Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Abdulkadër Arnauti

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Abdulkadër Arnauti Empty
MesazhTitulli: Abdulkadër Arnauti   Abdulkadër Arnauti Icon_minitimeFri Jun 05, 2009 2:41 pm

Bir' i trojeve shqiptare në Kosovë, u bë objekt i shpërnguljeve të imponuara nga politika antishqiptare serbe duke marrë udhët e kurbetit

Abdulkadër Arnauti
Kollos i Kulturës dhe Dijeve Islame

Bir' i trojeve shqiptare në Kosovë, u bë objekt i shpërnguljeve të imponuara nga politika antishqiptare serbe duke marrë udhët e kurbetit, Kadriu i vogël i vazhdoi udhët e largëta i prirë nga i ati dhe pjesëtarë të tjerë të familjeve, duke u stabilizuar në Siri.

Mbasi përfundon me sukses të gjitha hallkat e shkollimit islam, Abdylkadër Arnauti vazhdoi veprimtari intensive fetare, duke u bërë një nga dijetarët më të njohur të fushës së Hadithit për Sirinë.

Ai ligjëron në disa medrese e institucione të tjera të larta islame, duke filluar nga shkolla e mesme teologjike: Isaf Tullab El Ulum El Islamie në Damask të Sirisë. Ligjëron edhe në medrese të tjera lëndën e hadithit, duke kryer njëkohësisht edhe rolin e ligjëruesit në një xhami, "Mesxhidul Muhammedijje".

Veprimtaria pedagogjike e studimore harmonizohet, duke rritur ngarkesën sa në një fushë e në një tjetër, sa si ligjërues në medrese e sa në xhami, sa si lektor, sa si redaktor e korektor i shtëpisë botuese në Damask, në mbi 90 komplete veprash, si:

1.Zadul mesit-9 vëllime.

2.Rreudatul taibin-12 vëllime.

3.Zadul mead-6 vëllime.

4.El Kafi-3 vëllime.

5.El Furkan bëjnë evlijaur-rahman ve evlijahush-shejtan.

6.El Furkan bejnel hakki vei batil.

Dhe vepra të tjera.
Abdulkadër Arnauti
Ky personalitet i shquar, me ndjenja të pastra atdhetare, megjithëse në kushte të vështira shëndetësore (paralizë e pjesshme), mban kontakte të vazhdueshme me studentë shqiptarë, nga të gjitha viset, duke u dhënë shumë prej këtyre edhe mësime individuale apo në grupe, nën drejtimin e kualifikuar të tij. Në porositë dhe këshillat që jep Abdulkadri, e vë theksin në lidhjen e fjalës me veprën, në harmoninë e padiskutueshme të tyre, deri në shkrirje natyrore. Ai porositë pareshtur që shqiptarët të ruajnë moralin, nderin e tyre, idealin atdhetar e fetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Abdulkadër Arnauti
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vdekja e hoxhës (muhadithit) Abdulkadër Arnauti (rrahimeullah) -Sadullah Bajrami
» Interviste me dijetarin e njohur shqiptar, Shejh Abulkader Arnauti.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Sira dhe histori nga jeta e te Derguarit Muhammedit s.a.v.s dhe dijetarëve Islam-
Kërce tek: