Shenjat e dashurise ndaj Allahut te Madheruar
Dije se cdokush pohon se e adhuron Allahun e Madheruar dhe se eshte lehte te pohohet, por veshtire te argumentohet. Kur pohon se e adhuron Allahun e Madheruar njeriu nuk guxon t’i lejoje vetes te mashtrohet nga mashtrimet e shejtanit dhe truket e shpirtit, perderisa eshte ne provim dhe nuk deshmon se ka shenja te nje dashurie te tille. Ne shenjat e dashurise se njeriut ndaj Allahut te Madheruar bejne pjese:” deshira per t’u takuar me Allahun ne Xhennet, qe me shume te doje ate qe e do Allahu i Madheruar se ai vete, qe fshehtas dhe haptas te kerkoje te largohet nga pasimi i deshirave dhe pasioneve dhe te mos e kaploje kotesia e pertacia, te jete i vendosur ne devotshmeri ndaj Allahut te Madheruar dhe ne perpjekje qe t’i afrohet sa me shume me namaz joobligativ (nafile). Kush e adhuron Allahun sinqerisht, ai nuk eshte i pa degjueshem, ndones parimisht mosndegjesa nuk eshte ne kundershtim me dashurine, por me persosmerine e saj, ngase sa shume njerez e duan shendetin, por serisht ushqehen me ate qe eshte e demshme per te. Kjo per shkak se njohja mund te dobesohet, nderkaq qe kerkesat dominojne, e qe njeriu nuk eshte ne gjendje te kryeje dicka ne ate qe pasqyrohet dashuria. Per kete deshmon edhe hadithi te cilin e percjell Numani, ne te cilin thuhet se e kane sjellur shpesh te Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe ky u kishte thene qe mos ta sillnin me. Kur serish e sollen, nje njeri e qortoi duke i thene:” Perse e sjellin kaq shpesh?” por Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i tha :” Mos e qorto, ngase ai e do Allahun dhe Pejgamberin e Tij!” qe do te thote se mosndegjesa ndaj Pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) nuk e ka privuar ndaj dashurise, por e ka privuar nga persosmeria e saj.
Ne shenjat e dashurise ndaj Allahut dhe te Pejgamberit te Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe fjala e besimtareve.
Ne shenjat e dashurise ndaj Allahut, gjithashtu, hyn edhe te izoluarit e njeriut, bisedimi me Allahun e Madheruar dhe te lexuarit e librit te Tij ( Kuranit ). Andaj njeriu duhet te izolohet sa me shume, ne kohen e nates, kur te tjeret flejne gjume, te ngrihet dhe te kryeje namazin e nates dhe te kenaqet ne vetmi duke biseduar me Allahun e Madheruar.
Ne shenjat e dashurise ndaj Allahut te Madheruar hyn edhe ajo qe njeriu ndaj muslimaneve eshte i bute dhe meshirues, ndersa ndaj armiqeve te vet eshte i ashper dhe guximtar, sic thote i Lartesuari, duke pershkruar besimtaret:…te ashper ndaj jobesimtareve, por meshirues midis tyre ( El -Fet’h, 29 ). Nje nga shenjat e dashurise ndaj Allahut gjithashtu eshte qe njeriu, kur eshte fjala per Allahun, te mos frikesohet nga qortimi i dikujt tjeter. Te gjithe keto jane shenja te dashurise ndaj Allahut te Madheruar.
Kur te dikush gjenden te gjitha keto shenja, dashuria e tij eshte e plote, dhe ne boten tjeter do te kete pije te paster te Xhennetit, per dallim nga ai dashuria e te cilit ndaj Allahut eshte ngaterruar me dashuri ndaj dikujt tjeter, pos Tij, si pasoje e se ciles edhe pija do t’i perzihet, sic thuhet ne fjalet e Allahut te Madheruar:…U jepet te pijne pije ne ene te mbyllura. Pije qe ne fund i vine era misk! E per kete le te garojne ata qe lakmojne te miren. Dhe kjo pije eshte e perzier me uje nga Tesnimi, krua nga i cili do te pijne vetem te afermit e Zotit. ( El- Mutaffifun,25-28 ).
Gjithashtu i Lartesuari thote se per vepra te pastra do te kete edhe shperblim te paster, ndersa per vepra te keqia edhe shperblim te keq: E kush punoi ndonje te mire, qe peshon sa grimca, ate do ta gjeje.Dhe kush punoi ndonje te keqe, qe peshon sa grimca, ate do ta gjeje. ( Ez-Zelzele,7-8 )