Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Perdorimi i armeve neper dasma

Shko poshtë 
AutoriMesazh
umu kulthumi
Fillestare
umu kulthumi


Numri i postimeve : 44
Join date : 30/07/2009
Age : 40
Location : kosova gjilan

Perdorimi i armeve neper dasma Empty
MesazhTitulli: Perdorimi i armeve neper dasma   Perdorimi i armeve neper dasma Icon_minitimeFri Jul 31, 2009 6:59 am

Opinioni i radhës me temen "Përdorimi i armëve në dasma, tmerr" nga DR.SHEFQET KRASNIQI mund ta lexoni në:

PËRDORIMI I ARMËVE NË DASMA, TMERR


Mendoj se këtë dukuri duhet luftuar të gjithë së bashku, duhet vetëdijesuar shoqërinë për rrezikun e madh që ka përdorimi I armëve, në veçanti në dasma, ku ka prani të madhe të njerëzve


Të dielen e kaluar isha për vizitë te disa të afërm. Pasi falëm iqindinë së bashku në xhami, filluan të më rrëfejnë se si kishin kaluar një natë mjaft të vështirë nga krismat e mëdha të një dasme aty afër tyre diku, e pastaj u ndala e mendova: subhanallah, a mendojnë ata njerëz se me përdorimin e armëve rrezikojnë jetët e qytetarëve?! Çfarë I nxit ata njerëz të përdorin armë në dasma, ku është ajo urtësi a mençuri?! Apo mos vallë është mendjemadhësi dhe kryelartësi, dhe para kësaj, dhe asaj, është një mashtrim I shejtanit të mallkuar, i ua zbukuron njerëzve përdorimin e armëve dhe qitjen me to, ndoshta mos rastësishtpo ia qëllon kush kujt e po e lë të vdekur. Zaten këtë e do shejtani, që të vriten njerëzit e pafajshëm! Për këtë arsye Pejgamberi a.s duke na e treguar rrezikun që ka përdorimi I armës dhe kujdesin e madh që ka shejtani për të derdhur gjak, thotë: “Mos t`ia drejtojë askush askujt hekurin (armën) qoftë edhe vëllai i tij nga nëna dhe baba, sepse të atillin e mallkojnë melaqet e Allahut”. E mallkojnë, si jo, ngaqë ai me vetëdije apo pa të ia rrezikon jetën tjetrit, duke qeshur, duke bërë shaka. Dhe më e keqja se e tërë kjo, është kur gjejmë të atillë që përdorin armë në dasma për herë të parë, që nuk kanë fare përvojë në përdorimin e tyre. Të tillët mund të vrasin ndokënd, siç ka ndodhur shumë herë në dasma. E nëse ndodhë një gjë e tillë, kush kënd ta fajësojë?! Gjaku u derdh, njeriu vdiq, kush ta paguajë atë gjak?! Kush do të japë llogari nesër para Allahut për të?! Mendoj se fajin kryesor e ka përdoruesi I armës, por pjesë të madhe të fajit ka edhe ftuesi i dasmës, i cili i lejon damorët të bëjnë një gjë të tillë. Aspak s`duhet shfajësuar organet e sigurimit, të cilat tolerojnë një gjë të tillë, edhe pse janë në dijeni. Ato kanë obligim fetar, ligjor e moral që të ndërhyjnë në ato raste, t`i arrestojnë ata persona, t`ua konfiskojnë armatimin dhe t`i qesin para drejtësisë, sepse koha e përdorimit të armëve ka kaluar. Kur ka qenë koha për t`i përdorur armët s`i ka ndalë Blaca e as Morina, e tash, kinse kamë armë unë dhe po qes me të!

Mendoj se këtë dukuri duhet luftuar të gjithë së bashku, duhet vetëdijesuar shoqërinë për rrezikun e madh që ka përdorimi I armëve, në veçanti në dasma, ku ka prani të madhe të njerëzve, sepse jeta e njeriut është shumë e shtrenjtë dhe se ajo vetëm një herë ka lulëzuar, nuk lulëzon për së dyti. Allahu e drejtoftë këtë shoqëri e në veçanti këtë rini, se vetem Ai është që mund t`i drejtojë e t`i sjellë në rrugën e Vet. Deri në javën e ardhshme me një temë të re. Selam alejkum ve rahmetullah!



Epoka e Re – e premte 24 korrik 2009
Dr.Shefqet Krasniqi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Perdorimi i armeve neper dasma
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Feja dhe shoqëria-
Kërce tek: