Allahu i Lartësuar thotë: “Ata të cilët japin nga ajo që u është dhënë, sepse e dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë t ë frikësuara.” Muminun, 60.
Tirmidhiu dhe Hakimi transmetojnë nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e cila thotë se ka pyetur të dërguarin e Allahut për këtë ajet duke i thënë: “A janë ata të cilët pijnë alkool, vjedhin e grabisin dhe kanë frikë nga dënimi?” Profeti alejhi selam iu përgjigj: “Jo, o bija e Sidikut (Ebu Bekrit), por janë ata që agjërojnë, falen dhe japin sadaka e kanë frikë se mos nuk pranohen prej tyre (tek Allahu).”
Hasan el Basri ka thënë: “Takova me njerëz (sahabët) që kishin frikë se mos nuk pranoheshin prej tyre të mirat, ashtu siç kishin frikë se mos dënoheshin për gjynahet e tyre.”