Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vizita në Medinën e shenjtë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Vizita në Medinën e shenjtë Empty
MesazhTitulli: Vizita në Medinën e shenjtë   Vizita në Medinën e shenjtë Icon_minitimeFri Jul 31, 2009 1:29 am

Xhamia e Kubasë

Për atë, i cilin shkon në Medine është sunet që të falet në xhaminë e Kubasë, duke pasuar Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, në veprimin e tij, ku e kishte zakon ta vizitonte atë. Thotë i dërguari i All-llahut: “Kush pastrohet në shtëpinë e tij pastaj shkon në xhaminë Kuba dhe falë namaz në të, e ka shpërblimin e Umres.



Varrezat Bekia dhe kodra e Uhudit

El-Bekia- quhen varrezat e muslimanëve në Medine. Në këto varreza janë varrosur shumë Sahabe.

Edhe sot njerëzit varrosen në Bekia. Shumica janë prej atyre që shkojnë në Medine për të vdekur atje dhe të varrosen në Bekia.



Ndërsa Uhudi është kodra që na don neve dhe ne e duam atë, kështu ka thënë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Në të u varrosën më tepër se shtatëdhjetë shehidë prej shehidëve të luftës që u zhvillua asaj kohe në këtë kodër dhe që u emërtua me të njëjtin emër “Lufta e Uhudit”.

Nëse dikush shkon në Medine dhe dëshiron t’i vizitojë varrezat e Bekias apo dëshmorët e Uhudit, lejohet dhe nuk ka ndonjë pengesë.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, një herë e kishte ndaluar të vizitohen varret, mirëpo pastaj e lejoi, për ta përkujtuar ahiretin dhe për të marrë mësim prej atyre që ishin në to. Mirëpo duhet ta kemi parasyshë se nuk bën të shkohet në varreza me bindje për të marrë bereqet prej tyre, apo për të kërkuar ndihmë prej tyre, apo për të kërkuar shefatë dhe ndërmjetësim prej tyre tek All-llahu i Madhëruar.

Nuk lejohet që të shkohet në kodrën e Uhudit për ta vizituar një vend që thuhet se aty u falte Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e as për të marrë begati nga kodra e Uhudit.

Vepra këto dhe të tjera që bëhen pos përshëndetjes dhe duasë që u bëhen shehidëve në Uhud, nuk është e ligjëshme e as nuk është mirë të bëhet. Bile këto veprime janë bidate që nuk bën të veprohen.



Mizaratet

Janë disa vende në Medine të cilat njihen me emrin Mizarate, siç janë: xhamija e Seb’a, që gjindet afër vendit ku është zhvilluar Lufta e Hendekut, xhamija Kibletejn (dy kiblet), disa burime, xhamija El-Gamameh, xhamitë të cilat thonë se janë të Ebu Bekrit, të Omerit dhe të Aishes, radiall-llahu anhum.

Të bësh vizitë të veçantë në këto vende nuk është ligjore dhe askush mos të mendojë se me këtë vizitë mund të arrijë ndonjë sevapë.

Pasimi i gjurmëve të Pejgamberëve dhe njerëzve të mirë ishte shkak për devijimin e popujve që jetonin para nesh.

Nuk është mirë për muslimanët t’i kundërvihen udhëzimit të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e as udhëzimit të Sahabëve, All-llahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata. E gjithë e mira është në pasimin e atyre, dhe e gjithë e keqja është kundërshtimi i udhëzimit të tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Vizita në Medinën e shenjtë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Haxhxhi-
Kërce tek: