Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Dobite e vajit te Ullirit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Dobite e vajit te Ullirit Empty
MesazhTitulli: Dobite e vajit te Ullirit   Dobite e vajit te Ullirit Icon_minitimeSun Feb 06, 2011 4:57 am

Dobite e vajit te Ullirit 15466914693385868959013Shkencëtarët italian kanë shpjeguar se si vaji i ullirit mund të jetë i mirë edhe për shëndetin e eshtrave.
Pesëmbëdhjetë gra gjatë tri javëve çdo ditë kanë konsumuar nga 20 ml vaj ulliri të freskët të pasuruar me vitaminat D, K dhe B6.
Rezultatet e këtij studimi të shkurtër kanë treguar se vitaminat me të cilat është pasuruar vaji i ulliri kishin një efekt pozitiv në biomarkerët në gjak, që tregonin metabolizmin e indit kockor. Kjo do të thotë se vaji i ullirit i pasuruar me vitamina pengon dobësimin e masës kockore.
All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin Fisnik tha: “Hani nga ajo që All-llahu ju furnizoi si hallall të mirë dhe, duke qenë se ju All-llahut i besoni, ruajuni dënimit të Tij!” (El-Maide: 88)
All-llahu i Madhërishëm, me urtësinë e krijimi të Vet dhe mirëmbajtjes së Botëve, e furnizon njeriun me atë që është e nevojshme për jetesë.
Të lejuar (hallall) e ka bërë atë që është e mirë, kurse të ndaluar (haram) e ka bërë atë që është e dëmshme për njeriun, qoftë ajo për individin apo për shoqërinë në tërësi. Kur është në pyetje të ushqyerit, njeriut i është dhënë zgjedhje e madhe e produkteve të cilat janë të lejuara për përdorim. Përveç kësaj, njeriu është i pajisur edhe me arsye e cila i mundëson zgjedhjen e ushqimeve dhe pijeve. Gjithsesi secili njeri i mençur do të shkojë pas gjërave që janë të dobishme për të, në përputhje me mundësitë materiale. All-llahu i Madhërishëm caktoi vetëm një kufizim kur tha: “…hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).” (El-A’raf: 31)
Lidhur me temën e këtij teksti sjellim të dhëna të cilat flasin për përdorimin dhe vlerën ushqyese të një ushqimi hallall. Këtu kuptojmë disa nga shkaqet se përse vaji i ullirit përdoret me mijëra vite, kurse përdorimi i tij shtohet nga dita në ditë.
Ulliri prejardhjen e ka nga Ermenia, prej nga është sjellur në Palestinë, e pastaj në Egjipt. Krejt kjo ka ndodhur rreth 4000 vjet para erës sonë. Vaji i kësaj bime ka filluar të prodhohet dhe të përdoret (si mjet pagues, në ushqim apo si ilaç) rreth 2000 vjet më vonë. Tregtarët fenikas ullirin e sjellin në Greqi dhe Spanjë, kurse grekët kultivimin e ullirit e bartin tek italianët. Pikërisht këto tre vende sot janë në epërsi në prodhimin e vajit të ullirit në përqindjen prej madje 74 përqind nga furnizimi botëror me këtë artikull. Sot ullinjtë gjenden në të gjitha shtetet e basenit mesdhetar. Edhe pse në treg dominojnë sortat italiane dhe greke, hulumtimet e fundit tregojnë në cilësinë e jashtëzakonshme të ullinjve të kultivuar në Istri dhe Dalmaci. Vaji më i mirë është i ashtuquajturi vaji “virgjin” i ullirit.
Natyrisht, zgjedhja varet edhe nga shija e blerësit, si dhe nevojave dhe qëllimit, por, gjatë blerjes, kujdes duhet kushtuar edhe etiketës së prodhimit. Në të vërtetë, përqindja e acideve yndyrore nuk do të duhej të kalojë një përqindshin, dhe që të jetë e shënuar mënyra e përpunimit, gjegjësisht se është presuar ftohtë, që do të thotë pa përdorimin e mjeteve për shkrirje apo burimit të ngrohtësisë. Edhe pse teknikat e përfitimit të vajit të ullirit janë modernizuar, veprimi në thelb ka mbetur. Vaji fitohet me shtypjen e frytit të ullirit, ashtu që të ndahet lëngu nga materia e thatë, e pastaj edhe uji nga vaji
Yndyrnat në organizëm
Për të funksionuar organizmi i njeriut nevojitet lëndë djegëse – ushqim. Njësia për matjen e vlerës energjetike të ushqimit quhet kalori dhe na tregon se sa është fuqia e një produkti të caktuar, gjegjësisht sa sasi të nevojave ditore të organizmit mund të kënaq.
Materiali ndërtues për ripëtrirjen dhe ndërtimin e qelizave gjendet në proteine. Yndyrnat dhe karbohidratet janë elemente përbërëse që gjenden në ushqim, kurse trupit i japin energji. Me siguri se shumë herë e keni dëgjuar këshillën e mjekut: “Hani sa më pak yndyrna!”, apo “Yndyrnat në gjak janë të rrezikshme!” etj.
Përveçse organizmit i japin energji, edhe yndyrnat marrin pjesë në ndërtimin e mbështjellësit të qelizave dhe shumë hormoneve, si dhe shërbejnë për tretjen e disa vitaminave. Prapëseprap, sasia tejmase e yndyrnave dëmton organizmin sepse shkakton sëmundje të ndryshme: trashjen, dijabetin, sëmurjen e veshkave, sëmundjet e zemrës dhe disa forma të kancerit. Madje konsumimi i tepërt i yndyrnave konsiderohet edhe shkaktar i numrit më të madh të sëmundjeve degjeneruese në shumë vende perëndimore.
Në thelb, yndyrnat mund të ndahen në të ngopura dhe të pangopura.
YNDYRNAT E NGOPURA gjenden te produktet me prejardhje shtazore (mishi dhe disa lloje peshqish), produktet qumështore dhe vezët. Këto lloje të yndyrnave kanë ndikim të madh (shpesh të dëmshëm), edhe atë për shkak të kolesterolit i cili gjendet vetëm në produktet me prejardhje shtazore. Kur të hani ushqim të pasur me yndyrna të ngopura, kolesteroli në gjak rritet dhe me këtë shtohet sasia e grimcave të yndyrnave të cilat shtresohen në muret e enëve të gjakut dhe ashtu i ngushtojnë ato. Me këtë pamundësohet depërtimi normal i oksigjenit deri te indet dhe organet e veçanta, gjë që shkakton ushqyeshmërinë e dobët të tyre dhe në fund edhe vdekjen, e kjo është, kur janë në pyetje zemra dhe truri, shkak i sulmit të zemrës apo derdhjes së gjakut në tru. Edhe pse ky proces (arterioskleroza) zgjat me vite, futja e tepërt e yndyrnave të ngopura në organizëm e përshpejton me të madhe. Prandaj mjekët këshillojnë ndryshimin e mënyrës së të ushqyerit në kuptim të futjes më të vogël në organizëm të yndyrnave të ngopura, kurse futjen në të ushqyerit tonë të yndyrnave të pangopura.
YNDYRNAT E PANGOPURA më shpesh gjenden në perime, vajin e bimëve dhe shumë lloje të peshqive, dhe janë shumë të dobishme për organizmin sepse ndihmojnë tajitjen e kolesterolit dhe zvogëlojnë përqëndrimin e tij në gjak. Gjithashtu, zvogëlojnë edhe nivelin e arteriosklerozës në arteriet koronare të cilat janë të obliguara për ushqyerjen e zemrës.
Vaji i ullirit dhe shëndeti
Vaji i ullirit hyn në yndyrnat mono të pangopura dhe përmban 77 përqind të acideve yndyrore të pangopura të cilat zvogëlojnë të ashtuquajturin kolesterol “të keq” (LDL) dhe shtojnë koncentrimin e kolesterolit “të mirë” (HDL) në gjak. Vajërat tjerë bimore LDL-në e ulin, por në HDL-në aspak nuk veprojnë, përderisa në rastin e margarinës dhe yndyrnave bimore veprimi madje është i kundërt.
Vaji i ullirit përmban vetëm 4-12 përqind të yndyrnave shumëfish të ngopura, të cilat kur të oksidohen mund të sjellin deri te dëmtimi i enëve të gjakut. Kur janë në pyetje yndyrnat e ngopura, vaji i ullirit përmban gjithsej 9 përqind, vaji i misrit mbi 30 përqind, kurse i lulediellit madje 69 përqind! Dy elementet tjera përbërëse të vajit të ullirit që janë të rëndësishme për shëndetin janë vitamina E dhe polifenolet. Vetëm një lugë çaji vaj ulliri kënaq 8 përqind të nevojave ditore të organizimit për vitaminën E, ndërsa polifenolet zvogëlojnë rrezikun nga artioskleroza dhe disa llojeve të kancerit (madje deri 45 përqind te gratë që e konsumojnë për çdo ditë).
Ekzistojnë pohime se vaji i ullirit shëron të thatët e organeve të tretjes, si dhe pengon formimin e gurit në tëmth. Gjithashtu, i shkëlqyeshëm është trajtimi edhe në rastin e mjekimit të të djegurave, kurse dermatologët pohojnë se ai përmban UV faktorin mbrojtës 20, prandaj edhe e rekomandojnë si vaj për rrezitje (pas nënshtrimit në diell).
Vaji i ullirit përmban edhe yndyrna esenciale të cilat trupi i njeriut nuk mund t’i sintetizojë, andaj në organizëm duhet t’i futë me ushqim. Përveç materieve të përmendura, vaji i ullirit përmban edhe vitaminat K, A dhe D, të cilat kanë karakteristika antioksiduese, gjegjësisht i japin veprim mbrojtës organizmit tonë.
Mënyra më e mirë e njohjes është të menduarit për dhuntitë e All-llahut për njeriun.
Përkujtojmë ajetin vijues: “Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t’i vjelë). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni, pra, frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë”. (El-En’am: 99)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Dobite e vajit te Ullirit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vaji i Ullirit dhe Ulliri
» 18 Dobitë e Namazit
» DUAJA DHE DOBITE E SAJ
» Dobite e Ajetul Kursise
» Dobitë e ajetul-kursisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Shkencë-
Kërce tek: