Qëllimi të jetë kënaqja e Allahut  Icon_minitimeSun Oct 24, 2010 8:02 am

Qëllimi të jetë kënaqja e Allahut  Nature_021Mendova shumë për mënyrat se disa njerëz veprojnë me tjerët, sidomos disa me të cilët kam jetuar me vite. Nuk më kujtohet ndonjë rast kur ata nga mirësjellja qeshnin ose buzëqeshnin pas një shakaje, e as nuk më kujtohet ndonjë rast kur reagonin pozitivisht ndaj një personi që u fliste. Besova se kjo ishte pjesë e natyrës së tyre dhe ata s`mund ta ndryshonin natyrën e tyre. Mirëpo, një ditë u çudita kur i pashë disa prej tyre me një grup të njerëzve të pasur dhe të fuqishëm, duke qeshur me tad he duke u treguar të sjellshëm. Atëherë e kuptova se ata e bënin këtë vetëm për interesat e tyre personale dhe si pasojë e humbin shpërblimet e mëdha të Allahut.

Besimtari e adhuron Allahun duke qenë i sjellshëm dhe duke bashkëvepruar me të gjithë në mënyrë të kënaqshme, jo për të arritur status ose pasuri ose lavdërim nga njerëzit ose për t`u martuar, etj, por vetëm që Allahu ta dojë dh eta bëjë të dashur te krijesat e Tij. Po! Kush e konsideron sjelljen e mire adhurim do të veprojë me mirësjellje me çdo njeri, qoftë i pasur ose i varfër, menaxher ose fëmijë. Nëse një ditë një pastrues i rrugëve që është i varfër ta shtrinë dorën për t`u përshendetur me ty dhe një ditë tjetër një menaxher e shtrinë dorën për t`u përshendetur me ty në të njejtën mënyrë. A do t`i tradhtojsh ata njësoj? A do t`i trajtosh barabartë? A do t`i mirëpresësh të dytë dhe a do t`ju buzëqeshësh të dyve njëjtë?

I Dërguari i Allahut a.s sigurisht që i trajtonte barabartë në mirëpritje, në sjellje të sinqertë dhe dashuri. Kush e di, ndoshta ai që e nënçmoni dhe e përuzni është aktualisht më mire para Allahut se sa ai që ti nuk ia ndanë shikimin dhe të cilit i bën nder dhe respekt.

I Dërguari a.s gjithashtu i tha El-Eshexh bin Abdu Kajsit; “Ti i ke dy cilësi, të cilat Allahu dhe i Dërguari i tij i duan.” Cilat janë ato të dy cilësi? Namazi i natës? Agjërimi gjatë ditës?

El-Eshexhi u gëzua shumë dhe tha: “Cilan janë ato dy cilësi, o i Dërguai i Allahut?”

I Dërguai a.s tha: “Butësia dhe durimi.” (Ahmedi dhe Muslimi)

I Dërguari a.s u pyet për devotshmvrinë dhe ai u përgjigj: “Devotshmeria është sjellja e mire ndaj njerëzve.” (Muslimi)

Ai u pyet për veprën, e cila do të bëhet shkak që njerëzit të hyjnë në Xhenet. Ai a.s tha: “Frikësoju Allahut dhe sillu mire (me të tjerët).” (Tirmidhiu, sahih)

I Dërguari a.s ka thënë: “Njerëzit më të plotë në fe janë ata që kanë karakter më të mire, ata që është lehtë të shoqërohesh me ta dhe ata që kalojnë mire me të tjerët dhe të tjerët mire me ta. S`ka dobi në atë, i cili nuk kalon mire me të tjerët nuk kalojnë mire me të.(Tirmidhiu sahih)

I Dërguari a.s ka thënë: “Personi me karakter e mire e arrin gradën e atij që falet natën dhe atij që agjëron ditën.” (Tirmidhiu sahih)

Personi që e përmison karakterin bëhet i sukseshëm në të dy botët. Ta shqyrtojmë rastin e Ummi Selemes, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur ajo u ul me të Dërguarin e Allahut, mendoi për botën tjetër dhe për atë që Allahu i kishte premtuar.

Ajo tha: “O i Dërguari i Allahut! Ndodh që gruaja të martohet dy here në këtë botë. Kur ajo dhe bashkëshortët e saj vdesin dhe të gjithë hyjnë në Xhenet, me kë do të jetë ajo?” çfarë përgjigje e dha ai? A tha se ajo do të jetë me personin që është falur më së shumti? Me atë që ka agjëruar më së shumti? Apo me atë që ishte më i dijshmi? Jo! Por, ai tha: “Ajo do të jetë me atë që ka qenë më i miri në karakter.”

Ummi Seleme u befasua. Kur i Dërguari a.s e vërejti këtë, ai tha: "O Ummi Seleme! Karakteri i mire e bën personin të suksesshëm në këtë botë dhe në botën tjetër.”

Po! Në të dy botët! Ai arrin gjërat më të vlefshme në këtë botë duke fituar dashurinë e njerëzve dhe shpërblimin e madh në botën tjetër. Pa marrë parasysh çfarë vepra të mira bën njeriu, ato do të dëmtohen nga karakteri i keq.

Njeherë i treguan të Dërguarit a.s se një grua falej, agjëronte, jepte sadaka dhe bënte shumë vepra të mira, mirëpo i shqetësonte fqinjët me fjalë (ishte e pasjellshme). Ai u përgjigj: “Ajo do të jetë në Xhehenem.”

I Dërguari a.s është shembulli më i mire për t`u pasur në çdo aspekt të karakterit. Ai ishte më bujari , më trimi, më durimtari dhe më i turpshëm se sa virgjëresha.

Ai ishte më besniku dhe më i besueshmi, për këtë ishin dëshmirarë jobesimtarët para besimtarëve, siç ishin dëshmitarë mëkatarët para njerëzve të devotshëm. Për këtë shkak Hadixhja r.a i tha të Dërguarit a.s kur i erdhi shpallja për here të pare: “Allahu kurrë nuk do të përulë sepse ti gjithmonë i mban lidhjet farefisnore dhe gjithmonë je bujar, ti je syçelur pasi gjithmonë e ndjek atë që njerëzit tjerë e kinsiderojnë të kotë, ti e qetëson zemrën e mysafirit dhe t`i i përkrahë ata që kërkojnë drejtësi dhe rregull.

Në fakt, fjalët e Allahu në lavdërim të tij do të lexohen deri në Ditën e Fundit: “Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!!” (Kalem,4)

Karakteri i të Dërguarit a.s ishte Kur`ani. Kur ai e lexonte: “Bëhu i mire, sepse Allahu i do ata që janë të mire” ai ishte i mire me pleqtë dhe të rinjtë, me të pasurit dhe të varfërit, me fisnikët dhe të dobëtit. Kur ai i dëgjoi fjalët e Allahut: “….pra ju lini (falni) dhe largohuni prej tyre…”, (El-Bekare, 109), ai ishte prej atyre që i falnin të tjerët dhe kur ai e lexonte ajetin: “Njerëzve thuajuni fjalë të mira”, (El Bekare, 83), ai u foli atyre fjalë të mira.

Nëse i Dërguari a.s vërtetë është shembully unë, atëherë të studiojmë këtë me kujdes, dhe veçanërisht si vepronte me të tjerët, si i përmisonte gabimet e tyre, si i duronte gabimet e tyre, si lodhej në shërbim ndaj tyre dhe si i thëriste në udhëzim. Një ditë ai i ndihmonte një të varfri, të nesërmen ai i pajtonte dy muslimanë, ditën tjetër ai i thërriste jobesimtarët në Islam, e kështu me radhë, derisa ai u plak dhe kockat iu dobësuan. Aishja r.a tha në përshkrim të të Dërguarit a.s. Kur u plak, shumicën e namazeve e falte ulur.” A e din pse? Ajo shpegoi: “Sepse njerëzit e kishin rraskapitur plotësisht.”

I Dërguari a.s ishte kureshtar për ta përmisuar karakterin dhe ai shpesh i lutej Allahut: “O Allah, ashti si ma zbukurove qenien time fizike, zbukuroma karakterin tim.” (Ahmedi, Sahih)

Ai gjithashtu ka thënë: “O Allah, më udhëzo mua në sjellje më të mire pasi askush nuk udhëzon në to përveç Teje dhe më mbroj nga sjelljet e këqija pasi askush nuk më mbron nga to përveç teje”. (Muslimi)

Në këtë mënyrë, ne kemi nevojë ta pasojmë të Dërguarin a.s në karakterine tij kur të bashkëveprojmë me msulimanët, kështu mund që të mund t`i përfitojmë si dhe kur të bashkëveprojmë me jomuslimanët, kështu që të mund t`ua mësojmë islamin.

Një aluzion….

Pastroje nijetin nëse do që shkathtësitë tua interpersonale të shënërrohen në vepra të adhurimit, me të cilat do të afrohesh tek Allahu.

Dr Muhammed Abdur-Rahman El-Arifi

www.teuhid.net


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Qëllimi të jetë kënaqja e Allahut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Madhëria e Allahut
» XHELOZIA PËR FENË E ALLAHUT (2/2)
» RREZIKU I TALLJES ME FENË E ALLAHUT
» Qfarë kushtesh duhet të plotësojë vepra që të jetë e pranuar?
» Asnjërin nuk e dua, më tepër se të Dërguarin e Allahut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: