Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 SQARIMI I SHIRKUT NGA DIJETARËT E MËDHENJ HANEFIJ .

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

SQARIMI I SHIRKUT NGA DIJETARËT E MËDHENJ HANEFIJ . Empty
MesazhTitulli: SQARIMI I SHIRKUT NGA DIJETARËT E MËDHENJ HANEFIJ .   SQARIMI I SHIRKUT NGA DIJETARËT E MËDHENJ HANEFIJ . Icon_minitimeSat Jan 01, 2011 12:56 pm

SQARIMI I SHIRKUT NGA DIJETARËT E MËDHENJ HANEFIJ . Sqarimi i shirkut nga dijetarët e mëdhenj hanefijFalënderimet më të larta i takojnë Allahut, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi vulën e profetëve dhe zotërinë e njerëzimit, Muhamedin, mbi familjen e tij të nderuar, shokët e tij besnikë dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Shumë njerëz mendojnë se dijetarët hanefij nuk i kanë kushtuar vëmendje çështjes së Teuhidit dhe besimit, por në realitet kush shfleton librat e tyre gjen përpjekje të panumërta në lidhje me sqarimet e bëra nga ata për umetin islam. Pjesët që do të sjellim më poshtë e vërtetojnë shumë mirë një fakt të tillë.
Përkufizimi i shirkut tek dijetarët hanefij:

Imam Abdulkadir Dehleui, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Shirk është të besosh se dikush përveç Allahut meriton ndonjë prej cilësive të Tij, si p.sh. të thotë: Filani di çdo gjë; apo se filani ka në dorë të mirën dhe të keqen; apo t’i kushtojë ndonjë vepër adhurimi dikujt tjetër në vend të Allahut, sikurse të bjerë në sexhde apo ta lusë për nevojat”.

Ndërsa imam Muhamed Ismail Dehleui, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Shirk nuk është vetëm fakti që njeriu të barazojë dikë me Allahun pa asnjë lloj ndryshimi! Përkundrazi, realiteti i shirkut është që dikush të vijë me vepra dhe gjëra, të cilat Allahu i ka veçuar vetëm për Të dhe të cilat i ka bërë simbole të adhurimit të Tij, e t’ia dedikojë dikujt, sikurse t’i bjerë në sexhde dikujt, të presë kurban me emrin e tij, apo të betohet në të, t’i kërkojë ndihmë atij kur është në vështirësi, apo të mendojë se ai është i pranishëm dhe se vepron në gjithësi. Të gjitha këto janë shirk dhe ai që i kryen konsiderohet mushrik (Idhujtar)”.
Llojet e shirkut tek dijetarët hanefij

Siç do ta shohim më poshtë, dijetarët hanefij në librat e tyre kanë përmendur disa lloje shirku që gjendeshin në shoqëritë muslimane të asaj kohe, normalisht nuk i kanë përmendur të gjitha, porse ajo që na intereson neve, është fakti se këta dijetarë janë përpjekur realisht për zbardhjen e një fakti të tillë; shirku i cili është gjynahu më i madh që është bërë në tokë.

Tehaneui ka përmendur disa lloje shirku, ku thotë: “Shirku është në disa forma, prej tyre:
Shirku në adhurim, Allahu thotë: “Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!” (Nahël, 36)
Shirku në bindje, në emërtim, Allahu thotë: “Mos hani asnjë mish që nuk është therur me emrin e Allahut, sepse kjo është gjynah!” (En’am, 121).
Shirku në dije, Allahu thotë: “Vetëm Ai e di të padukshmen dhe nuk ia zbulon atë askujt”. (Xhin, 26).
Si dhe shirku në fuqi, Allahu thotë: “Në të vërtetë, ata që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk kanë pushtet t’ju furnizojnë”. (Ankebut, 17).
Ndërsa Muhamed Ismaili ka përmendur një numër të konsiderueshëm veprash, të cilat janë shirk dhe prej tyre janë: Shirku i lutjes së eulijave dhe kërkimi i mbrojtjes prej tyre. Shirku i zotimit dhe prerjes së kurbanit për eulijatë. Shirku në emërtim, duke ia atribuuar fëmijët eulijave, pra, se ata janë dhuratë nga ata e jo nga Allahu, kështu që i emërtojnë me emrat e tyre. Shirk është edhe betimi për dikë tjetër në vend të Allahut; lidhja e fijeve (nuskave), të cilat kanë emra të eulijave në duart apo këmbët e fëmijëve (duke besuar se një gjë e tillë do t’i ruajë nga mësyshi etj).
Rrugët që të çojnë në shirk prej të cilave kanë tërhequr vërejtjen dijetarët hanefij

Dijetarët hanefij si të gjithë dijetarët e medhhebeve të tjera kanë deklaruar hapur ndalimin e kryerjes së veprave, të cilat janë rrugë për shirkun, si lyerja e varreve dhe ngritja e tyre si ndërtesa, marrja e tyre si faltore, ndriçimi i tyre, lutja e Allahut në to, marrja e tyre si vend festash, si dhe ndërmarrja e udhëtimeve për të shkuar tek ato. Muhamed Alaudin elHaskefiu ka thënë: “Dije se zotimet dhe premtimet që bëjnë shumica e njerëzve të thjeshtë për të vdekurit, çuarja e qirinjve, parave apo të tjera si këto nëpër varret e të ashtuquajturve njerëz të mirë që të afrohen tek ata, është vepër e paligjshme dhe e ndaluar sipas mendimit unanim të gjithë dijetarëve.

