Nje dite Resulullahu kishte dale per te blere disa ushqime, rruges takoi nje sherbetore qe po qante.
- Perse po qan?
- Une jam sherbetorja e nje cifuti. Zoteria me dha nje dihrem (lloj paraje) dhe me tha qe me gjysem dihremi te blej nje shishe dhe me gjysmen tjeter te blej vaj. I bleve keto dhe po shkoja ne shtepi, por rruges me rane nga dora, shishja u thy dhe vaji u derdh. Tani nuk di se cfare te bej.
Resulullahu i dha vajzes dihremin qe kishte ne dore dhe i tha:
- Mere kete shko bli shishe dhe vaj dhe coi ne shtepi.
- Tani kam frike se zoteria do te me rrahe ngaqe u vonova.
- Mos ki frike, do te vij dhe une me ty dhe do t'i them qe mos te te beje gje.
U nis sebashku me vajzen per ne shtepine e cifutit dhe trokiti ne dere. Cifuti hapi deren dhe u cudit shume kur pa Resulullahun aty. Resulullahu i'a tregoi ngjarjen cifutit dhe i kerkoi qe ta falte sherbetoren. Cifuti u ul deri tek kembet e Resulullahut dhe tha:
- O Pejgamber i dashur i mijera njerezve, o Pejgamber qe mijera luane me urdherin tend jane gati te bejne cdo gje! Per te ndihmuar nje sherbetore erdhe dhe nderove shtepine e nje njeriu si une. O Resulullah!
Kesaj sherbetorjeje po i fal lirine per haterin tend. Te lutem me meso Islamin!...
Cifuti ra ne shehadet perpara Resulullahut dhe u be musliman, u fut ne shtepi dhe ia tregoi kete pjesetareve te familjes, te gjithe u bene muslimane.
Te gjithe keto ndodhen ne saje te edukates dhe sjeljes te mire te Resulullahut. a .s
kurandhesunet