Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shëndeti në filxhanin e çajit të gjelbër

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ebu muadhi

ebu muadhi


Numri i postimeve : 20
Join date : 30/07/2009
Age : 42
Location : shkupi

Shëndeti në filxhanin e çajit të gjelbër Empty
MesazhTitulli: Shëndeti në filxhanin e çajit të gjelbër   Shëndeti në filxhanin e çajit të gjelbër Icon_minitimeFri Jul 31, 2009 2:29 am

Në vendet e Azisë, çaji i gjelbër në formë pije shërben për detoksikimin e organizmit, përmisimin e qarkullimit të gjakut, gjendjes së përgjithshme të organizmit dhe rezistencës së tij ndaj sëmundjeve. Çaji i gjelbër preferohet në prevenimin e kancerit dhe ruajtjen e funksioneve të trurit.

Çaji i gjelbër fitohet me tharjen e gjetheve të bimës së çajit Camellia sinensis, ndërsa përpunohet me avull dhe terje në ajër për të mos u dëmtuar enzimet. Në këtë mënyrë mënjanohet procesi i oksidimit dhe fermentimit, dhe çaji përmban ngjyrën e gjelbër dhe përbërësit tjerë të vlefshëm.

Është ilaç tejet efikas, zvogëlon nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, ka veprim antibakterial, ndihmon në dietat reduktuese, vepron pozitivisht në SNQ, në sistemin kardiovaskular, përmirëson disponimin, forcon zemrën, pastron organizmin, heq celulitin, nxit qarkullimin sipërfaqësor. Ka veprim antoksidues dhe detoksikues, sepse përbërësit aktiv të çajit të gjelbër mbrojnë organizmin nga streset oksidative me neutralizimin e radikaleve të lira, dhe njësoj marrin pjesë në forcimin e efikasitetit të sistemit natyral të organizmit.

Paraqet ndihmë të madhe në zvogëlimin e nivelit të përgjithshëm të kolesterolit në serum dhe triglicerideve, ngrit nivelin e HDL (kolesteroli i mirë) dhe zvogëlon nivelin e LDL (kolesterolit të keq), zvogëlon edhe krijimin e pllakave aferomatoze në enët e gjakut.

Është vërejtur një efekt i lehtë antivirusal dhe antibakterial, veçanërisht në traktin digjestiv. Përbërësit aktiv të çajit të gjelbër me konsumim të rregullt, me veprim kompleksiv mund të veprojnë në humbjen e kilogramëve të tepërt.


MBRON TRURIN NGA PROCESI I PLAKJES

Personat të cilët rregullisht konsumojnë çajin e gjelbër, zvogëlojnë rrezikun nga zvogëlimi i aftësive mendore në moshën e pleqërisë. Hulumtimet kanë treguar se kofeini nga çaji i gjelbër ngacmon koren e trurit të madh, e që ndikon në memorizim më të mirë, koncentrim, motivim, ndërsa puna intelektuale bëhet më e lehtë dhe më e suksesshme. Disa përbërës të veçantë të çajit të gjelbër mund të mbrojnë qelizat e trurit nga proceset e dëmshme që përcjellin sëmundjen e Alzheimerit dhe Parkinsonit.


ZVOGËLON RREZIKUN NGA PARAQITJA E KANCERIT

Çaji i gjelbër pengon paraqitjen dhe përparimin e sëmundjve malinje. Pija është e pasur me antioksidans (katehine) të cilat pengojnë veprimin e enzimit urokinaza - përgjegjës për përhapjen e qelizave kancerogjene. Bllokimi i veprimit të urokinazës, me këtë rast qelizat e kancerit vdesin, sepse humbin burimin e proteineve. Shkencëtarët japan kanë zbuluar se çaji i gjelbër është i mirë në prevenimin e kancerit të ezofagut dhe gjirit, dhe pengon paraqitjen e kancerit të lukthit, mëlçisë dhe prostatës, dhe përmirëson gjendjen shëndetësore të personave të sëmurë nga sëmundjet malinje. Antioksidantët që përmban çaji i gjelbër mbrojnë edhe nga ndryshimet e strukturës së ADN-së të shkaktuar nga ndikimi i dëmshëm i rrezeve ultravjollcë, andaj në kohë të fundit po zhvillohen trema që përmbajnë përbërës të çajit të gjelbër për prevenimin e kancerit të lëkurës.


PIJE PËR BUKURI

Konsumimi i përditshëm i çajit të gjelbër përshpejton metabolizmin dhe kështu ndihmon në mënjanimin e kilogramëve të tepërt, ndërsa interesant është që antioskidantët nga kjo pije duke përfshirë vitaminën C dhe E, ngadalësojnë plakjen e lëkurës dhe tharjen e saj. Tri gota në ditë mund të ndihmojnë në përmirësimin nga veprimi i dëmshëm i rrezeve të diellit. Për këtë çaji i gjelbër gjithnjë e më shumë është përbërës i prodhimeve kozmetike.


KUNDËR ALERGJIVE

Rezultatet e hulumtimeve shkencore kanë treguar që konsumimi i rregullt i çajit të gjelbër mund të lehtësojë gjendjen e personave që vuajnë nga alergji të ndryshme. Shkencëtarët japan identifikuan një përbërës në çajin e gjelbër i cili bllokon receptorët kyq në qelizë përgjegjës për reaksionet alergjike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shëndeti në filxhanin e çajit të gjelbër
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Shkencë-
Kërce tek: