Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Virtytet e Namazit të Xhumasë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
hafiz suad shabani




Numri i postimeve : 26
Join date : 23/02/2010

Virtytet e Namazit të Xhumasë Empty
MesazhTitulli: Virtytet e Namazit të Xhumasë   Virtytet e Namazit të Xhumasë Icon_minitimeTue Apr 12, 2011 12:34 pm

Virtytet e Namazit të Xhumasë

I Lavdëruar qoftë All-llahu s.v.t..

Janë transmetuar hadithe të shumtëa nga i Dërguari (Alejhi Selam), të cilat na i sqarojnë dobitë dhe mirësitë e Namazit të Xhumasë. Për shembull:

1.- Muslimi (233) transmeton nga Ebu Hurejra (All-llahu e mëshiroftë) se i Dërguari (Alejhi Selam) ka thënë:

" Pesë namazet ditore, dhe prej Xhumasë deri te tjetra, janë shpërlarje e çfarëdo mëkati të bërë në ndërkohë, derisa nuk është prej mëkateve të mëdha."

Transmetohet nga Ebu Hurejra (All-llahu e mëshiroftë), se i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thënë:

" Kushdo që bën ghusëll (sh.p.larja e tërë trupit) e pastaj shkon ta falë Xhumanë, dhe falet aq sa All-llahu kërkon prej tij, dhe dëgjon me kujdes deri sa të mbarojë hutbeja (sh.p.ligjerata e Imamit para faljes së Namazit të Xhumasë), pastaj falet me të (me Imamin), do të falet (mëkatet) në mes kësaj dhe Xhumasë së ardhshme dhe tri ditë më tepër." Transmetohet nga Muslimi, 857

Neveviu ka thënë:

´ Dijetarë kanë thënë se, me fjalët se do të jetë i falur në mes të dy Xhumave dhe tri ditë më tepër, do të thotë se veprat e mira kanë vlerën e dhjetëfishtë të tyre, kështu që njeriu do të shpëblehet me dhjetë hasenete për çdo vepër të mirë të tij, të bërë këtë Xhuma. Disa nga sahabet tanë kanë thënë: domethënia e fjalës në mes të dy Xhumave është prej Namazit të Xhumasë dhe hutbes deri në të njëjtën kohë të Xhumasë së ardhshme, kështu që do të bëhen shtatë ditë, as më pak as më shumë, dhe këtyre u shtohen tri ditë, duke i bërë kështu gjithsejtë dhjetë.´

2.- Shkuarja herët në Xhuma, ka shpërblim të madh.

Buhariu (814) dhe Muslimi (850) transmetojnë nga Ebu Hurejra (All-llahu e mëshiroftë), se i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thënë:

" Kush bënë ghusëll ditën e Xhumasë, sikurse bën ghusëll për xhunubllëk, pastaj shkon për tu falur (në orën e parë,p.sh.,herët), është sikurse të kishte sakrifukuar një deve. Kush shkon në orën e dytë, është sikurse të kishte sakrifikuar një lopë; kush shkon në orën e tretë, është sikurse të kishte sakrifikuar një dash me brina; kush shkon në orën e katërt, është sikurse të kishte sakrifikuar një pulë; kush shkon në orën e pestë, është sikurse të kishte sakrifikuar një vezë. Kur të dalë imami, melaqet vijnë për të dëgjuar hutben."

3.- Nëse njeriu ecën për në Namazin e Xhumasë, për çdo hap të tij do të shpërblehet sikurse të kishte agjëruar dhe falur kijjam për një vit.

Transmetohet nga Avs ibn Avs el-Thakafi se, i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thënë:

" Kush bënë ghusëll ditën e Xhumasë dhe shkakton (gruan e vete) të bëhet ghusëll, dhe niset herët dhe i afrohet imamit dhe dëgjon dhe ri i qetë, për çdo hap që e bën do të ketë shpëblimin e agjërimit dhe faljes kijjam për një vit." Transmeton Tirmidhiu,496; Albani (All-llahu e mëshiroftë) e klasifikon si Sahih në Sahih el-Tirmidhi,410

Ibn Kajjimi thotë në el-Ma´aad, 1/285:

´ " Shkakton (gruan e vete) të bëhet ghusëll" do të thotë të ketë marrëdhënie me gruan e vete. Kjo është mënyra se si e kanë interpretuar Vakiitë.´

El-Hafiz ibn Haxher (All-llahu e mëshiroftë), pasi citoi hadithin i cili flet rreth virtyteve të Namazit të Xhumasë, ka thënë:

" Atë që cituam, nëse e përbledhim, na tregon se falja e mëkateve prej një Xhumaje deri në Xhumanë tjetër, nënkupton përmbushjen e të gjitha kushteve që i përmendëm më lartë, respektivish bërjen e ghuslit, pastrimin, parfumosjen, veshja e rrobeve më të mira, ecja e qetë dhe me dinjitet, mos të ecet përmbi njerëz, mos të hyjë ndërrmjet dy njerëzve, mos ofendimi i tjerëve, falja e namazeve nafile (vullnetare), dëgjimi i kujdesshëm dhe shmangia nga bisedat boshe."



All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Virtytet e Namazit të Xhumasë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Virtytet e Namazit të Xhumasë
» Dyshime rreth namazit
» Forma e Namazit...
» Keqbërësi i namazit të tij
» 18 Dobitë e Namazit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Namazi-
Kërce tek: