Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Zeqati si një kriter dallues

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Zeqati si një kriter dallues Empty
MesazhTitulli: Zeqati si një kriter dallues   Zeqati si një kriter dallues Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:14 pm

Zeqati si një kriter dallues

-Falenderimi i takon Allahut që shpalli Kur’anin udhëzim për të gjallët, salavatet qofshin mbi Muhammedin, alejhis-selam, i dërguar si mëshirë për njerëzimin. Vazhdojmë me marrë mësim nga ajetet në suren Araf, mësime të cilat duhet me i ditë secili prej nesh veç e edhe si popull. Allahu pra i dërgoi thatësi dhe fukarallëk popullit faraonit që ata të meçmohen, e kjo ishte vërejtja e parë për to. Pasi ata vazhdonin me qufër dhe inat, Allahu i sprovoi edhe njëherë me disa dënime specifike dhe kjo ishte vërejtja e dytë…
-Kjo është vëllezër një prej mësimeve që duhet me marrë na që mos me na gjet ajo e cila i ka gjet popujt e mëparshëm, na përveç që duhet me marrë ibret prej kësaj duhet me dit se edhe ato që na ndodhin neve, qoftë kjo thatësi dhe verë e nxehtë, e qoftë kjo dimër dhe ftoht i madh është një vërejtje për neve. Na duhet krejt ato që na ndodhin me i kuptu drejtë, muslimanët janë ato që më së miri i kuptojnë shenjat e Allahut, kjo sepse dikush mundet me i dit ndoshta ma mirë shkaqet e afërta; me i përcjell erërat, mjegullën, borën dhe shiun, por vetëm muslimanët e dijnë sebepin ma të madh të sprovave dhe vërejtjeve që ju vinë njerëzve. Ashtu kur muslimani të sprovohet me diçka e para gjë që duhet me bë është ta kontrollon veten se si i ka punët dhe se çka ka ba prej gjunaheve. Dhe muslimani çdo send që i ndodh atij duhet ta din si një shansë për me sabër dhe për me fitu sevape. Dhe kjo është mënyra si muslimani i zgjidh problemet. E para është që i kupton ato drejt dhe ashtu si janë, i gjen shkaqet e problemit dhe i largon ato dhe mandej i bën krejt çka është i udhëzum me bë për me u zgjidh ai problem, për me u largu ajo sprovë apo për me u kalu ajo gjendje. Kështu është puna edhe me fukarrallëkun i cili asht problem dhe për të cilin në vazhdim të hutbeve, inshaAllah, do flasim. Duke përkujtu se Allahu dërgoi këtë fe si udhëzim dhe shpëtim për njerëzit e dijmë se edhe zenginllëki e edhe fukarallëki jaë dy gjendje në të cilat mundet me qenë një musliman por në të cilat duhet sërrish të mbetet musliman dhe mos të habitet. Ashtu muslimani nuk duhet me u habit në fukarrallëk por duhet me ba sabër dhe as në zenginllëk por me falenderu Allahun, subhanehu ve teala . Ne pra për me zgjidh këtë dert duhet me e dit se çka është zenginllëku i vërtetë. Muhammedi alejhis-selam thotë:
“Nuk është pasuri malli i shumtë, por pasuri është pasuria e shpirtit.” Me qenë i kënaqtë me atë që të ka dhënë Allahu është zenginllëki më i madh, kjo sepse kur një njeri nuk është i kënaqt dhe jipet mas dunjaje edhe krejt dunjanë me pas për ate nuk asht boll dhe mbetet sahere fukara në zemër, që është fukarallëki ma i keq. Kurse për në aspekt të mallit me e dit se kush prej neve është fukara e kush zengin ka vetëm një kantar dhe nji kriter dallues. Ai kriter është zeqati. Njeriu ose është zengin, pra e mbush nisabin, kuotën e pasurisë, dhe duhet me dhënë zeqat ose nuk ka aq mall dhe i bie atij me ju dhan zeqati. Nëse ne nuk kemi zeqatin, nëse nuk japim ate, ne atëhere nuk do dijmë asnjiherë as të pasurin e as të varfurin. Ngase kjo nuk mirret vesh as prej hijes e as prej teshave. Sa njerëz ka e që sebep ndershmërisë nuk i qahen kujt dhe prej karshi mundet me u duk se janë zengina pasi ecin temiz, vishen pastër dhe janë razi dhe bëjnë sabër. Ashtu si duhet nji musliamn me qenë. Na mundemi të kujtojmë se ato janë zengina por ndoshta janë fukara që duhet mu atyre me ju ndihmu. Për atë shkak secili që ka dikend vëlla, akraba, kusheri, motër etj. më së miri ia din hallin atij se njerëzit tjerë prej karshi. Për ate edhe duhet muslimani të afërmin e vet së pari me ndihmu. Nëse nuk do ishte zeqati ne ndoshta do kujtonim se secili njeri që qahet se nuk i ec puna e se nuk ka është njëmend fukara. Për atë shkak me dhënien e zeqatit muslimanët përveç që kryejnë njërin prej kushteve të islamit ata edhe njihen edhe ndihmohen edhe janë më afër njëri tjetrit, të gjithë, zengin e fukara. E nëse nuk e japim zeqatin mbas një kohe krejt bahen fukara pasi vjen dënimi i cili i vjen mallit i cili nuk është pastru me zeqat. Si është thënë kahmoti se delen e zeqatit e ha uki kurse malli i cili pastrohet me zeqat dhe sadaka gjithmonë vetëm se shtohet.
- Allahu na dhashtë të mirat në këtë dunja dhe në ahiret dhe na baftë prej atyre të cilët do të ken hesapin e lehtë në ditë të Kijametit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Zeqati si një kriter dallues
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Zekati-
Kërce tek: