Braktisja e Kur*anit
Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:
Braktisja e Kur'anit është e shumëllojshme:
1. Braktisja e dëgjimit, besimit të Kur'anit dhe vëmendja gjatë leximit të tij.
2. Braktisja e të punuarit me të dhe të ndaluarit në urdhrat e tij edhe pse e lexon dhe beson.
3. Braktisja e gjykimit në të dhe të gjykuarit me të në të gjitha çështjet.
4. Braktisja e meditimit dhe kuptimit se çka ka dashur All-llahu, subhanehu ve teala, (të thotë) me këto ajete.
5. Braktisja e kërkimit të shërimit dhe të shëruarit me të prej të gjitha sëmundjeve të zemrës.
Të gjitha këto lloje të braktisjes i ka për qëllim fjala e All-llahut:
''E i dërguari tha: '' O Zoti im, vërtetë, populli im e konsideroi këtë Kur'an si (diç) të hedhur.'' (Furkan:30)