Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Për ty Nënë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Për ty Nënë Empty
MesazhTitulli: Për ty Nënë   Për ty Nënë Icon_minitimeFri Apr 22, 2011 9:07 am

Për ty Nënë Nena-femija-115x115Të flas sonte për nënën, s’besoj të të mbetet hatri ty baba,sepse dhe ti fjalën nënë shqiptove për herë të parë!
Që të dy u kujdesët për mua,por se ç’më thotë zemra, vetvetiu nënën kërkon më shumë.
Nënë, unë u rrita, madje dhe u plaka, por sado thinja të më dalin në kokë dhe sado rudha ti shtohen fytyrës sime,
…për ty do të mbetem përherë biri yt i vogël, biri yt foshnjërak, dhe saherë të më marrë malli,do ta mbështes kokën në prehërin tënd,do të qëndroj aty nën kënaqësinë e ledhatimeve të tua.
Sa i ëmbël ledhatimi yt! Sa e butë dora jote!
Ajo dorë që iu besua djepi!
Ajo dorë që iu besuan brezat!
Nuk mund ta imagjinoj se sa krenare duhet të jesh ti nënë për këtë mision human që të është besuar,
për ato vlera të larta dhe për atë dashuri,dhimshuri e mëshirë që Zoti i botërave ka mjellë në zemrën tënde!
Tani, tani po më vijnë në mendje,kujtime nga më të bukurat,kujtime për të cilat më merr malli!
Kush më mbarti brenda vetes për nëntë muaj me radhë?
Kush mi njomi buzët për herë të parë?

Ishe ti, nënë

Kush kujdesej për mua?
Kush vraponte pas meje kur unë rrëzohesha dhe e ëmbëltonte me puthje vendin e vrarë?

Ishe po ti, nënë

Kush më fali dashuri, ngrohtësi e ledhatime?
Kush më mësoi të dua, të jem i butë, i ëmbël dhe i sjellshëm?

Ishe ti, nënë,ti nënë e shtrenjtë

Oh nënë,sonte fjalët dorëzohen përpara asaj që ndjen zemra.

E shoh se jam shumë i paaftë të them atë që ti meriton!

Njëherë dikush e pyeti Muhamedin (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të), se kujt duhej tia kushtonte më së shumti mëshirën e tij.
Ai iu përgjigj: “Nënës tënde.”
“Po pastaj?”
“Nënës tënde”
Sërish e pyetën:
“Po pastaj”
“Nënës tënde” u përgjigj.
Dhe kur e pyetën për të katërtën herë, u përgjigj
“Babait”.

Ndërsa Allahu i madhëruar thotë në Kuranin e Tij famëlartë.
“Zoti yt ka urdhëruar të mos adhuroni tjetër përveç Tij dhe të silleni mirë me prindërit. E nëse ndonjërin prej tyre apo të dy, i zë pleqëria nën kujdesin tënd, mos u thuaj atyre “as of e as oh”. Mos ji i vrazhdë ndaj tyre e thuaju fjalë të mira. Dhe në shenjë mëshire shtrije krahun përulës e respektues ndaj tyre dhe thuaj: “Zoti im, mëshiroji ata të dy sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” Kuran (17:23-24)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Për ty Nënë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Femra si nene dhe emancipimi i rrejshem

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: