Pyetja: I nderuari hoxhë! Çfarë duhet të bëjë një muslimane kur fillon të mendojë rreth kurvërisë?
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut xh.sh, Zotit të Lartësuar, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij..
Të menduarit rreth kurvërisë i ka dy forma.
E para: Ato të jenë vetëm mendime që nuk janë të rrënjosura thellë në shpirt. Njeriu për ato nuk do të dënohet, mirëpo duhet të largohet prej tyre me qëllim që mos ta çojnë në drejtime të gabuara.
E dyta: Mendimet të jenë me vendim e me dëshirë të forte. Kështu, njeriu duhet sa më shpejt të fillojë të shërohet, edhe atë ja disa mënyra që na ndihmojnë në këtë aspekt:
1. Që të mendojë rreth martesës, sepse ajo është mbrojtje sheriatike dhe natyrore e muslimanit dhe e muslimanes.
2. Që të agjërojë nëse nuk mund të martohet.
3. Që të përpiqet ta forcojë besimin me anë të lexuarit të Kuranit, me namaze vullnetare dhe me adhurime të tjera ndaj Allahut xh.sh
4. Që të përpiqet të gjejë shoqëri të mire dhe të ndershme.
5. Që të largohet prej të gjitha gjërave që i nxisin epshet. Ndër të e para është ulja e shikimit.
6. Që t`i përkujtojë pasojat e kurvërisë në këtë dhe në botën tjetër. Por, edhe gjurmet e këqija të kurvërisë kurrë nuk janë të njejta me kënaqësinë kalimtare që e ndien zinaqari.