Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Empty
MesazhTitulli: Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve   Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:18 pm

Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve

--------------------------------------------------------------------------------

Vërejtje rreth disa gabimeve të cilat bëhen gjatë Agjërimit siedhe disa hadithe të dobëta të cilat përmenden shpesh gjatë Ramazanit, e të cilat i Dërguari i All-llahut [SalAllahu Alejhi ve Selem] nuk i ka thënë.


Dhënia rëndësi dobive shëndetësore dhe shoqërore të agjërimit dhe të harruarit se agjërimi është lloj i veçantë i adhurimit të Allahut [subhanehu ve teala].

Të bërit natën ditë, e ditën natë me pagjumësi gjatë natës dhe fjetje gjatë ditës.

Të fjeturit në kohët e namazeve farz, e sidomos në kohën e namazit të drekës dhe atë të ikindisë.

Harxhimi i tepruar në ushqime dhe në llojllojshmërinë e tyre.

Të humburit e kohës në gjëra të kota dhe të padobishme.

Syfyri i hershëm dhe fjetja për namaz të sabahut.

Vozitja e shpejtë e mjeteve të udhëtimit pak para kohës së iftarit.

Nevrikosja e tepërt gjatë agjërimit, fyerja dhe ofendimi i të tjerëve.

Moskryerja e plotë e namazit të teravisë [më pak se tetë rekate] .

Mbledhja nëpër çajtore dhe kafene për lojëra dhe fjalë të kota.

Dëmtimi i agjërimit me gënjeshtra, përgojim, bartje të fjalëve dhe shaka të ndaluara.

Shfrytëzimi i Ramazanit si rast për fjetje, përtaci dhe moslëvizje.

Ibadeti në Ramazan dhe mospërfillja e tij para dhe pas Ramazanit.

Prezenca në xhamia gjatë Ramazanit dhe lënia e saj pas Ramazanit.

Mosndërprerja e hajes dhe pijes në fillim të ezanit të sabahut por vazhdimi deri në mes ose në fund të ezanit .

Disa njerëz merakosen nëse hanë dhe pinë pa qëllim duke menduar se e kanë prish agjërimin ose nuk e kanë të plotë atë, edhe pse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka bërë të qartë se nuk prish gjë, ngase atë e ka ushqyer dhe ia ka shuar etjen Zoti i tij.


Mostërheqja vëmendjes atij që ha dhe pi pa qëilim, duke e lënë atë të hajë dhe pijë, e cila gjë u jep shkas disave të cilët janë mëkatar që të hanë dhe të pinë haptazi në ditët e Ramazanit para njerëzve.



Vonimi i iftarit pas ezanit, edhe pse shpejtimi i bërjes së iftarit është sunnet në të cilin ka urdhëruar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]


Disa njerëz ndalohen prej përdorimit të misvakut pas agimit duke menduar se kjo çështje e njollos agjërimin e shëndoshë, edhe pse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka përdor misvakun duke qenë agjërueshëm dhe ate në fillim dhe në fund të ditës

Disa njerëz merakosen nëse zgjohen nga gjumi xhunubë (të papastër) duke menduar se kjo gjë e dëmton agjërimin e tij, ndërsa Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] shpeshherë e ka zënë agimi duke qenë xhunub, e pastaj është larë dhe ka vazhduar agjërimin e tij.

Disa njerëz i bëjnë haram marëdhënie me gratë e veta gjatë netëve të Ramazanit, edhe pse All-llahu i Lartësuar thotë : "Natën e agjërimit u është lejuar afrimi grave tuaja,... ".

Disa njerëz i ndalojnë fëmijët e tyre të cilët nuk janë të moshërritur nga agjërimi duke u frikuar për ta se mos po lodhen, edhe pse sahabët, All-llahu qoftë i kënaqur me ta, i kanë urdhëruar fëmijët e tyre me agjërim, edhe pse fëmijët e tyre kanë qenë të vegjël, ashtu që kur kan qarë fëmijët e tyre prej urisë u kanë dhënë lojëra që të mashtrohen dhe që ta harrojnë ushqimin.


Të kaluarit shumicen e kohës në kuzhinat e tyre dhe mosshfrytëzimi i këtyre rasteve të mëdhaja që të pajisen me devotshmëri .



Disa prej grave merakosen nëse i përdorin kënë në ditët e Ramazanit duke menduar se ajo punë ua prish agjërimin, edhe pse këna nuk është prej sendeve që e prish agjërimin.



Disa prej grave i marrin fëmijët e tyre të parehatshëm në xhami me ç'rast u pengojnë atyre që janë duke u falur .


Disa prej grave lidhen në namaz pas imamit, edhe pse u kanë kaluar një apo më teper reqate, kur jep imami selam edhe ato japin selam. Ndërsa, ajo që kërkohet prej tyre është plotësimi i reqateve të cilat u kanë mbetur pa falë.

Mosdrejtimi i safëve dhe plotësimi i tyre dhe lënia e zbrazëtirave mes safeve të tyre kur janë në xhami.


Disa prej grave gjatë kohës së nifasit pastrohen para dyzet ditëve dhe megjithatë nuk agjërojnë derisa t'i plotësojnë dyzet ditë, edhe pse ajo që kërkohet prej tyre është që kur t'ju ndërpritet gjakderdhja në ditët e nifasit duhet menjëherë të vazhdojnë me namaz dhe agjërim, edhe nëse ndodhë kjo para dyzet ditëve .


Të shkuarit në namaz të teravisë vetëm vet me shofer të huaj të cilin nuk e ka farefis, me çka ka bërë një kundërvajtje fetare për shkak të namazit i cili namaz për të është mubah ose mustehab


Disa gra mendojnë se nëse pastrohen prej menstruacionit para agimit (imsakit) dhe nuk kan pasur mundësi që të pastrohen deri sa ka thirë ezani i sabahut, nuk duhet agjëruar atë ditë, pasiqë nuk ka arritur që të pastrohet, edhe pse ato duhet ta agjërojnë atë ditë dhe ju lejohet që të lahen edhe pas ezanit të sabahut .


Disa prej grave mundohen që të jenë sa më të devotshme gjatë këtij muaji, por nëse ju paraqiten atyre menstruacionet, i braktisin të gjitha punët e mira, edhe pse disa prej tyre janë të lejuara, siç janë: të bërit dua, dhikër, istigfar, tespih, të dhënurit sadaka, të dërguarit salavat mbi Muhammedin alejhi selam, të bërit mirë farefisit dhe njerëzve, të ruajturit e gjuhës prej thashethemeve e tj.

Të parfymosurit e disa grave gjatë shkuarjes së tyre në xhami, të cilën gjë e ka ndaluar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] .


Të shkuarit e disa grave në teravi, duke mos qenë të mbuluara me mbulesë islame të plotë, e cila gjë shpie deri në fitne dhe shkelje të regullave islame për të cilen gjë ka ndaluar All-llahu [subhanehu ev teala] dhe ka urdhëruar që femra muslimane të jetë e mbuluar dhe mos t'i shfaq stolitë e saj.


Disa prej grave parfymosen, pasiqë të hynë në xhami, edhe pse ky Iloj i të parfymosurit është i ndaluar .


Disa prej grave i ngritin zërat e tyre në xhami duke biseduar, duke bërë dua ose duke qarë, gjë që është e ndaluar pasiqë edhe kjo eshtë njëiloj i fitnes prej të cilës ka ndaluar All-llahu [subhanehu ve teala]


Shumica e grave angazhohen me gibet, përgojim dhe me thashetheme në muajin e Ramazanit me të cilën gjë e humbin sevapin e agjërimit dhe mbushen me mëkate

Disa prej grave muajin e Ramazanit e bëjnë muaj të përtacisë dhe gjumit, ashtu që shumicën e kohës e kalojnë në gjum, ashtu që aspak nuk i ndiejnë kënaqësi muajit të Ramazanit, po madje as që e kuptojnë hikmetin (urtësinë) e tij .


Disa prej grave nuk kujdesen aspak për vajzat e tyre të cilat hynë në moshën e pjekurisë, pasiqë siç e dimë nëna e ka për obligim që t'ia mësojë regullat e pastrimit mujor dhe kur e ka të lejuar të agjërojë e kur jo, ashtu që shpeshherë ndodhë që vajza e re të agjëron, edhe pse nuk ka të drejtë ta bëjë këtë, por e bën prej mosdijes së regullave .

Të dalurit e grave në treg gjatë muajit të Ramazanit, e sidomos në dhjetë ditët e fundit të tij me arsye se duhet përgatitur për Bajram, gjë që i shkelë normat fetare dhe vjen deri te humbja e kotë e kohës dhe sevapit.



DISA HADITHE TË DOBËTA TË CILAT PËRMENDEN SHPESH GJATË RAMAZANIT E TË CILAT NUK I KA THËNË RESULULLLLAHU [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]

1. Gjumi i agjëruesit është ibadet.


2. Agjëroni nëse dëshironi të jeni të shëndoshë.


3. Kush e ha një ditë të Ramazanit pa arsye, nuk mund ta zëvendëson atë, madje edhe nëse agjëron tërë jetën.


4. 0 All-llah i ynë lësho në ne bereqet në muajin Rexheb dhe Shaban dhe na bën të mundur që ta arrimë Ramazanin.


5. Kush e arrin Ramazanin në Mekke dhe falet në atë muaj sa mundet, All-llahu ia shkruan atij 100 mijë muaj të Ramazanit jashtë saj (Mekkes).


6. Sikur ta dinin njerëzit se ç'është Ramazani, do të kishin dëshiruar që tërë viti të jetë Ramazan .


7. Mos thuani Ramadani (Ramazani), sepse Ramadan është njëri nga emrat e bukur të All-llahut, por thuani muaji i Ramadanit (Ramazanit).


8. Për çdo gjë ka zekat, e zekati i trupit është agjërimi .


9. Me të vërtetë, All-llahu nuk lë askend prej muslimanëve, të cilët gdhinë ditën e parë të Ramazanit, e që mos t'ua kishte falë atyre gabimet .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Vërejtje Agjëruesve dhe Agjërueseve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Agjërimi i Ramazanit-
Kërce tek: