Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Këshilla e Aliut, radiallahu anhu

Shko poshtë 
AutoriMesazh
hanife hamidi




Numri i postimeve : 37
Join date : 14/06/2010

Këshilla e Aliut, radiallahu anhu  Empty
MesazhTitulli: Këshilla e Aliut, radiallahu anhu    Këshilla e Aliut, radiallahu anhu  Icon_minitimeSun Jul 31, 2011 4:15 am

Këshilla e Aliut, radiallahu anhu
el-Istikame

Kumeil Ibn Zijad ka thënë:"Ali ibn Ebi Talib më mori për dore dhe më çoi drejt shkretëtirës. Kur e mbërritëm atë, ai u ul, mori frymë thellë dhe tha:


"O Kumeil Ibn Zijad! Zemrat janë konteinerë, kështu që më e mira ndër to është ajo që ruan më të mirën. Pra, mbaje mend këtë që po ta them.


Njerëzit janë tre llojesh: Dijetari që është rabani1, ai që mëson duke qenë në shtegun e shpëtimit, dhe turma e ngatërruar që ndjek çdonjërin i cili thërret – duke u lakuar me çdo erë -, ata nuk janë të ndriçuar me dritën e dijes, e as që mbështetën në vend të sigurt.


Dija është më e mirë se pasuria. Dija është një mbrojtje për ty, ndërsa je ti ai që duhet ta mbrosh pasurinë. Zekati i dijes është vepra, ndërsa harxhimi e pakëson pasurinë. Dashuria ndaj dijetarit është pjesë e fesë. Dija sjell bindje për dijetarin në jetën e tij dhe e bën atë të ketë reputacion pas vdekjes, ndërsa dobia e pasurisë pushon kur ajo të vdesë. Grumbulluesit e pasurisë kanë vdekur ndonëse ata ende janë të gjallë, ndërsa dijetarët mbeten për sa kohë që të mbetet koha – vetet e tyre humbasin, por shembujt e tyre mbeten në zemrat.


Këtu, vërtet këtu [dhe ai tregoi nga gjoksi i tij], ka dije, vetëm sikur të mund të gjeja mbartës për të. Por, në vend të kësaj kam gjetur se ata kuptojnë shpejt, por s'janë besnikë. Ata përdorin atë çfarë i përket fesë për përfundime të kësaj bote. Ata përpiqen të përdorin dëshmitë e Allahut kundra librit të Tij, duke ndjekur verbërisht njerëzit e së vërtetës, por duke mos pasur mprehtësi/depërtim përsa i përket pranimit të saj.


Dyshimi i shpon zemrat e tyre kurdo që ngrihet ndonjë gjë e diskutueshme. Ata s'janë as kështu as ashtu. Ata nuk dinë ku gjendet e vërteta, dhe nëse gabojnë, ata nuk e dinë pse. Ata kanë rënë nxehtësisht në dashuri me diçka, gjendjen e së cilës ata nuk e dinë, kështu që ata bëhen një sprovë për të tjerët.


Dhe vërtet, e mira më e mirë është për njeriun të cilit Allahu ia ka dhënë të kuptuarit e fesë, ndërsa personit i mjafton si injorancë që ai nuk di rreth fesë së tij. Personi i tillë është i dhënë me pasion pas kënaqësive, i mësuar me ndjekjen e dëshirave, apo është ai që është dhënë pas grumbullimit të pasurisë. Njerëzit e tillë s'janë nga thirrësit e fesë, por ata gjasojnë më shumë me kopenë që kullos. Dhe kështu dija vdes me vdekjen e atyre që e mbartin atë.


O Allah, po! Toka s'do të jetë pa atë që qëndron i drejtë për Allahun me dëshmi, që dëshmitë e Allahut dhe shenjat e qarta mos të shfuqizohen. Ata janë të cilët janë të pakët në numër, por që kanë më së shumti vlerë tek Allahu. Me ta, Allahu shpall dëshmitë e Tij midis bashkëkohasve të tyre dhe kultivon ato në zemrat e atyre që janë të ngjashëm me ta. Me ta, dija mësyn dhe vjen në dritën e vërtetë, kështu që ata që janë mësuar me jetesë të lehtë gjejnë vështirësi në të. Ata gjejnë lehtë dhe ata janë të qetë me atë që u shkakton shtangie injorantëve. Ata jetojnë në këtë botë me trupat e tyre, ndërsa shpirtrat e tyre janë të ngjitur për gjëra më të larta. Ata janë përfaqësuesit e Allahut në tokën e Tij dhe thirrësit për në fenë e Tij. Ah, sa do të doja t'i shihja ata! Dhe kërkoj faljen e Allahut për vete dhe për ty. Nëse do, mund të shkosh".2

1. Rabani: Dijetar i cili vepron në pajtim me dijen e tij dhe ka mprehtësi të depërtojë në gjendjet e njerëzve, kështu që ai i ngre ata në çështjet parësore të dijes para çështjeve më të detajuara dhe të vështira.
2. Transmetuar nga Ebu Nu'ejm në "Hiljetul-Eulija" [1/79-80], el-Hatib el-Bagdadi në "el-Fekih uel-Mutefekih" [1/49-50] dhe Ibn Kethir në "el-Bidajeh uen-Nihaje" [9/47]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Këshilla e Aliut, radiallahu anhu
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Madhështia matematikore e Imam Aliut r.a. "NDARJA E 17 DEVEVE"
» 10 këshilla nga selefët
» Keshilla per Pc e juaj
» Këshilla me vlerë të madhe nga Hasan el Basriu
» 20 keshilla te arta

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Forumi gjeneral-
Kërce tek: