Admin Administratore
Numri i postimeve : 846 Join date : 03/06/2009 Age : 40
| Titulli: Projekti i ditës së Bajramit Sun Oct 30, 2011 12:48 pm | |
| Kujdes, shumë kujdes, pasi sezoni i mirësive nuk ka përfunduar. Kjo ditë është dita e dhjetë e Dhul-hixhes. Vlera e veprave të mira vazhdon. Mos e humb kohën në këtë ditë me gjëra të padobishme. Bajramin mos e llogarit si festë duke bërë mëkat. Kujto urtësitë e Bajramit, si një ditë falënderimi, përkujtimi, bamirësie. Kujdes që të mos të biesh në gjëra të ndaluara (harame), si muzika, përzierja e gjinive etj., që të mos jenë shkak për degradimin e veprave të mira që ke vepruar gjatë dhjetë ditëve. Mëso se dita më me vlerë e vitit është dita e Bajramit. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Dita më e vlefshme tek Allahu është dita e Bajramit, pastaj dita që vjen pas saj.” Plani i kësaj dite: 1. Fillo me namazin e Bajramit, duke qenë i gëzuar dhe i qeshur para muslimanëve. 2. Mbaj lidhjet me farefisin, prindërit, të afërmit, shokët. 3. Ther kurban. | |
|