Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Abdesi - Mbrojtës i Sëmundjeve të Lëkurës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Abdesi - Mbrojtës i Sëmundjeve të Lëkurës Empty
MesazhTitulli: Abdesi - Mbrojtës i Sëmundjeve të Lëkurës   Abdesi - Mbrojtës i Sëmundjeve të Lëkurës Icon_minitimeSat Aug 01, 2009 9:49 am

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
Abdesi - Mbrojtës i Sëmundjeve të Lëkurës Abdesi10
Ka thënë i Dërguari i Allahut savs:
"Kush merr abdes sa më mirë, i dalin atij gjynahet nga trupi, qofshin ato edhe poshtë thonjëve". (Trasmetoi Muslimi).
Ka thënë gjithashtu:
"Me të vërtetë Umeti im do të njihet ditën e kijametit nga shenjat e abdesit, prandaj kush ka mundësi ta zgjasë atë (pra të lagë sa më shumë nga pjesët e caktuara në abdes)". (Mutefekun Alejhi)

Eshtë zbuluar nga shkencëtarët mbas një studimi mikroskopik per vendndodhjen e mikrobeve tek ata të cilët marrin abdest vazhdimisht dhe tek ata të cilët nuk marrin abdest: Nga një pamje në qelinë e mikrobeve hundore tek ata të cilët marrin abdest vazhdimish, u gjet hunda tek shumë prej tyre e pastër pa asnje lloj mikrobi. Ndërsa tek ata të cilët nuk marrin abdest u gjet qelia e mikrobeve të tyre e mbushur me lloj-lloj mikrobesh të ndryshme dhe me shumicë (mikrobe ngjitëse).

U gjetën gjithashtu edhe microbe të cilat shkaktojnë një sëri sëmundjesh. Shkaku i helmimit në më të shumtën e rasteve ndodh si shkak i zhvillimit të mikrobeve në qelizat hundore, nga këtu për në stomak e prej andej në zorrë. Dhe këtu fillon lindja e një shumice sëmundjesh të cilat përhapen në gjak. Prandaj larja e hundës në marrjen e abdesit është bërë rregull i cili kryhet në mënyrë të përsëritshme tre herë në cdo abdest.

Ndërsa për larjen e gojës u zbulua nga shkencëtarët se: gargara (larja e gojës) e mbron gojën dhe gjëndrat e pështymës nga infeksioni dhe zbardhimi e mishit të gojës, mbron dhëmbët nga gurëzat duke i pastruar vazhdimisht nga mbeturinat e ushqimit të cilat kanë mbetur gjatë të ngrënit. Është vërtetuar shkencërisht se 90% nga ata qe humbin dhembet e tyre sebebi kryesor eshte pastertia, gjithashtu qelbezimi i dhembeve mund te shkoje nepermjet peshtymës dhe ushqimit ne stomak dhe prej aty ne gjak e prej gjakut perhapet ne te gjithe trupin dhe kjo shkakton nje seri sëmundjesh. Gargara gjithashtu zhvillon disa muskuj te fytyres.

Nga larja e fytyres, e duarve deri ne kyce, dhe e kembeve largohen pluhurat dhe mikrobet qe ndodhen ne to. Pastrimi i lekures nga lende yndore te cilat e prodhojne poret e lekures, gjithashtu pastrimi i djerses per te cilen eshte vertetuar shkencerisht se mikrobet nuk e sulmojne lekuren vetem se atehere kur ajo eshte e papaster.

Pra njeriu kur qendron nje kohe te gjate pa i pastruar keto gjymtyre sekrecionet e lekures qofshin ato yndore apo djersa dalin ne siperfaqe te lekures te cilat kerkojne te ferkohen, e ky ferkim behet me dore me thonj te cilet ne te shumten e rasteve jane te papaster e me kete menyre mikrobet futen ne lekure. Pra, nuk mund te mbrohet njeriu nga mikrobet dhe bakteret e lekures sado qe te jete i paster vetem se me ane te abdestit dhe guslit. Mbas nje kohe te gjate studimi u zbulua shkencerisht se lekura e duarve mban nje sere mikrobesh te cilat mund te futen ne goje ose ne hunde ne rast se nuk kujdesemi per pastrimin e tyre. Prandaj duhet t'i lajme duart shume mire para se te fillojme te marrim abdest. Kete na e sqaron me mire hadithi i te Derguarit te All-llahut s.a.v.s. "Nese zgjohet dikush nga gjumi…. Mos ta fuse doren e tij ne asnje ene derisa ta laje tre here". Eshte vertetuar gjithashtu se muskujt ne mollezat e gishtave te dores apo te kembes jane shume me te dobeta se ne pjeset e tjera te trupit si ato te zemres p.sh e larja e tyre duke I ferkuar e zhvillojne sistemin qarkullues te gjakut ne keto pjese ku kjo eshte shkak per shtimin e shkathtesise se njeriut dhe veprimeve te tij.


Marre nga “ Zbulimet shkencore te Islamit dhe sunetit te Pejgamberit s.a.v.s.”
Muhamed Kamil abdus-samed
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Abdesi - Mbrojtës i Sëmundjeve të Lëkurës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Video ligjerate '' Llojet e semundjeve '' Dhulkarnejn Ramadani
» Rexheb ef. Memishi - Allahu mbrojtes i Muhamedit (alejhi selam)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Namazi-
Kërce tek: