Nga Abdullah ibn Umeri –All-llahu qoftë i kënaqur me ta – ka thënë: Ka thënë i dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem:
الظلم ظلمات يوم القيامة
“Padrejtësia është errësirë në Ditën e Gjykimit” Buhariu–Muslimi
Ky hadith na ndalon nga padrejtësia dhe na nxit për të kundërtën e saj që është drejtësia. Dhe sheriati (legjislacioni) islam është i gjithë drejtësi dhe ndalon nga padrejtësia.
Thote All-llahu i Madhëruar:
قل أمر ربي بالقسط
“Thuaj më ka urdhëruar Zoti im për drejtësi.” [El-A'eraf, 29]
إن الله يأمر بالعدل
“Me të vërtetë All-llahu urdhëron për drejtësi.” [En-Nahl, 90]
الذين آمنوا و لم يلبسوا ايمانهم بظلم أولائك لهم الأمن و هم مهتدون
“Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besime të kota, atyre u takon të jenë të sigurtë dhe ata janë në rrugë të drejtë.” [El-En'ame, 82]
Besimi – bazat dhe degët e tij, brendësia dhe e shfaqura e tij (besimit) i gjithi është drejtësi, dhe e kundërta e tij është padrejtësia.
Me e drejta drejtësi dhe baza e saj është të njohësh All-llahun me sinqeritet dhe devotshmëri, të besosh në cilësitë e Tij (All-llahut) dhe në emrat e Tij të bukur dhe ta adhurosh All-llahun me sinqeritet të plotë.
Më e madhja padrejtësi është t’i bësh shokë All-llahut, ashtu siç ka thënë All-llahu:
إن الشرك لظلم عظيم
“Me të vërtetë ti bësh shokë All-llahut është padrejtësia më e madhe.” [Llukman, 13]
Drejtësia është: Ti vendosësh gjërat në vendin e vet dhe t’i kryesh të gjitha obligimet që të janë caktuar dhe padrejtësia është e kundërta e kësaj.
Më e madhja drejtësi dhe më e obliguara është të adhurosh All-llahun me sinqeritet, ta njohësh dhe ta adhurosh All-llahun dhe të mos i bësh All-llahut rival, pastaj të veprosh bazat e besimit dhe dispozitat e islamit si:
Të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh ramazanin, të kryesh haxhin dhe të luftosh në rrugë të All-llahut me fjalë dhe vepër dhe të këshillosh për drejtësi dhe të këshillosh për durim.
Nga padrejtësia është të lësh diçka pa bërë nga këto. Gjithashtu drejtësi është të njohësh të drejtat e të dërguarit të All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, si:
Të besosh të dërguarin e All-llahut me atë që është dërguar nga All-llahu dhe ta duash atë (Pejgamberin), ta duash më shumë se të gjithë njerëzit e tjerë, t’i bindesh atij, ta nderosh dhe ta respektosh atë dhe ti japësh përparësi urdhërit të tij dhe fjalës së tij nga çdo urdhër dhe fjalë tjetër.
Padrejtësi e madhe është të lëjë robi diçka nga të drejtat që i takojnë të dërguarit të All-llahu sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i cili është më i dashur për besimtarët se vetet e tyre dhe më i mëshirëshëm për ata nga çdo kush tjetër nga krijesat dhe nuk ka ndonjë mirësi që i ka ardhur ndonjë njeriu që nuk i ka ardhur nëpërmjet tij, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
Nga drejtësia është:
Bindja ndaj prinderve, mbajtja e lidhjeve farefisnore, t'ia kthesh te drejten atij që i takon, dhe nga padrejtesia është te lesh diçka nga keto mangut.
Nga drejtësia është:
Të njohë dhe të respektojë çdonjëri nga bashkëshortët të drejtat e tjëri-tjetrit, dhe kush lë diçka mangut nga ajo është i padrejtë.
Padrejtësia e njerëzve është e shumëllojëshme, i ka përmbledhur i dërguari i All-llahut në haxhin e lamtumirës kur tha:
“إن دماءكم و أموالكم و أعراضكم عليكم حرام كحرمة يومكم هذا في شهركم هذا في بلدكم هذا “
“Me të vërtetë gjaku i muslimanëve, pasuria e tyre dhe nderi i tyre janë të shenjta sikur është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj në këtë vend.” Buhari-Muslimi.
Padrejtësia me të gjitha llojet e saj është errësirë në Diten e Kijametit, do të dënohen ata që kanë bërë padrejtësi sipas padrejtësisë që kanë bërë dhe do të marrin ata që u është bërë padrejtësi nga të mirat e të padrejtëve, e nëqoftë se ata (të padrejtit) nuk kanë të mira ose iu asgjësuan të mirat, u merret nga të këqijat e atyre që u është bërë padrejtësi dhe u jepen atyre që kanë bërë padrejtësi.
Drejtësia është e gjithë dritë në Diten e Kijametit. Thotë All-llahu i Madhëruar:
يَوْمَ تَرَى الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ يَسْعَى نُورُهُمْ بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَبِأَيْمَانِهِمْ بُشْرَاكُمُ الْيَوْمَ جَنَّاتٌ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ
“(Përkujto) Ditën kur i sheh besimtarët dhe besimtaret që drita e tyre flakëron para tyre dhe në të djathtë të tyre, (u thuhet) Myzhde tuajat janë sot xhenetet nën të cilat rrjedhin lumenj.“ [El-Hadide, 12]
All-llahu i Madhëruar ia ka ndaluar padrejtësine vetes se Tij (i Lartësuar është All-llahu) dhe e ka ndaluar padrejtësinë për krijesat e Tij.
All-llahu i Lartësuar është i drejtë në fjalën e Tij, në veprat e Tij dhe ne shpërblimin e Tij dhe Ai është i Drejti dhe ia ka caktuar robëve të Tij rrugën e drejtë e cila e ka bazën në drejtësi, dhe kush largohet nga rruga e drejtë ai ka marrë rrugën e shtrembër që është padrejtësia dhe të çon në zjarr të xhehenemit, All-llahu na ruajt prej tij.
Padrejtësia është tre llojesh:
1-Padrejtësi që nuk e fal All-llahu, dhe kjo është shirku (ti bësh shokë All-llahut)
إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ
“Me të vërtetë All-llahu nuk e falë atë që i bën shokë Atij (All-llahut).” [En-nisa'e, 48]
2- Padrejtësi që All-llahu nuk e lë pa e marrë dhe kjo është padrejtësia që i bëjnë njerëzit njëri–tjetrit dhe nga drejtësia e plotë e All-llahut është se Diten e Kijametit atyre që u është bërë padrejtësi do tu jepet mundësia që ta marrin të drejtën e tyre aq sa u takon.
3- Dhe lloji i tretë është në mëshirë të All-llahut, nëse dëshiron All-llahu e dënon dhe nëse dëshiron e falë atë. Dhe këto janë gjynahet që i kanë bërë njerëzit krijuesit të tyre që është All-llahu i Lartësuar.