Ndërsa Imam Ibën Abidini duke komentuar fjalët e mësipërme ka thënë: Thënia e imamit “që të afrohen tek ata” sikurse të thotë tek varri (apo t’i drejtohet të vdekurve): Nëse ma kthen të humburin, apo nëse ma shëron të sëmurin, do të jap për ty kaq flori, argjend, lek, ushqim, qirinj, etj. Pra, ky është një zotim dhe zotimi është adhurim, që nuk duhet t’i atribuohet krijesës, porse Allahut, sepse krijesa nuk zotëron gjë.
Imam Alusiu gjatë komentimit të ajetit kuranor: “Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë. Sa për ata që marrin mbrojtës të tjerë, përveç Tij, duke thënë: “O njerëz, është sjellë një shembull, prandaj dëgjojeni atë: ‘Idhujt që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë as edhe një mizë, edhe nëse bashkohen të gjithë për këtë. E, nëse miza u merr atyre diçka, ata nuk do të mund t’ia marrin. I dobët është përgjëruesi (adhuruesi), por edhe ai të cilit i përgjërohen (idhulli)’.” (Haxh, 73), ka thënë: Nuk ka dyshim se pretendimet e atyre që lusin dhe u drejtojnë hallet dhe shqetësimet e tyre, të ashtuquajturit njerëz të mirë janë njësoj me pretendimet e idhujtarëve, të cilët thoshin: “Ne u lutemi atyre vetëm që të na afrojnë tek Allahu”. (Zumer, 3).
Ndërsa në një vend tjetër ka thënë: “Kam parë njerëz që lejojnë atë që bëjnë injorantët në varret e të ashtuquajturve njerëz të mirë, si: ngritjen e tyre, ndriçimin e tyre, faljen e namazit në to, bërjen e tavafit (rrotullimin rreth varrit), grumbullimin tek ato në kohë të veçanta etj. Të gjitha këto janë kundërshtim i Allahut dhe të Dërguarit të Tij, si dhe janë bidate, të cilat nuk i ka urdhëruar Allahu. Do të të mjaftonte për të kuptuar të vërtetën rreth këtyre fenomeneve po të shikoje se si vepruan shokët e Profetit me to dhe si u sollën me varrin e Profetit. Krahasoji ata dje, e krahasoji njerëzit sot! Allahu të udhëzoftë tek e drejta”.
Imam Ismail Ed-Dehleui ka thënë: “Dije se shirku është përhapur shumë tek njerëzit, ndërsa Teuhidi është bërë si diçka e huaj. Shumica e njerëzve sot nuk e njohin domethënien e shirkut, ata pretendojnë se besojnë, ndërkohë që janë të njollosur dhe të përlyer me shirk. Është me të vërtetë e rëndësishme që njerëzit përpara çdo gjëje të njohin shirkun dhe Teuhidin dhe gjykimin e tyre në Kuran dhe Hadith”.
Lexues i nderuar, këto ishin disa shkëndija të shkëputura nga libra të dijetarëve hanefij, të cilët janë përpjekur për t’u sqaruar njerëzve çështjen më të madhe për të cilën Allahu ka zbritur Librat, ka dërguar profetët dhe ka krijuar Xhenetin e Zjarrin, kanë folur në to për Teuhidin dhe shirkun, në mënyrë që njerëzit t’i njohin e të jenë të kujdesshëm që të mos bien në gjërat, të cilat i kryenin injorantët përpara ardhjes së Islamit.
Në përfundim të këtij shkrimi mund të përmendim rezultatet më të rëndësishme:
1- Dijetarët Hanefi kanë bërë përpjekje që meriton falënderim dhe mirënjohje në lidhje me sqarimin e shirkut dhe llojeve e formave të tij, si dhe për kritikën që i kanë bërë shpikësve në fe dhe adhuruesve të varreve.
2- Shumica e muslimanëve sot për fat të keq nuk e njohin realitetin e Teuhidit ndaj dhe kanë rënë në shirk duke mos e kuptuar as ata vetë.
3- Shirku me të gjitha format e tij nuk është gjë tjetër vetëm se bela për njeriun dhe poshtërim për të, sepse ai kështu i nënshtrohet dhe i përulet krijesave, të cilat nuk zotërojnë dobinë e as dëmin e tyre.
Si përfundim, e lusim Allahun të na ruajë nga shirku dhe format e tij e të na bëjë prej atyre që adhurojnë vetëm Allahun e që të tillë të jemi deri në vdekje.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
SQARIMI I SHIRKUT NGA DIJETARËT E MËDHENJ HANEFIJ .
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dijetaret e umeti - Rexheb Memishi mp3
» Thëniet e dijetarëve të mëdhenj në lidhje me të ashtuquajturat; “Ilahi Islame”‏

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: