Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 FESTIMI I MEVLUDIT DHE KULTURA E IMITIMIT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

FESTIMI I MEVLUDIT DHE KULTURA E IMITIMIT Empty
MesazhTitulli: FESTIMI I MEVLUDIT DHE KULTURA E IMITIMIT   FESTIMI I MEVLUDIT DHE KULTURA E IMITIMIT Icon_minitimeFri Feb 11, 2011 9:36 am

FESTIMI I MEVLUDIT DHE KULTURA E IMITIMIT MevludPrej frazave të përhapura te njerëzit është “me të jemi rritur dhe me të jemi plakur”. Kjo frazë i përshtatet disa veprave të muslimanëve, të cilat nuk ishin të njohura për brezat e parë. Ajo gjë të cilën shfrytëzuesit dhe shpërdoruesit e ushtronin kot e kot midis umetit, dhe me atë pastaj, gjatë çdo periudhe shumë koka mediokre e pasuan me padije dhe me imitim të verbër, saqë me kalimin e kohës thuajse e shndërruan në një fe të shtrembëruar, të njëjtën gjë po e hasim edhe sot me veshje të çuditshme, dhe pamje që nuk i ngjajnë aspak thelbit të pastër dhe të kulluar.
Me siguri Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, e parashikonte këtë fund të keq dhe kishte frikë për njerëzit e tij, prandaj tha: “Ai që do të jetojë më shumë, do të shohë shumë kundërshtime. Kujdes nga gjërat e shpikura, sepse ato janë devijim. Kush prej jush e arrin atë kohë, le t’i mbahet rrugës sime dhe rrugës së kalifëve të drejtë dhe të udhëzuar. Kapuni fort në këtë rrugë me dhëmballë”. [1]

E shpërdori kush e shpërdori Islamin – për ndonjë qëllim të tijin – pas shekullit të tretë nga hixhreti, dhe abuzuan shumë prej atyre që i mashtroi vetja, jo me veshjen e një armiku të qartë, por me metodën e një shoku me dredhi dhe një miku me tradhti. Çdoherë që abuzonin me shigjeta të helmuara pas shpine, riktheheshin me manovra të holla për t’i dhënë gajret muslimanëve para fytyre.

Adeti i Mevludit është vetëm një nga format e abuzimit me Islamin, e që për herë të parë u shfaq në një nga periudhat më të errëta të historisë, gjegjësisht në periudhën e shtetit Ubejdij, në kohën e udhëheqjes së Muiz Lidinal Fatimiut. Në këtë periudhë ndodhën edhe shumë ndryshime medhhebore, që mëtonin të theksojnë epërsinë e shiave fatimi në Egjipt. Ezanit i kishin shtuar edhe këtë fjali: “Hajj alel hajril amel – Ejani në punën më të mirë”; rekatit të dytë në namazin e xhumasë i kishin shtuar edhe një lutje të veçantë (kunut); në hutben (ligjëratën) e ditës së xhuma do të shtonin fjalët: “O Allahu ynë, çoi bekimet e Tua mbi Muhamedin e zgjedhur, mbi Aliun me të cilin jemi të kënaqur, mbi Fatimen e lartë, mbi nipat e Pejgamberit, Hasanin dhe Husejnin, nga të gjithë këta Ti e largove ndyrësinë dhe i pastrove mirë”.

Ndonëse shteti ejubit i anuloi këto bidate, Memalikët i dhanë shumë rëndësi, sidomos manifestimeve me moton: “Ditëlindja e Pejgamberit” dhe vepruan për përhapjen dhe rrënjosjen e tyre. Më vonë erdhën osmanlinjtë, të cilët i preferuan dhe iu pëlqyen këto veprime, por ndoshta e përvetësuan nga “epidemia” që mund të vinte si rezultat i raporteve të ngushta ndërmjet osmanlinjve dhe shtetit Memalik. Mirëpo festat e mevludit në shoqërinë osmane, përgjatë tre shekujve të parë të saj, as që përmendeshin përkundër rrethanave që ishin me të vërtetë të përshtatshme. Nga rrethanat më të fuqishme ishte përhapja e shumë tregimeve nga jeta e Pejgamberit dhe dhimbjet e familjes së Pejgamberit, të cilat i rrëfenin tregimtarët gojarisht nëpër mexhliset dhe festimet që kishin. Këto tregime letrarët turq i kanë përmbledhur në formë proze dhe poezie. Nga ato libërthi më i njohur është “Vesiletu Nexhat – Mjeti për shpëtim” që e përpiloi poeti turk Sulejman Çelebi në qytetin Bursa në vitin 1409 G. Ajo është një poemë lirike në gjuhën turke, por me dialekt osman dhe përmban 800 vargje. Aty poeti përmend mrekullitë dhe lëvdatat e Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem. Sot, nuk ka turk sunij, që në shtëpinë e tij të mos ketë një kopje të këtij libërthi, i cili është i botuar me shkronja latine, por edhe me shkronja arabe, megjithëse ajo e para është më e përhapur. Shumica e “lexuesve të mevludit” këtë poemë e dinë përmendësh, sidomos anëtarët e “Shoqatës së Mevludit të Pejgamberit” të cilët janë të specializuar për këndimin e kësaj poeme gjatë manifestimeve. Ata janë një grup, të cilët ftohen nga familjet e pasura, qoftë në raste gëzimi apo pikëllimi.

Kjo poemë te turqit sunij gëzon të njëjtën pozitë që gëzon “el Burde” tek arabët sufij. Aty ka tejkalime kufijsh sikurse ato që gjenden tek “el Burde”. Fatkeqësia më e madhe është fakti se mevludi në imagjinatën e shumë turqve gëzon një pozitë jo më të ulët se Kurani Fisnik. Te mevludi ata gjejnë bekimin dhe faljen për të vdekurit e tyre. Këto që po themi mund të shihen qartë në lutjet e tyre, kur ata lexojnë:

“İlahi ya rabbi, okumuş olduğumuz bu mevlidi şeriften hasıl olan sevabı Sevgili peygamberimizin ve bűtűn geçmişlerimizin ruhlarına hediye eyledik sen vasıl eyle”.

“Sa sevabe që u bënë prej këtij këndimi, më të dobishmit të gjithë njerëzve dhe më të mirit të gjithë pejgamberëve, shefaatbërësit në ditë t’mahsherit, Muhamed Mustafas, mubarek shpirtit t’tij hedije ja bëjm”. [2] Kjo është një shpikje [3] për të cilin Allahu nuk ka zbritur ndonjë argument.

Ritualet e mevludit në Turqi

Festimi i ditës së mevludit bëhet nëpër xhami, aty vjen Muftiu i Turqisë, hoxhallarë, politikanë, biznesmenë dhe shumë njerëz të tjerë. Mirëpo deri tani nuk është dëgjuar asnjë prej hoxhallarëve turq t’i ketë bërë ndonjë studim kritik kësaj poeme, nga këndvështrimi i besimit të drejtë. Ndërsa poemën arabe “el Burde” shumë hoxhallarë të vendeve arabe e kanë studiuar dhe kanë sqaruar vendet ku është tepruar apo ku është kundërshtuar besimi i Njësimit (Teuhidit) në Islam. Kjo aludon se hoxhallarët në Turqi kanë vetëm njohuri sipërfaqësore lidhur me Teuhidin, por ndoshta kjo ka të bëjë edhe me faktin se arabishten e njohin dobët. Më anon mendimi se distanca fetare dhe gjuhësore në shoqërinë turke ishte pengesa më e madhe për të kuptuar plotësisht Islamin, që nga dita kur e përqafuan këtë Fe, edhe pse të shprehurit e përkatësisë dhe të qenit krenarë me këtë Fe është shumë e theksuar nga ana e tyre. Po ashtu dashuria e madhe ndaj Kur’anit dhe Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, është e dukshme... Ky problem i madh, medoemos duhet të studiohet nga ana e asociacioneve të ndryshme shkencore dhe të hulumtohet në thelb nga këndvështrime të ndryshme, në mënyrë që të gjejë shkaqet, të cilat sollën edhe probleme tjera, që po mundojnë edhe sot botën islame.

Dita e Mevludit për të parën herë u festua në periudhën e Sulltan Muratit të Tretë (1574 G – 1595 G), i cili është sulltani i dymbëdhjetë në radhë nga osmanlinjtë. Ai, sipas historianëve specialistë neutralë, kishte një biografi jo të mirë. Prej ndodhive më të rëndësishme që flasin për këtë janë: që në ditën kur u inaugurua sulltan, ai vrau pesë vëllezërit e tij, ishte i varur nga alkooli, i dhënë pas fjetjes me gra, shoqërohej me mendjelehtë, i shfrytëzonte pasanikët dhe harxhonte pa hesap nga arka e myslimanëve.

Në librin e vyer “Sulltanët Osmanlinj”, historiani Reshat Ekrem Kuxhu thotë: “Mbrëmjet gazmore që u organizuan me rastin e synetllëkut të djalit të tij Muhamedit, zgjatën 35 ditë, ndërsa harxhimet që u bënë brenda kësaj kohe arrinin sasinë e harxhimeve që u bënë për hapjen e kanalit të Suezit. Dita e mevludit u zyrtarizua me dekret sulltanor, të cilin e nxori Sulltan Murati i Tretë gjatë ditëve të këtyre mbrëmjeve gazmore në vitin 1582 G. Mjafton kjo për të demaskuar sekretin e asaj që njerëzit sot e quajnë “dita e mevludit”.

Poemat e mevludit në Turqi, dallohen gjuhësisht edhe nga dallimet etnike të Ehli Sunetit. Që të gjithë, arabë, kurdë, zazë dhe çerkezë e këndojnë mevludin në gjuhën e tyre, ndërsa më i përhapuri dhe më i njohuri është mevludi i autorit Sulejman Çelebiu, i cili fillon kështu:

Allah emnin ta përmendim pa ia nda

Me nisë punën me të gjithkush borxh e ka [4]

Pason mevludi i autorit kurd Mela Bate, i cili njihet edhe me emrin Mulla Hasan Ertushi. Mevludi i Ertushit në të kaluarën e afërt ishte i ndaluar të botohet dhe të shpërndahet, mirëpo më vonë pushteti e lejoi, në kuadër të kërkesave të kurdëve dhe me presionin e jashtëm nga Bashkimi Evropian, ndaj të cilit Turqia kishte një nënshtrim të dukshëm.

Nga kjo pasqyrë që po bëjmë brenda këtyre pak rreshtave, pa bërë ndonjë koment të veçantë, shohim një dëshmi të qartë për shpërndarjen, copëtimin dhe përçarjen e trishtueshme që kapluan Umetin Islam, si rezultat i shndërrimit të Fesë në një zinxhir traditash. Kjo pasqyrë imponon vetveten në tërë vatanin e madh Islam, gjë e cila na thërret të mendojmë thellë për çështjen e traditave të shpikura në emër të Fesë.

Në këtë rast meriton të përmendet edhe fakti se secila pjesë e këtij Umeti merr një qëndrim kundrejt Islamit varësisht prirjeve dhe kulturave të trashëguara që nga injoranca, të cilat janë në kundërshtim – me përjashtime të vogla – me gjërat që ka vendosur Kur’ani dhe Suneti. Këto qëndrime shkurtimisht janë të përmbledhura në tri grupime kryesore: qëndrimi sufi (i dervishëve), qëndrimi fanatik medhhebor dhe qëndrimi filozofik. Por kjo është një temë, e cila duhet të studiohet në veçanti, ndërsa tradita e “ditës së mevludit” është një shenjë që përfaqëson qëndrimin sufi dhe njëkohësisht qëndrimin fanatik medhhebor, të sheshit turk në veçanti.

Pra, festimi i ditës së mevludit nuk qenka kryekëput një traditë, që debatohet vetëm fetarisht duke e përshkruar atë si një bidat, ndonëse ky shkak është më i forti, por është një çështje, e cila ka rrënjë historike, shoqërore dhe kulturore dhe ka nevojë për më shumë studim dhe hulumtim.



[1] Tirmidhiu në Sunenin e tij, tema: Dija nga Resulullahu, salallahu alejhi ue selem.

[2] Përkthimi që solla është teksti origjinal nga kjo lutje, që lexohet në trojet shqiptare dhe jo përkthimi tekstual i tekstit të mësipërm.

[3] Shpikje këtu numërohet: të shpresosh sevape nga një poemë dhe të njëjtat t’ia dhurosh Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem.

[4] I njëjti mevlud është i përhapur edhe në trojet shqiptare.



Feridudin AYDIN (studiues nga Turqia)



Përktheu: Omer BERISHA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
FESTIMI I MEVLUDIT DHE KULTURA E IMITIMIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Festimi i mevludit dhe kultura e imitimit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: