Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 "Më i miri prej jush është...”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

"Më i miri prej jush është...”  Empty
MesazhTitulli: "Më i miri prej jush është...”    "Më i miri prej jush është...”  Icon_minitimeSat Dec 18, 2010 9:19 pm

"Më i miri prej jush është...”  DersDisa përsiatje me fjalën e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem: "Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve".
Kjo temë është një dëshirë e imja që mes një përmbledhje përsiatjesh ta komentoj hadithin që e transmeton Othman ibën Afani radijallahu anhu prej Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, ku thotë: "Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve" (Shënon Buhariu), duke kërkuar prej Allahut azze ue xhel që t’i bëjë dobi atij që e ka shkruar këtë temë dhe atij që e lexon.
Përsiatja e parë: Nga hadithi nënkuptohet se dituritë dallohen mes veti në mirësi dhe meritë.
Përsiatja e dytë: Nga hadithi mësojmë se dituria më e mirë është mësimi i kuptimit të Kuranit dhe veprimi me atë që e mëson, e jo mësimi i tij përmendësh pa e ditur kuptimin e tij. Ibën Tejmijje Allahu e mëshiroftë thotë: Obligohet të dihet se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ua ka sqaruar shokëve të tij kuptimin e Kuranit sikurse ua ka sqaruar fjalët e tij. Fjala e Allahut azze ue xhel: "Ty ta zbritëm Dhikrin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur'anin)" Nahl 44., i përfshin të dyja kuptimet .
Ka thënë Abdurrahman Sulemi: Na treguan ata të cilët na e lexonin Kuranin, si Othman ibën Afani dhe Abdullah ibën Mesudi e të tjerët, se nuk i kalonin dhjetë ajete çka i mësonin me Pejgamberin, sal-allahu alejhi ve selem, derisa nuk e mësonin kuptimin e tyre dhe nuk punonin me ato ajete. Dhe thanë: Kështu i mësuam të gjitha së bashku, Kuranin, kuptimin e tij dhe punën me të.

Përsiatja e tretë: Nga hadithi mësohet se mirësia e mësuesit të Kuranit dhe atij që e mëson nuk është afatshkurte dhe e përkufizuar me periudha dhe vende, por ajo është e përhershme, e vazhdueshme në çdo vend dhe çdo periudhë. Ajo është mirësi në këtë botë, në varr dhe në ahiret, dhe këtë e vërteton fjala e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ve selem: "Le të jetë imam ai i cili di më së miri leximin e Kuranit. ( Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibën Maxheh).
Vlera e imamit është e lartë dhe respektuese. Prandaj, më meritor për këtë pozitë është ai i cili e njeh më së miri Kuranin, për shkak vlerës dhe pozitës së lartë që e ka tek Allahu azze ue xhel, e jo pasaniku për shkak pasurisë që e posedon, apo pozitës që sundon, apo prejardhjes që e ka.
Kurse, argument për mirësinë në varr, e kemi atë që ndodhi në luftën e Uhudit. Numri i dëshmorëve ishte i madh, saqë sahabët e kishin vështirë ta varrosin secilin prej tyre në varr të veçantë. Vendosën t’i varrosin nga dy persona në një varr, por para se t’i varrosnin i pyeste Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, shokët e tij, se cili prej tyre dinte më së tepërmi Kuran. Për atë që i tregonin se ishte më i dituri i jepte përparësi në varr. (Shënon Buhariu)
Kurse argument për mirësinë në ahiret, është fjala e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, ku thotë: "Lexuesit të Kuranit kur hyn në Xhenet do t'i thuhet: Lexo dhe ngrihu. Fillon të lexon dhe për çdo ajet të lexuar ngrihet për një shkallë derisa ta mbaron leximin". (Ahmedi)
Me një hadith tjetër transmetohet: "I thuhet lexuesit të Kuranit : Lexo, ngrihu dhe recito ashtu siç recitove në dynja, se me të vërtet vendbanimi i yt do të jetë aty ku do të përfundosh ajetin e fundit".( Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu).
Prandaj, ti o besimtar kujdesu dhe sakrifikohu që ta arrish këtë mirësi, por para së gjithash kërko prej Zotit tënd përkrahje dhe palëkundshmëri, se padyshim në fund do të dalësh fitimtar.

Përsiatja e katërt: Nga hadithi mësojmë se përpikëria e vazhdueshme në mësimin e Kuranit dhe mësimdhënien e tij, dhe kujdesi nga diç që e njollos apo e zbeh atë, janë shkaktar për mbijetesën e kësaj mirësie të madhe.
Hyrën disa persona tek Kirz ibën Vebreh të cilin e gjetën duke qarë dhe duke thënë: Asnjëherë nuk kam hasur probleme në leximin e Kuranit, por sot nuk mundem të lexoj, e kjo është si pasojë e mëkatit tim, të cilin nuk mundem ta zbuloj se ku e kam bërë.

Përsiatja e pestë: Hadithi na mëson se prej fryteve të asaj mirësie është lehtësimi i nxjerrjes së argumenteve dhe dëshmive prej ajeteve të Kuranit. Thotë Ebu Abdullah ibën Bishr el Katani: Nuk kam parë njeri që më së miri i nxirrte argumentet prej Kuranit se Ebu Sehl ibën Zijad.
Ishte fqinji jonë. Tërë natën e kalonte në namaz dhe lexim të Kuranit, saqë për shkak leximit të tepërt të Kuranit, kur fliste i nxjerrke argumentet sikur ta kishte Kuranin para tij të hapur.

Përsiatja e gjashtë: Prej fryteve të asaj mirësie po ashtu është edhe bekimi në marrjen e diturisë. Porositi dijetari i fikhut Ibrahim ibën Abdulvahid el Makdesi Abas ibën Abdudajmin, duke i thënë: Lexo së tepërmi Kuran dhe mos e neglizho, se Kurani ta lehtëson atë që e kërkon, aq sa ti atë e lexon. Pastaj i tha: E kam vërejtur dhe provuar shumë herë, se kur e lexoja shumë Kuranin, mu lehtësonte të dëgjoj dhe shkruaj sa më shumë hadithe të Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, kurse kur e neglizhoja ndodhte e kundërta.

Përsiatja e shtatë: Nga hadithi mësojmë se paraqitja e gjurmëve të shëmbëlltyrës në mësuesin e Kuranit, aludon në fitimin e asaj mirësie.
I përshkruante imam Dhehebiu Allahu e mëshiroftë disa prej lexuesve të cilët i kishte takuar në kohën e tij, prej tyre:
- Ibrahim ibën Felah, ishte njeri i devotshëm, i mirë, i respektuar dhe i nderuar, kishte pamje të bukur, e njihte mirë hadithin e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, kishte merita të shumta, ishte i njohur me drejtësi dhe me fenë e tij.
-Jahja ibën Ahmed, ishte njohës i leximeve të Kuranit, besimtar i mirë, ishte shumë i qetë, modest dhe turpërohej shumë.
-Ahmed ibën Mu'min, ishte prej dijetarëve më të dalluar në besim dhe modesti, në merita dhe njohje të leximeve të Kuranit (Kiraete).

Përsiatja e tetë: Fjala e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem: "E ka mësuar Kuranin dhe ua ka mësuar të tjerëve ", në vete përmban durim dhe përqendrim për mësuesin dhe atë që e mëson Kuranin. Kjo është prej gjërave që kërkon mund e sakrificë shpirtërore, ku si rezultat i kësaj sakrifice vjen edhe fitorja.
"E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t'i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e bamirësve." Ankebut 69.
I biri i Omerit Abdullahu (Allahu i mëshiroftë) qëndroi disa vite vetëm në leximin e sures Bekare.
Ebu Bekr ibën Ajash tha: Lexoja Kuranin tek Asim ibën Ebi Nuxhudi dhe më urdhëronte t’i lexoja atij çdo ditë vetëm nga një ajet. Më tha se kjo është më e përshtatshme për ty. Frikohesha se do të vdes hoxha im dhe nuk do të mund ta mbaroj Kuranin, prandaj kërkoja prej tij që të lexoj më tepër, që në fund të pranojë që t’i lexoj atij vetëm nga pesë ajete.
Kjo dallon sipas asaj që e sheh mësuesi, se çka është më e dobishme për nxënësin e tij. Allahu i mëshiroftë të parët e tonë për ambiciet e tyre të mëdha që i kishin për mësimin e librit të Allahut.
Prej ambiciozëve në mësimin e Kuranit vlen të përmendet biografia e Muhamed ibën Ahmed el Mukrij, i cili qëndroi një kohë të gjatë duke i mësuar ata çka nuk dinin leximin e Kuranit. Shumë njerëz e mbaruan leximin tek ai, duke vazhduar kështu shumë vite me radhë.
Tha el Kadi Ebu el Hasen: Ishte mësues mbi gjashtëdhjetë vite dhe mësoi shumë njerëz.
Prej rrëfimeve të këndshme që rrëfehet për ambicie, durim dhe përqendrim në kërkimin e diturisë, vlen të përmendet atë që e cek Imam Dhehebiu në biografin e Sulejm ibën Ejubit, ku thotë:
"Sehl ibën Bishr tha: Na tregoi Sulejmi se në fëmijërinë e tij kur ishte afro dhjet vjetësh, jetonte në një vend të quajtur R'aj. Një ditë prej ditëve në atë qytet erdhën disa dijetarë, e Sulejmi ishte në xhami duke lexuar Kuran. Iu afrua njëri prej tyre dhe i tha: Afrohu dhe lexo. Rrëfen Sulejmi dhe thotë: Tentova të lexoj, por në atë moment mu lidh gjuha dhe nuk munda fare të lexoj. Më tha: A ke nënë? I thashë: Po. Tha: Thuaj asaj që të bëjë dua për ty, që Allahu azze ue xhel të të furnizojë me lexim të Kuranit dhe me dituri. I thashë se do ti them, e pastaj u ktheva në shtëpi dhe kërkova prej saj që të bëjë dua për mua. Nëna ime e pranoi kërkesën time dhe bëri dua për mua. Unë pasi që u rrita, e mora rrugën për në Bagdad që të kërkoj dituri, dhe atje e mësova gjuhën Arabe dhe Fikhun, e pastaj u ktheva në vendlindje.
Një ditë prej ditëve isha në xhami duke e komentuar "Muhtesar el Mizni" ( Libër i fikhut Shafij) erdhi i njëjti dijetar që më tha të kthehem te nëna ime dhe ajo të bëjë dua për mua. Na përshëndeti dhe u ul në ndejën tonë, por mua nuk më njihte fare. Dëgjonte duke e komentuar librin, por u shihte qartë se nuk kuptonte fare nga ajo çka komentonim. Pastaj, tha i habitur: Kur mësohet ajo që ju e komentoni? Dëshirova t’i them: Nëse ke nënë, kthehu tek ajo dhe thuaji që të bëjë dua për ty, por u turpërova.

Përsiatja e nëntë: Nga hadithi nënkuptohet se në ato vende ku mësohet Kurani ka mirësi të shumta, dhe argument për saktësinë e asaj çka e thamë është fjala e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, i cili thotë: "Ata njerëz që tubohen në shtëpinë e Allahut (xhami), që të lexojnë Librin e Allahut dhe ta studiojnë në mes veti, do t'ju vijë atyre paqja (qetësia) e plotë e Allahut dhe do t’i mbulojë mëshira e Tij, dhe melaqet do të kujdesen për sigurimin e tyre e Allahu do t'i lavdërojë tek ata që i ka pranë". ( Ebu Davudi)

Përsiatja e dhjetë: Nga hadithi mësojmë se mësimi i Kuranit dhe mësimdhënia e tij bëhet në xhami. Të parët tanë e kanë praktikuar këtë metodë dhe e kanë përcjellë brez pas brezi, në çdo kohë dhe vend deri në ditët e sotme.
Suvejd ibën Abdulaziz thotë: Ebu Derda pasi që e falte namazin e drekës në xhaminë e Damaskut, i afroheshin njerëzit që t’i lexojnë. Formonte grupe të përbëra prej dhjetë persona dhe çdo grup kishte përgjegjësin e vet që i kontrollon . Në rast se gabonte ndonjëri prej grupit drejtoheshin tek përgjegjësi i grupit që ta përmirësojë, kurse në rast se gabonte përgjegjësi i grupit, kthehej tek Ebu Derda që ta përmirësojë. Thotë Suvejdi se Ibën Amir ishte përgjegjës i njërit prej grupeve, dhe se ai e zëvendësoi Ebu Derdan pas vdekjes së tij.
Thotë Sam ibën Mishkem: Më urdhëroi Ebu Derda që t’i numëroj se sa persona prezantojnë tek ai në xhami. Numri i atyre që i numërova ishte njëmijë e gjashtëqind persona, dhe çdo dhjetë prej tyre kishin nga një përgjegjës.
Ebu Derda ishte përgjegjësi kryesor i të gjithëve, dhe kur njëri prej tyre e zotëronte leximin u transferonte tek Ebu Derda Allahu qoftë i kënaqur me të.
Në fund e lus Allahun azze ue xhel të na mësojë atë që na sjell dobi, dhe të na sjellë dobi në atë çka na mëson, dhe të na shton diturinë. Amin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
"Më i miri prej jush është...”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Më i miri prej jush është...”
» Dëgjueshmëria është arsyeja e butësisë, ndërsa bërja e gjynaheve është shkaktari i fatkeqësive
» S'ka mënjanim prej sunetit
» S'ka mënjanim prej sunetit
» Këshillë prej Prijësit të Besimtarëve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: