Dhikri permbledh te gjitha adhurimet
Seid ibn Xhubejr ka thene:” Cdo njeri qe ben nje pune per hir te Allahut duke iu nenshtruar Atij, ai konsiderohet se e permend Allahun”.
Disa prej dijetareve te hershem e kane lidhur dhikrin me disa forma me te vecanta. Atau ka thene:” Grupet e dhikrit jane mexhliset ku diskutohen gjerat e lejueshme
dhe te ndaluarat, si per shembull: shitja, blerja , falja, agjirimi, martesa, divorci, haxhi etj”.
Kurtubiu ka thene:” Kuvendet e dhikrit jane kuvendet ku diskutohen ceshtjet e dijes dhe adhurimit, Fjala e Allahut dhe Sunneti i te Derguarit te Tij.
Ne to diskutohet per rrugen e drejte qe kane ndjekur te paret tane te drejte dhe theniet e dijetareve te shquar qe jane mesuar dhe praktikuar pa asnje shtim apo risi dhe pa asnje motiv apo lakim te skajshme”.