Sa i përket shirkut të idhujtarëve në kohën e të Dërguarit të All-llahut nuk ka qen shirk në teuhidin rububije, sepse Kurani vërteton një gjë të tillë dhe lajmëron se shirku i tyre ka qen në adhurim. Sa i përket teuhidit rububije, ata besonin se All-llahu është zoti i vetëm,se ai iu përgjigjet lutjeve të nevojtarëve, ai i largon dënimet dhe të tjerat që cekën në shumë ajete Kuranore se ata i pranonin. Por shirku (idhujtaria) e tyre ka qen në adhurim, ata adhuronin dikë tjetër krahas All-llahut, kjo është shirk (idhujtari) që të nxjerr prej islamit. Teuhidi është një fjalë që ngërthen në vetvete njësimin, pra të njësosh diç , andaj Allahu ka disa të drejta që patjetër duhet të njësohet ndërsa këto të drejta ndahen në tri pjesë:
1. E drejta e mbretërimit.
2. E drejta e adhurimit.
3. E drejta e emrave dhe cilësive te tij
Duke u bazuar në këtë dijetarët islam e ndanë teuhidin në tri pjesë edhe atë në: teuhid er-Rububije, Uluhije dhe el Esma vel Sifat.
1. Teuhid Rububije
Ky teuhid është të pranuarit dhe të besuarit se vetëm Allahu është Zoti i gjithë botëve, Krijues dhe Furnizues i tyre, Mbikëqyrës dhe Sundues i vetëm i tyre.
Këtë lloj të teuhidit e kishin pranuar dhe besuar edhe politeistët e kohës së Muhammedit, alejhi selam, ku të gjithë dëshmonin se Allahu është Zoti, Krijuesi, Furnizuesi, Mbikëqyrësi, Sunduesi, Dhuruesi dhe marrësi i jetëve të krijesave, ku thotë Allahu në Kuran: ”Në qoftë se i pyet ata (politeistët) se kush i ka krijuar qiejtë dhe tokën, dhe i detyroi diellin dhe henën (në rrugëtimin e caktuar)? pa dyshim se do të përgjigjen: Allahu. E si atëherë shmangen (nga e vërteta).” (El-Ankebut, ajeti 61).
2. Teuhid esma ve sifat
Është të besuarit dhe te vërtetuarit e emrave dhe cilësive të All-llahut dhe qenies së Tij, pa ndonjë shtrembërim ose përngjasim, formësim dhe keqkuptim të këtyre emrave dhe cilësive, por të besohet dhe cilësohet All-llahu ashtu si e ka cilësuar Ai vetën e Tij, dhe ashtu si e ka përshkruar Atë i dërguari i Tij Muhammedi, alejhi selam (duke mos tejkaluar Kur’anin dhe sunnetin). Thotë All-llahu në Kur’an: ”Asgjë nuk i përngjan Atij dhe Ai dëgjon dhe sheh” (esh-Shura, 11), d.m.th ne nuk guxojmë që me zemrat tona, imagjinatat dhe gjuhët tona t’i krahasojmë cilësitë e Tij me cilësitë e krijesave të Tija si dhe të pyesim a thua si është qëndrimi i All-llahut mbi Arsh ose si është dora e Tij, etj.
3. Teuhid el-Uluhije
Është teuhidi i adhurimit, d.m.th njësimi dhe veçimi i vetëm All-llahut me të gjitha llojet e ibadeteve (adhurimeve) që ka urdhëruar Ai: në lutje, frikë, shpresë, mbështetje, pendim, kërkim të ndihmës dhe mbrojtjes, betim dhe zotim, e shumë lloje të tjera të adhurimeve që jemi të urdhëruar në realizimin e tyre.
All-llahu i lartësuar thotë: “Thuaj: “Unë jam i urdhëruar ta adhuroj All-llahun, të jem i sinqertë në adhurimin ndaj Tij!”. (Zumer, 11)
“Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet.” (Nisa 36)
“Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë: “All-llah është ai, Mesihu, biri i Merjemes”. E vetë Mesihu, (Isai), tha: “O beni israilë, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës”. (Maide 72)
“S'ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.” (Nisa 48)
“Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehennem”. (Gafir 60)
“Thuaj: “O ju jobesimtarë! Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni! As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj! Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni! Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj! Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!” (Kafirun 1-6)
Ibën Uthejmin
Përktheu: Abdyl FUGA
Teuhid.NET
www.teuhid.net