Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Tevhidul-esma’i ves-sifat

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Tevhidul-esma’i ves-sifat Empty
MesazhTitulli: Tevhidul-esma’i ves-sifat   Tevhidul-esma’i ves-sifat Icon_minitimeSat Aug 01, 2009 9:52 am

Tevhidul-esma’i ves-sifat shkurtimisht do të thotë bindshmëria e fuqishme se All-llahut xh.sh. i përkasin të gjithë emrat e bukur dhe cilësitë e përsosmërisë, se Ai është larg atributeve të mangëta dhe se Ai me cilësitë e Tij shquhet mbi të gjitha krijesat. Cilësitë dhe emrat të cilat na janë të njohura vetëm nga fjalët e Tij dhe nga fjalët e Pejgamberit të Tij, pa kurrfarë ndryshimesh të fjalëve të tyre, pa mohimin e tyre parcial apo të tërësishëm, pa tentim që tërësisht të kuptohen ato dhe të shpjegohen thelbësisht apo komparacionet me cilësitë e krijesave.

Nga ky formulim jipet të kuptohet se tevhidul-esma’i ves-sifati, bazohet në tri parime, e, kush largohet prej tyre, ai nuk do të jetë besimtar në këtë lloj të tevhidit.[xix]

a) - Të besuarit se All-llahu xh.sh. nuk i gjason krijesave dhe se është larg çdo të mete;

b) - Të besuarit në emrat dhe në cilësitë e All-llahut xh.sh. që janë përmendur në Kur’an dhe në Sunnet, pa kurrfarë mungese apo shtimi dhe pa kurrfarë shtrembërimesh apo mohimesh; dhe

c) - Shuarja e çdo dëshire për të kuptuar domethënien e vërtetë të këtyre cilësive;

a) - Me parimin e parë nënkuptohet mohimi i çdo ngjashmërie ndërmjet cilësive të All-llahut xh.sh. dhe cilësve të krijesave. Argument për këtë janë fjalët e All-llahut xh.sh.:

“Dhe askush nuk i gjason Atij!” (El-Ihlas: 4).

“All-llahun mos e krahasoni me kurrgjë!” (En-Nahl.

Imam Kurtubi, duke komentuar ajetin “Dhe askush nuk i gjason Atij!” thotë: “Këtu flitet se All-llahut xh.sh., me lartësinë e Tij, në madhështinë e Tij, me pushtetin e Tij, me emrat e bukur dhe me cilësitë e përsosura të Tij, nuk i gjason askush nga krijesat e Tij, e as që mund krahasohet ndokush të me Të. Gjithashtu edhe cilësitë e All-llahut xh.sh., të cilat janë përmendur në Kur’an dhe në Sunnet, e ato janë të përbashkëta sipas shqiptimit në raport me All-llahun xh.sh. dhe krijesat e tjera, assesi nuk i gjasojnë domethënies së vërtetë të tyre, ngase cilësitë e Atij që gjithmonë ekziston nuk janë të njëjta sikurse cilësitë e atyre të cilët janë krijuar nga Ai.”[xx]

Kurse El-Vasiti - rahimehullahu te’ala - thotë: “Nuk ekziston ndonjë qenie siç është qenia e Tij, as ndonjë emër siç është emri i Tij, as ndonjë vepër siç është vepra e Tij, përveçse nga pikëpamja gjuhësore (shqiptimit). Qenia, që nuk është e krijuar, është larg asaj që të ketë cilësi çfarë posedon e krijuara. Siç është e pamundur që qenia e krijuar të ketë cilësitë e Atij që nuk është i krijuar. E tërë kjo është drejtim i pasuesve të së vërtetës, udhës (Sunnes) së Pejgamberit a.s. dhe xhema’atit të gjeneratave të para të myslimanëve.”[xxi]

Sejjid Kutbi në tefsirin e vet, duke komentuar këtë ajet, thotë: “Natyra e njeriut në tërë këtë beson vetvetiu, ngase gjërat e krijuara, të cilat i ka krijuar ai vetë, njëherit nuk mund t’i përngjajnë krijuesit.”[xxii]

Në këtë parim bënë pjesë edhe mohimi i çdo gjëje që i kundërvihet asaj me çka All-llahu xh.sh. e ka përshkruar Vetveten, ose me çka e ka përshkruar Pejgamberi i Tij. Prandaj besimi në All-llahun xh.sh., si të Vetmit që i përkasin emrat dhe cilësitë e përsosmërisë, kërkon prej nesh të mohojmë dhe të dëbojmë mundësinë se Ai mund të ketë grua, shok, partner (ortak), ndihmës, ndërmjetsues (përveç me lejen e All-llahut) dhe mbrojtës nga poshtërimi. Siç kërkon edhe mohimin se Atë mund ta kaplojë kotja dhe gjumi, lodhja, kapitja, vdekja, padrejtësia, shkujdesja, harresa, pagjumësia, transformimi dhe cilësi të tjera mangësie.

b) - Parimi i dytë kërkon obligueshmërinë e kufizimit të çdo gjëje që i përshkruhet All-llahut xh.sh. vetëm në atë që është përmendur në Kur’an dhe në hadithet e Pejgamberit a.s. Sepse, cilësitë dhe emrat e All-llahut xh.sh. kuptohen me anë të të thënave, e jo me anë të përsiatjes personale. All-llahu xh.sh. assesi nuk mund të përshkruhet, përveçse me atë që e ka përshkruar Vetveten apo me çka e ka përshkruar PejgamberiTij.

Gjithashtu edhe nuk emërohet, përveçse me emrat me të cilat e ka quajtur Vetveten apo me të cilat e ka quajtur Pejgamberi i Tij. Për shkak se All-llahu xh.sh. i di më së miri emrat dhe cilësitë e Vet. All-llahu xh.sh. thotë:

“... Thuaj: “A e dini më mirë ju apo All-llahu?.” (El-Bekare: 140).

Duke qenë se All-llahu xh.sh. e di më së miri për Vetveten, dhe pasi që Pejgamberët e Tij e kanë folur vetëm të vërtetën, sepse ata kanë transmetuar vetëm atë që u ka shpallur All-llahu xh.sh., atëherë, në sferën e emrave dhe të cilësive të All-llahut xh.sh. - duke i pranuar ato - jemi të obliguar t’i përmbahemi asaj që na ka informuar All-llahu xh.sh. dhe Pejgamberi i Tij. Imam Hambeli thotë: “All-llahu xh.sh. nuk përshkruhet, përveçse me atë që e ka përshkruar Vetveten, apo me çka e ka përshkruar Pejgamberi i Tij, duke mos e tejkaluar aspak Kur’anin dhe Hadithin.”[xxiii]

Nu’Ajm bin Hammad - mësuesi i Buhariut - ka thënë: “Ai i cili e krahason All-llahun xh.sh. me krijesat e Tij, ai ka bërë kufër, kush mohon çkado qoftë nga ajo me çka All-llahu xh.sh. e ka përshkruar Vetveten apo me çka e ka përshkruar Pejgamberi i Tij, ai ka bërë kufër, dhe ajo me çka All-llahu xh.sh. e ka përshkruar Vetveten dhe me çka e ka përshkruar Pejgamberi i Tij nuk mund të barazohet me asgjë dhe nuk mund të krahasohet me asgjë.”[xxiv]

Ky parim kërkon nga çdo njeri i moshës madhore - moshës ligjore sipas Sheriatit - që të besojë tërë atë që transmetohet nga emrat dhe cilësitë e All-llahut xh.sh. në Kur’an dhe në Sunnetin e Pejgamberit a.s. Dhe t’i pranojë ato sipas domethënieve të tyre të qarta dhe parimore në gjuhën arabe, duke mos mohuar diç prej tyre dhe duke mos shtrembëruar diç gjatë komentimit duke u larguar nga domethënia e tyre.

c) - Parimi i tretë kërkon nga njeriu që t’i besojë të gjitha cilësive të përmendura në Kur’an dhe në Sunnet, pa pyetje për esencën e tyre dhe për domethënien e tyre të vërtetë (lidhur me All-llahun xh.sh.). Sepse, të konceptuarit e cilësive bazohet në të konceptuarit e qenies, sepse, cilësitë dallohen në ujdi me dallimin e bartësve të tyre. Sikurse që assesi nuk pyesim për qenien e All-llahut xh.sh. dhe kualitetin e Tij, po ashtu assesi nuk është korrekte të pyesim për cilësitë e Tij.[xxv] Prandaj transmetohet nga një numër i madh i gjeneratave të para (selef) se, kur i patën pyetur për ngritjen (el-istiva) e All-llahut xh.sh., ishin përgjegjur: “Ngritja është e njohur, ndërsa mënyra e saj është e panjohur, të besuarit në të është vaxhib e pyetja për mënyrën e saj është bid’at.”[xxvi]

Pra, selefët janë pajtuar se mënyra (e ngritjes së All-llahut xh.sh.) është e panjohur për ne dhe se pyetja për të është bid’at. Andaj sikur të na pyeste dikush: “Në ç’mënyrë Zoti ynë zbret në qiellin botëror?” Ne do ti thoshim: “Si duket Ai?” E, nëse thotë se nuk e di se si duket Ai, ne do t’i thoshim: “Ne nuk dimë se si zbret Ai, sepse dituria për atributin kërkon dituri mbi bartësin e atij atributi. E, si mund të kërkosh prej nesh të të shpjegojmë në ç’mënyrë All-llahu xh.sh. dëgjon, sheh, flet, si ngritet dhe si zbret, e ti nuk e di se si duket Ai? Nëse ti pranon se All-llahu xh.sh. dhe eksiztenca e tij është me të gjitha cilësitë e përsosmërisë dhe se askush nuk i gjason Atij, ngjashëm me këtë është edhe të dëgjuarit dhe të pamurit e Tij, zbritja dhe ngritja e Tij, është fakt i vërtetë, e që njëkohësisht nuk i gjason shqisës të të dëgjuarit të krijesave, të të pamurit, të folurit, zbritjes dhe ngritjes së tyre.”[xxvii]

Me sa ekspozuam më lartë, rezulton se këtë lloj të tevhidit e trazojnë disa gjëra, të cilat myslimani nuk do të guxonte t’i lejojë vetes:

1 - Et-teshbih - krahasimi i cilësive të All-llahut xh.sh. me cilësitë e krijesave (antropomorfizmi), siç e krahasojnë të krishterët Isain a.s. (të birin e Merjemës), hebrenjtë Uzejrin, e mushrikët idhujt e tyre më All-llahun xh.sh. Apo, sikurse që disa sekte e krahasojnë fytyrën e All-llahut xh.sh. me fytyrën e krijesave, dorën e Tij me dorën e krijesave, të dëgjuarit ë Tij me të dëgjuarit e tyre e të ngjashme.[xxviii]

2 - Shtrembërimi i domethënies së cilësive të All-llahut xh.sh. me komentime, dhe çfarëdo ndërrimi dhe zëvendësimi në to (et-tahrif bit te’vil), siç është shtrembërimi i fjalëve, emrave dhe cilësive duke shtuar, duke munguar apo duke ndërruar herektet (konsonantet) në fjalë, siç kanë vepruar disa me fjalët e All-llahut xh.sh.: “... E, All-llahu, me siguri, ka biseduar me Musain.” (En- Nisa: 164) - kështu që ne vend të damme-s në fjalën All-llah e kanë vënë fet’h-in, në mënyrë që domethënia të jetë se All-llahu nuk ka folur me Musain, por Musai ka folur me All-llahun.

Rruga më e drejtë përkitazi me cilësitë e All-llahut xh.sh. është drejtimi i gjeneratave të para myslimane (selef), të cilët i kanë përshkruar All-llahut xh.sh. atë që Ai i ka përshkruar Vetes dhe atë që ia ka përshkruar Pejgamberi i Tij, pa alegori, me të cilat mohohen cilësitë dhe pa komparacione të cilat nuk i përshtaten Madhërisë dhe Unitetit (vahdanijjeit) të All-llahut xh.sh.

Prandaj e tërë ajo që përmendet në Kur’an dhe në hadithe autentike, siç është dora, fytyra, ngritja, zbritja, hidhërimi, kënaqësia dhe cilësitë e tjera, ne ia përshkruajmë All-llahut xh.sh., pa krahasime me cilësitë njerëzore dhe pa komentime alegorike të cilat shpiejnë në mohimin e tyre.[xxix] Dhe themi ashtu siç ka thënë imam Shafiu: “E besoi All-llahun dhe tërë atë çka ka ardhur nga All-llahu ashtu siç dëshiron Vetë Ai dhe e besoj Pejgamberin e All-llahut dhe tërë atë që ka ardhur prej tij ashtu siç ka menduar dhe siç ka dëshiruar ai.”[xxx]

3 - Et-ta’til - Të kuptuarit se All-llahu është i privuar nga të gjitha atributet, mohimi i cilësive të All-llahut xh. sh dhe kundërshtimin e lidhshmërisë së tyre me qenien e All-llahut xh.sh. Siç është mohimi i përsosmërisë së plotë të All-llahut xh.sh. me anë të kundërshtimit të emrave dhe të cilësive të Tij. Apo mohimi i ndërsjelljes me All-llahun xh.sh. duke lënë ibadetin, ose mohimi i lidhjes mes krijesave dhe Krijuesit të tyre, ose, siç konfirmojnë disa, që materia ka ekzistuar gjithnjë (nuk është krijuar) dhe se All-llahu xh.sh. nuk e ka krijuar atë.[xxxi]

4 - Et-tekjif - shqyrtimi mbi kualitetin;: caktimi i kualitetit të cilësive të Zotit xh.sh. dhe të konstatuarit e esencës së tyre.

Pranimi i vërtetë i cilësive dhe i emrave të All-llahut xh.sh., të cilat janë përmendur në Kur’an dhe në Sunnet, në domethënien e tyre origjinare, pa bërë krahasime, shtrembërime, mohime dhe polemizime mbi kualitetin e tyre, ka qenë drejtimi (medhhebi) i selefëve - as’habëve, tabi’inëve, dhe tabi tabi’inëve. Esh-Shevkani thotë: “Drejtimi i selefëve nga as’habët, tabi’inët dhe tabi tabi’inët është pranimi dhe transmetimi i argumenteve (teksteve) mbi cilësitë e All-llahut xh.sh. në domethënien e tyre rrënjësore, pa kurrfarë shtrembërimesh, alegorishë tejet të theksuara, komparacionesh dhe mohimesh kah shpie pjesa më e madhe e te’vilit (komentimit figurativ). Ata, nëse i pyeste dikush për diçka lidhur me cilësitë e All-llahut xh.sh., i citonin argumentet dhe përmbaheshin nga thashethemet, duke thënë: “All-llahu xh.sh. ka thënë kështu, dhe ne asgjë më tepër nuk dimë lidhur me këtë, dhe nuk tentojmë të flasim për atë që nuk dimë, e as që na ka dhënë të drejtë All-llahu xh.sh. ta tejkalojmë këtë.” E, nëse pyetsi megjithatë përpiqej të kuptojë diç më tepër përkitazi me këtë, ata e qortonin duke ia ndaluar të interesohet për atë që nuk i përket atij dhe të kërkojë diç që është e pamundur të arrihet, përveçse duke hyrë në bid’at i cili është jashtë asaj në çka bazoheshin ata, e që e kanë mbajtur mend nga Pejgamberi i All-llahut xh.sh., e tabi’inët nga as’habët dhe tabi tabi’inët nga tabi’inët. Në këta shekuj të famshëm ka mbretëruar qëndrimi unanim përkitazi me cilësitë e All-llahut xh.sh. Ata kujdeseshin për atë që u ka urdhëruar All-llahu xh.sh. dhe bëni atë që u ka urdhëruar ta bëjnë, duke filluar nga emrat e All-llahut xh.sh. e gjer tek namazi, dhënia e zekatit, agjërimi, haxhxhi, xhihadi, ndarja (dhënia) e pasurisë për qëllime bamirësie, që është garancë e fitimit të Xhennetit dhe shpëtimit nga zjarri i Xhehennemit. Pastaj, kujdeseshin për të udhëzuar në të mirë dhe për të ndaluar nga e keqja, e pengonin përdhunuesin nga trazirat me të gjitha mjetet që i kishin në disponim, dhe nuk interesoheshin për asgjë tjetër që All-llahu xh.sh. nuk ka kërkuar prej tyre, e as që i ka obliguar të kuptojnë esencën e tij. Prandaj atëbotë feja ka qenë e pastër nga miksturat e risirave (bid’ateve).[xxxii
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Tevhidul-esma’i ves-sifat
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tevhidul-uluhijje
» Teuhidi El-Esma ues-Sifaat

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Dëshmia ( Shehadeti )-
Kërce tek: