"Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër - Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun është lehtë".
Kadaja dhe Kaderi përfshin katër gjëra:
1- Diturinë; Dituria e Allahut subhanehu ue te'ala është mbi çdo send që ka krijuar dhe çdo send që ka ndodh që po ndodh dhe do të ndodhe gjithë kjo me diturin e Tij.
2- Krijimin; Cdo send është e krijuar është krijimtaria e Allahut subhanehu ue te'ala.
3- Deshirën; Cdo send që ndodh, ndodh me dëshirën e Allahut subhanehu ue te'ala.
I Lartmadhëruari thotë:
"Për atë nga mesi që dëshiron të gjendet në të vërtetën. Po ju nuk mundeni, por vetëm nëse dëshiron All-llahu, Zoti i botëve!". (Et-Tekwir; 28-29)
4- Shkrimin; Cdo send që ndodh është e shkruar për këtë kemi argument fjalët e të Lartmadhëruarit ku thotë:
"A nuk e ke ditur se All-llahu di çka ekziston në qiell e në tokë, e tërë ajo është e shënuar në libër, ajo për All-llahun është shumë lehtë". (El-Haxhxh; 70)
Gjithashtu thotë:
"Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër - Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun është lehtë". (El-Hadid; 22)
E thirrja jonë e fundit është Falenderimi i takon Allahut subhanehu ue teala
Përgatiti: Ebu Shehid