Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Familja si djep i shoqërisë njerëzore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Familja si djep i shoqërisë njerëzore Empty
MesazhTitulli: Familja si djep i shoqërisë njerëzore   Familja si djep i shoqërisë njerëzore Icon_minitimeFri Jul 31, 2009 1:11 am

Nëse familja është djep (burim) i dobishëm për shoqërinë njerëzore, d.m.th. se fëmijët si vazhdimësi e racës njerëzore, duhet të gjejnë mirësi (ngrohtësi), durim dhe çdo mundësi progresi në edukimin e tyre të gjithanshëm. Për këtë qëllim ata duhet të kenë një nënë që kujdeset për fëmijët e saj, jo vetëm si punë honorare, por si një detyrë kryesore dhe primare.

Fëmijët duhet të kenë një baba që ‘sipas natyrës së islamit’ është sikur një imam (prijës) për familje në supet e së cilit janë përgjegjësitë fetare të familjes.

Njeriu respektohet në familje pikërisht përshkak të funksionit (rolit) të shenjtë që ai përmbush.

Kundërshtimi i grave muslimane në shoqërisë islame erdhi kur burrat pushuan të përmbushin rolin e tyre fetar dhe humbën karakterin burrëror dhe patriarkal. Ky është mendimi i dijetarëve më të njohur të botës islame.

Me një shtëpi në të cilën nëna dhe babai janë të kujdesshëm për rolin e tyre me rëndësi dhe e kuptojnë që bota e së nesërmes do të jetë ajo se çfarë kanë bërë me fëmijët e tyre, themeli i shoqërisë do të qëndrojë i pacënuar.

Për edukimin e fëmijëve duhet të qëndrojnë katër etapa (stade) vijuese bazë duke përfshirë periudhën nga lindja deri në moshën 20 vjeçare, kohë kjo kur fëmiu e braktis shtëpinë, dhe që duhet patjetër të jetë mjedisi (ambienti) islam i krijuar në familje.

Psikologjia moderne na mëson se ky ambient ushtron ndikimin më të rëndësishëm mbi fëmiun gjatë viteve të para të jetës. Janë shumë gjëra të vogla dhe të mëdha që e përbëjnë këtë ambient islam.

Kushti kryesor është që prindërit ta duan dhe ta respektojnë njëri-tjetrin (sipas shembujve islam me durim dhe t’i mbajnë më kujdes fëmijët e tyre).

Por gjithashtu është me rëndësi se fëmijët mund të dëgjojnë recitime të bukura nga Kur’ani, që ka inçizime të shkëlqyera në ditët e sotme që ata ta realizojnë kur është ramazani, muaji i agjërimit, kur ditët festive festohen dhe gjithashtu që shoqëria muslimane dhe të afërmit shkëmbejnë vizitat e tyre.

Duhet që shpesh t’i dëgjojmë fjalët si ‘Allah’ dhe ‘Muhammed’ të shprehur me një zë të këndshëm.

Kjo është çka në të vërtetë shumë nga ne e bëjmë në njëfarë mënyre. Por për një ambient islam është gjithashtu e rëndësishme që shtëpia ku muslimanët jetojnë duhet të jetë e furnizuar të paktën me artikuj islam. Fëmijët duhet që përpara syve të tyre të kenë disa bukurshkrime të varura në mur, gjëra që nuk mund t’i shohin në ndonjë shtëpi perëndimore.

Kështu ata qartë do ta ndien veten se janë musliman të cilët do të krenohen për komunitetin e tyre.

Procesi i edukimit

Faza e dytë do të quhej faza e të treguarit (mësuarit tregime islame).

Ne e dimë nga shkencëtarët tanë se si vetëdija e fëmiut formohet nga dëgjimi në moshën e re për tregimet horror dhe të frikësueshme dhe se si mundet në anën tjetër atij t’i jepet prapaskena e tregimeve magjepsëse.

Duhet që t’ia tregojmë tregimet e profetëve të mëparshëm të treguara në Kur’an, t’ia lexojmë shumë tradita madhështore të Profetit Muhammed alejhi selam, dhe të heronjve të historisë islame. Duke mbledhur të gjithë dashurinë, inteligjencën e tyre, ata mund të mbledhin tregime shumë interesante nga e gjithë, kështu që mund të përfitojnë shumë nga kjo. Kjo ngjan zakonisht në periudhën nga 2-5 vjeç, kur fëmijët janë më të etur të dëgjojnë tregime të tilla.

Nëna mund t’i tregoj fëmiut të saj detyrat e tij që duhet t’i kryen në shtëpi. Në këtë mënyrë karakteri i fëmiut definitivisht mund të formohet dhe normat mund të vendosen që të mbajnë vlefshmërinë e tyre përgjatë jetës që do të jetojë.

Detyrat islame

Faza e tretë është e bazuar në dy fazat e mëparshme. Është diçka e natyrshme që një fëmijë dëshiron të imiton namazin (lutjet) e prindërve të tij. Ai merr një sexhade të vogël dhe bëhet si i durueshëm për pak minuta dhe ai dëshiron të mësojë se si të falet dhe se si ta jetëson rutinën që përputhet me islamin.

Së pari, fëmiu nuk do të qëndrojë me këtë gjendje më shumë se disa orë, por ngadalë ai do të menaxhojë gjysmëditën dhe madje edhe një ditë të tërë. Shembull konkret mund të marrë syfyrin dhe iftarin, ushqimet përpara dhe pas agjërimit, dhe vërtetë dëshiron ta jetëson sadopak këtë detyrim fetar islam.

Sa krenar do të jetë fëmiu nëse ai ngrihet në syfyr për të parën herë në mënyrë që të hajë syfyrin me prindërit e tij, pastaj rrjedhimisht çfarë kënaqësie do të jetë për të nëse ai vërtetë e bojkoton ushqimin përgjatë ditës.

Shumë prindër dëshmojnë që fëmiu vetë kërkon që të agjërojë përsëri, në mënyrë që ta ndien veten si i rritur.

Gjithashtu, duhet të ketë mundësinë e dhënies së lëmoshës. Fëmiut duhet t’i jepen ca të holla kështuqë ai vetë të mund t’i harxhojë ato, në këtë mënyrë mëson se disa para duhet t’iu jepen nevojtarëve ose në kutitë që grumbullojnë të holla nëpër xhamia në vend se ai të blejë lodra ose ëmbëlsira, si pasojë kjo do ta vetëdijëson fëmiun se ka detyrime edhe ndaj të tjerëve, sidomos ndaj nevojtarëve në veçanti, dhe muslimanëve në përgjithësi.

Për sa i përket haxhit, fëmiut duhet t’i tregohet se sa musliman në mbarë botën mblidhen në vendet e shenjta për qëllime të rëndësishme që të ndërthurren (bashkohen) së bashku në një vëllazëri duke adhuruar Krijuesin e tyre, duke iu nënshtuar vetëm Atij si rob të të Plotfuqishmit , që nga koha e Ibrahimit alejhi selam.

Fëmiu tash do të jetë një musliman i vetëdijshëm, andaj një bazë e gjërë u është vendosur (krijuar), në të cilën faza e 4 vendosmërisht mund t’i mbështetet .

Trajnimi i jetës

Kjo është faza e përpjekjes (xhihadit). Fëmiu rreth moshës 15 vjeç ka mësuar se jeta në këtë tokë don të thotë sprovë dhe se vetëm ata të cilët i nënshtrohen vullnetit të Allahut me përuljen dhe nënshtrimin më të thellë, mund të dalin suksesshëm nga kjo sprovë.

Sidoqoftë, natyra e pandarë dhe veçanërisht tek të rinjtë është që të kërkojnë një qëllim real në jetë, diçka për të cilën ata përpiqen. Natyrisht, është një shumëllojshmëri e synimeve elementare në jetën e përditshme duke mos neglizhuar detyrat dhe obligimet fetare, duke kaluar provimet shkollore, duke ia dal mbanë me sëmundje, duke nisur një punë të dobishme, duke gjetur një burrë ose grua të dashur dhe duke edukuar fëmijë të mirë.

Të gjitha këto janë arritje individuale të duhura për një bazë të qëndrueshme. Nëse nuk është i udhëzuar me rrjedha të drejta dhe të duhura, lehtë mund të bëhet viktimë e përpjekjeve dhe aspiratave demagogjike që vijnë nga ‘ekspertë’ të rrezikshëm të tillë sikur ’izmat’ e ndryshëm nga nacionalizmi deri te komunizmi.

Përpjekja në çështjen e islamit, ofron shumë mundësi që çdo musliman do ta gjejë fushëverpimin e përshtatur për mentalitetin dhe talentin e tij. Pëpjekja është një luftë kundër të gjitha forcave që sulmojnë islamin nga brenda dhe nga jashtë. Nëse këto sulme janë kryer (zhvilluar) në mënyrë që të përqeshin islamin, t’i dobësojnë traditat dhe zakonet e tij, ose ta minojnë fuqinë politike të saj, ata duhet t’i trajtojmë me seriozitet sepse ata duan t’i shkatërrojnë rrënjët e trashëgimisë sonë.

Një familje, ku ky gjallërim mbahet me vigjilencë, do të jetë garanca më e mirë për një shoqëri islame sepse i jep mundësi të gjithë anëtarëve të familjes të marrin më ndërgjegje mëkëmbësinë, dhe kjo është një nga qëllimet më të rëndësishme të jetës familjare.

Ishte e nevojshme t’i përkushtohemi kujdesit të veçantë në shpjegimin e këtyre etapave kryesore të jetës familjare duke përfshirë aspektin e edukimit qëkur ka lidhje me të ardhmen e shoqërisë njerëzore në tërësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Familja si djep i shoqërisë njerëzore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ndikimi i shoqerise se keqe Dhulkarnejn Ramadani 2
» Video ligjerat ''Ndikimi i shoqerise se keqe'' Dhulkarnejn Ramadani
» FAMILJA E SHËNDOSH SHOQËRIA E SHËNDOSH

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: