Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lindja Dhe Fëmijëria E Muhammedit S.a.v.s.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Lindja Dhe Fëmijëria E Muhammedit S.a.v.s. Empty
MesazhTitulli: Lindja Dhe Fëmijëria E Muhammedit S.a.v.s.   Lindja Dhe Fëmijëria E Muhammedit S.a.v.s. Icon_minitimeFri Aug 14, 2009 9:50 pm

Lindja Dhe Fëmijëria E Muhammedit S.a.v.s.
Lindja Dhe Fëmijëria E Muhammedit S.a.v.s. 69957298Para lindjes së Muhammedit s.a.v.s. mes hebrenjëve dhe arabëve lindën disa mosmarrëveshje, veçanërisht rreth çështjes se te cili popull do të lind Pejgamberi në fjalë. Secila palë pretendonte se pejgamberi do të ishte prej mesit të tyre. E gjithë kjo solli që mes tyre të shpërthejnë përleshje të shpeshta, ku herë njëra e herë tjetra palë fitonte.

Hebrenjët pasi që humbën autoritetin e fesë dhe të vetin, me padurim pritnin të lindet ky Pejgamber për të cilin paralajmëroi Musau a.s. Ata ishin më se të bindur se ky Pejgamber i paralajmëruar u dedikohej atyre.

Për sa u përket të krishterëve, edhe ata pritnin se në mesin e tyre do të lindet “Farakliti” për të cilin “paralajmëroi” Mesihu. Këto sa herë që takoheshin me arabët ua përmendnin këtë.

Mirëpo, përkundrazi, kjo nuk ngjau edhe pse ata pretendonin dhe pritnin me padurim. Por Pejgamberi i paralajmëruar, si në Tevrat poashtu edhe në Inxhil, lindi në mesin e arabëve, prej fisit Kurejsh, të cilët ishin pasardhës të Ismailit a.s.

Në mëngjesin e hershëm të ditës së hënë me dymbëdhjetë Rebiul Evvel (vitin e elefantëve), lindi vula e pejgamberisë, Muhammedi s.a.v.s.

Kjo datë i përngjet 20 prillit të vitit 571, e pesëdhjeta ditë e Amul filit.

Ibn Seadi transmeton se nëna e Muhammedit s.a.v.s. ka thënë: “Pasi që e linda mUhammedin s.a.v.s. prej meje doli një dritë e cila shndërriti pallatet e Shamit (Sirisë).”

Në këtë kuptim transmeton hadithin tjetër edhe Ahmedi nga Urbad ibn Sarije, se shenjat paralajmëruese për ardhjen e Muhammedit s.a.v.s. u paraqitën qysh gjatë lindjes së tij, me ç’rast u rëzuan 14 tempuj të mbretërisë persiane, Kisrasë, shuhet zjarri të cilin e adhuronin zjarrëpustistët (mexhusijt) dhe u rënuan edhe shumë tempuj të tjerë.

Emineja kur pa se lindi djalë, në vete tha: “Po ta kishte babanë gjallë, do të gëzohej pa masë, dhe do t’ia kishte zgjedhur emrin sipas dëshiës së vet.”

Gjersa gjyshi i Muhammedit s.a.v.s. ishte duke bërë tavaf rreth Qabes, u lajmërua për lindjen e nipit. Së shpejti shkoi në shtëpi, e mori ate foshnje të bekuar dhe së bashku me te shkoi në Qabe të bëjë tavaf në shenjë falënderimi Perëndisë.

Gjyshi, Abdulmutalibi e emërtoi nipin me emrin Muhammed në mënyrë që ai të jetë i lavduar përherë në jetë. Në një transmetim tjetër thuhet se për emërtimin e Muhammedit s.a.v.s., Eminen e ka mësuar një melek.

Në Mekë ishte traditë e vjetër që foshnja e posalindur t’i dorëzohet ndonjë gjidhënëseje, e cila e merrte me vete në fshatin ku jetonte. Foshnjës i mundësohej ruajtja e shëndetit, e mëpastaj përvetësimi i gjuhës së pastër arabe.

Gjidhënëseja e parë, pas nënës së Muhammedit s.a.v.s. Emines, ishte Thuvejbja, shërbetorja e Ebu Lehebit, te e cila ka thithur gji edhe xhaxhai më i ri i Muhammedit s.a.v.s, Hamza r.a.

Babai i Muhammedit s.a.v.s., Abdullahu vdiq dy muaj para lindjes së Muhammedit s.a.v.s. ashtu që Emineja mbeti nën mbikqyrjen e të vjehrit. Që të dy ishin tejet të pikëlluar. Vetëm lindja e Muhammedit s.a.v.s.solli gëzim dhe harmoni në familjen e tyre. Për lindjen e tij u gëzua edhe mbarë farefisi.

Gjyshi i Muhammedit s.a.v.s. vendosi t’ia gjejë një gjidhënëse nipit të tij.

Ashtu si për çdo vjetë, edhe në këtë vit kur lindi Pejgamberi s.a.v.s. erdhën gra nga fshatrat e ndryshëm që të marrin fëmijë si rëndom.

E ëma e Pejgamberit s.a.v.s. pasi agoi dita me padurim priste që dikush të troket në derën e saj, por përkundrazi nmuk trokiti kush nga frika se nuk do të shpërblehen mirë, kur dihej se Muhammedi s.a.v.s. ishte jetim.

Halimja, një grua e varfër, nga fisi Beni Sa’de, e cila kishte vajtur për të marrë një foshnje, edhe pse ishte e ndershme, asnjëri nuk ia besoi foshnjën e tij, nga frika se ajo nuk do të jetë e aftë me shëndetin e ligë që kishte dhe me varfërinë e saj të edukojë dhe të ritë fëmijën ashtu siç pritej nga gjidhënëset. Kjo gjë shumë e dëshproi Halimen, e veçanërisht i erdhi shumë keq kur pa se shoqet e saja, se çdo njëra kishte gjetur nga një fëmijë dhe bëheshin gati të kthehen në fshat. Ashtu e mërzitur u ul në një skaj të rrugës dhe mendohej në vete se si do të kthehej pa fëmijë.

Pas disa çastesh, aty pranë saj kalo një plak fisnik, e ky ishte Abdul-Mutalibi, gjyshi i Muhammedit s.a.v.s. i cili kur e pa atë të mjeruar e shoqet e saja të gëzuara se kishin gjetur nga një foshnje, e kupto plaku dhe i tha: eja me mua! Hamilja menjëherë iu përgjigj thirrjes së së papritur të palkut të ndershëm, ngase e dinte se do ta gëzojë. Kur Abdul-Mutalibi i ofroi asaj marrjen e foshnjes, ajo në fillim mendoi që mos ta merr atë jetim, por pasi nuk kishte rrugëdalje tjetër, pranoi ta merr si të tillë, e mos të kthehet duar thatë.

Halimja u nis me plakun e ndershëm, e kur arritën në shtëpin e Emines, Abdul-Mutalibi iu drejtua nënës së Muhammedit s.a.v.s. duke i thënë: “Ja Halimja, e cila aerdhi ta marrë me vete Muhammedin tonë që ta rris.” Kjo u gëzua pa masë kur dëgjoi këtë, pasi kishte humbur krejt shpresën se do të paraqitet dikush të marrë djalin e saj jetim. Atëherë i vjehri i saj iu drejtua Halimes, e i tha: “Dije, oj Halime, se Muhammedi është fëmija më i dashur për mua se sa të gjithë fëmijët e mi, prandaj ki kujdes e mbaje mirë se për shpërblimin do të kujdesem vet e nuk do të jetë i vogël. Atëherë Halimja i tha Abdul-Mutalibit: Mos u bën merak për këtë, o plaku fisnik i kurejshëve, natë e ditë nuk do ta lëshoj nga duart, do të kujdesem si për fëmijët e mi.”

Menjëherë pas këtyre bisedave, Halimeja e mori djalin dhe i dha gji. Por, çka të sheh: bukurinë e djalit, apo ndryshimin që i ndodhi menjëherë në qumshtin e saj që filloi t’i rrjedhë si rëke! Me këtë u habit Halimja dhe tha: “Kam ritur shumë fëmijë tjerë, por asnjëri nuk ka qenë si ky, asnjëherë nuk kam pasur qumsht të mjaftueshëm për ta e tash gjinjtë e mi po më kullojnë. Si duket ky djalë do të më sjellë lumturi në shtëpinë time.

Sa kohë ta mbajë këtë djalë në shtëpinë time, pyeti Halimja? “Le të ri tek ti, iu përgjigj Abdul-Mutalibi, gjersa të ritet, t’i forcohen gjymtyrët, që kur të vijë, të ec me këmbët e veta. Ajri i juaj është më i pastër se i joni, jetesa e juaj fshatarake është shumë e përshtatshme se ajo e jona në qytet që të ritet një fëmijë me trup të mirë dhe gjuhë të pastër e të kulluar. Por, mos haro të na vizitosh, na vizito më shpesh, pasi Emineja nuk mund të rrij një kohë të gjatë pa e parë djalin e saj.”

Pas tërë kësaj bisede, Halimja ashtu sikur e kishte Muhammedin s.a.v.s. në gji e mori dhe u nis për në fshatin e saj.

Ishte ajo grua e cila pas pritjes së gjatë e gjeti foshnjën më të bukur dhe më të urtë. E gjeti birin e Abdullahut, Muhammedin s.a.v.s. i cili më vonë do të bëhet pejgamber i All-llahut xh.sh. vula e të gjithë pejgamberëve, më i dashur i njerëzisë.

Për shkak të vonesës së Halimes tek Emineja, i kishin shkuar Halimes shoqet e saja. Meqë udha ishte e gjatë dhe nata po afrohej, ajo nuk dëshironte të udhëtojë vetëm, e ngau kafshën që t’i arrinte shoqet e të shkonte së bashku me ta. Kafsha ecte aq shpejt sa që i kalo shoqet e veta, e ato të habituar i thanë Halimes: “A nuk është ky gomar që erdhëm bashkë?” Po për Latin, tha Halimja, ai gomar është.

Halimja na rrëfen se kur hyri në shtëpinë e saj me Muhammedin s.a.v.s. me ta hyri edhe lumturia. Dita ditës bagëtive u shtohej qumshti sa që edhe vet fqinjët habiteshin.

Si parajalmërim të pejgamberisë së Muhammedit s.a.v.s. deri sa ishte fëmijë e kemi operacionin e Muhammedit s.a.v.s. në gjoks që ia bënë dy melek të dërguar prej All-llahut xh.sh. në ato çaste e panë djemt e Halimes, përndryshe vëllezërit e tij nga gjiri, se çka i ndodhi. Menjëherë shpejtuan dhe e lajmëruan nënën. Halimja bashkë me bashkëshortin e saj shpejtuan drejt Muhammedit s.a.v.s. të frikësuar dhe të trishtuar, por kur arritën te Muhammedi e gjetën duke qëndruar në këmbë, e Muhammedi kur i pa prindërit e tij nga gjiri, ua rrëfeu ngjarjen e tij se çka ndodhi me të.

Në ato çaste, gjatë operacionit, këtë ndodhi e vërejtën edhe një grup njerëzish nga Abisinia, dhe mu për atë deshtën t’ia rëmbëjnë Halimes Muhammedin e vogël para duarve, por ajo ishte aq guximtare dhe burrneshë sa që e mbrojti dhe e shpëtoi Muhammedin prej duarve të tyre.

Për këto dy ndodhi Halimeja e lëjmëroi Eminen. Por Emineja aspak nuk u frikësua, sepse ishte tejet e bindur e njëkohësisht e frymëzuar se Muhammedi, djali i saj është i mbrojtur, është në duar të sigurta të Zotit. Emineja qysh kur ishte shtatzënë, një zë i thoshte se ky fëmijë do të jetë me merita të mëdha.

Kur i mbushi Muhammedi s.a.v.s. pesë vjetë, e mori Halimja dhe shkoi bashkë me te në Mekë, në shtëpinë e së ëmës së vet, e aty gjeti gjyshin e tij Abdul-Mutalibin, i cili u gëzua pa masë dhe menjëherë u çua në këmbë dhe e përqafoi nipin e vet duke i thënë: “Mirë se vjen o djali im, mirë se të bie Zoti oj Halime! Atëherë e ëma e Muhammedit i tha të vjehrti: “Ja ku të erdhi nipi yt në këmbët e tia siç pate dëshiruar.” Të dy e shikonin me dashuri dhe admirim Muhammedin e vogël, kënaqeshin nga shëndeti i tij i plotë dhe nga trupi i tij i ritur dhe i zhvilluar si që dëshironte vet gjyshi i tij. Pastaj Abdul-Mutalibi i dha një shpërblim të madh Halimes e cila u gëzua pa masë për shpërblimin që mori, por assesi nuk i besoi se si do të mund të ndahej me Muhammedin të cilin e rriti pesë vjetë me rradhë, i cili u solli lumturinë. Postaj në shtëpinë e Halimes u shtua pasuria, kurse ata para pesë vjetësh kalonin një jetë të mjerueshme.

Pesë vjetët që i kaloi Muhammedi s.a.v.s. në fshatin e Benu Sa’dit lanë shumë përshtypje të mira në shpirtin e tij e kurrë nuk mund t’i haronte. Gjithmonë e nderonte Halimen, dhe e konsideronte si nënë të veten. E ky pas martesës me Hadixhen r.a. kur erdhi Halimja ta vizitojë Muhammedin s.a.v.s. iu çua në këmbë ashtu siç bënte gjithmonë, kur vinte ajo. Pas vizitës ai e përcolli nga Mekkeja me një deve të mbushur plotë me gjëra ushqimore dhe njëzet krerë deve nga pasuria e Hadixhes r.a.

Kur i mbushi Muhammedi s.a.v.s. gjashtë vjet, Emineja vendosi ta vizitojë varrin e bashkëshortit, Abdullahut, varrin e babait të Muhammedit, bashkë me Muhammedin s.a.v.s. U nis për në Medine (Jethrib), bashkë me shërbetoren e saj Ummi Ejmenen dhe vjehrin e saj Abdul-Mutalibin. Atje qëndruan një muaj, e në të kthyer prap për në Mekë, Emineja e ëma e Pejgamberit u sëmurë dhe vdiq në rrugë për në Mekë, në vendin e quajtur Ebva. Aty Abdul-Mutalibi dhe Muhammedi me shërbetoren e varrosën të ëmën e Muhammedit s.a.v.s.

Kështu pra, Muhammedi s.a.v.s. mbeti jetim edhe pa nënë. Të mërzitur dhe të pikëlluar për së tepërmi që të dy u kthyen në Mekë.

Abdul-Mutalibit, gjyshit të Pejgamberit s.a.v.s. iu shtua dashuria edhe më shumë ndaj nipit të tij, sidomos kur e shikonte të vetmuar si dhe me sjelljet e tija tejet të mira.

Muhammedi s.a.v.s. qysh si fëmijë ka qenë shumë i zgjuar. Kur ai mbushi tetë vjet i vdiq gjyshi i dashur e ai sipas porosisë së Abdul-Mutalibit mbeti nën mbikqyrjen e xhaxhait të vet Ebu-Talibit.

Muhammedi s.a.v.s. jetoi një kohë të gjatë në shtëpinë e xhaxhait të tij Ebu-Talibit, të cilit i ndihmoi shumë. Në mes tjerash u dallua me fisnikëri, bujari dhe besnikëri[/quote]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Lindja Dhe Fëmijëria E Muhammedit S.a.v.s.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thenje te Muhammedit a.s.
» Sadullah Bajrami - Musai a.s 1 (Fëmijëria e Musait a.s)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Sira dhe histori nga jeta e te Derguarit Muhammedit s.a.v.s dhe dijetarëve Islam-
Kërce tek: