SHFRYTËZIMI I KOHËS
“O njeri: ti në të vërtetë je përmbledhje ditësh. Çdo ditë që kalon, kalon një pjesë e jetës sate”
Nëse duam të thjeshtësojmë definicionin e kohës do të kishim thënë se: koha është jeta e njeriut. Ai që e shfrytëzon kohën e ka shfrytëzuar jetën e tij, ndërsa ai që e humb kohën e ka humbur jetën e tij. Për këtë në Islam gjejmë se koha është shumë e çmuar, ajo është më e shtrenjtë se floriri. Në kohë betohet Allahu I Madhëruar në Kur`an. Bile ka zbritur edhe një kaptinë e plotë me emrin e kohës (kaptina aser). Edhe profeti I Tij, Muhamedi a.s., shumë ka folur për vleren e kohës dhe shfrytëzimin e saj.
Duke u nisur nga këto parime myslimanët kanë qenë ata që më së shumti ia kanë ditur vleren kohës dhe shfrytëzimit të saj, ngase koha, siç thamë, është jeta e njeriut, e askush nuk e çmon më shumë jetën e njeriut sesa islami dhe myslimanët. Sa për ilustrim përmendim fjalën e Hasan Basriut: “O njeri: ti në të vërtetë je përmbledhje ditësh. Çdo ditë që kalon, kalon një pjesë e jetës sate”. Pra shfrytëzoje këtë kohë në maksimum, e mos e lërë asnjë ditë të kalojë pa e shfrytëzuar, sepse njeriu nuk bën të jetë sot I njëjtë siç ka qenë dje, e as nesër siç është sot, e kështu me radhë, sepse çdo ditë duhet të përfitoj diç, të ngrihet me diç, me punë të dynjasë apo ahiretit, të kësaj apo asaj bote.
Për këtë thotë Abdullah Bin Mesudi – shok i Pejgamberit a.s.: “Nuk e dua atë njeri I cili rrinë kotë, as nuk punon punë të kësaj bote as të asaj”, ndërsa një tjetër dijetar me emrin Ibnul Akil thotë: “Nuk ia lejoj vetes ta humbi asnjë moment kohe bosh nga jeta ime, ashtu që nëse goja nuk më punon për të folur apo debatuar, e as syri për të lexuar , atëherë e angazhoi të menduarit tim kur jam I shtrirë apo duke pushuar, ashtu që kur të ngrehëm pastaj veç më është kujtuar se çka dua të shënoj dhe menjëherë e shënoj. Ani pse tashmë I kam mbushur të 80-dhjetat, megjithatë e gjej të njëjtin vullnet për dije ashtu siç kam ndjerë kur I kam pasur 20 vjet”
Dhe I njëjti thotë: “Unë e kursej kohën edhe në ushqim, ashtu që marr diç nga biskotat I lagi me ujë dhe I ha në mënyrë që sa më pak të më marr ushqimi kohë, sepse më shumë dua ta shfrytëzoj kohën me lexim se sa me ushqim”. Bile disa nga ta edhe bukë kur kanë ngrënë nuk e kanë humbur kohën kotë. Transmetohet se një nxënës I Ebu Hanifes me emrin Hasen Bin Zijad Eluluij edhe kur ka ngrënë bukë I ka thënë një shërbëtori të tij: “Eja më lexo diç derisa të ha bukë, ngase, nëse goja dhe sytë janë të angazhuar në ushqim, veshët nuk janë, e ta shfrytëzoj kohën të dëgjoj diç”.
Bile edhe rrugës duke ecur kanë lexuar, transmeton Imam Dhehebiu për Hatib Bagdadin se: edhe kur ecte mbante në dorën e tij një libër të cilën e lexonte apo e shfletonte. Ndërsa I biri I Ibni Asakirit tregon për babanë e tij se: që 40 vjet babai im tjeter nuk ka bërë vetëm se është marrë me dije dhe shkencë, çdo kohë dhe çdo rast. Edhe të sëmurë kur kanë qenë nuk kanë dashur ta humbin kohën , thotë Ibnu Kajimi: njoh njeri I cili ishte sëmurë, e kur ndjente lehtësim në dhimbje e hapte librin e lexonte të cilin e kishte te koka e tij, pastaj kur iu rendonte sëmundja, e mbyllte.
Kështu, të nderuar, kanë qenë të parët e myslimanëve në shfrytëzimin e kohës, thotë Ibnu Rushdi, një nga dijetarët më eminent të shteteve të magrebit. “Në jetën time vetëm dy net më kanë kaluar pa I shfrytëzuar, natën që më ka vdek nëna dhe natën që jam martuar”, ndërsa Muhamed Bin Haseni Shejbaniu – nxënësi I ngushtë I Ebu Hanifës – i kishte thënë familjes së tij: “Ju lutem veproni çka të doni, merrni çka të doni, lini çka të doni, vetëm mua mos më pengoni, e mos ma humbni kohën”.
Nga ky parim I të kuptuarit të tyre për vlerën e kohës dhe shfrytëzimin e saj gjejmë se si Allahu iu ka shtuar bereqet në jetën e tyre sepse të gjithë ata që I cekëm më lart po edhe mijëra të tjerë, ani pse kanë vdekur, kanë mbetur gjallë, sepse na kanë lënë dije dhe shkencë që bota sot punon me të. P.sh Ibnu Akili – që e cekëm më lartë – ka shënuar një libër me 600 vëllime, që numërohet ndër librat më të mëdhenj në botë, mirëpo mjerisht shumica dërrmuese e atyre vëllimeve të atij libri janë zhdukur nga luftërat e ndryshme dhe shumë pak pjesë na kanë ardhur nga ai libër i famshëm.
Imam Neveviu nuk kishte më shumë se 45 vjet kur vdiq, por e mbushi një bibliotekë me libra. Tregon për vetën e tij se vetëm njëher në jetë ka luajtur me fëmijë, pra kurrë s`ka luajtur me fëmijë sa ka qenë I vogël, e le më pasi është rritur, por 24 orë me shkencë, dije dhe adhurim. Për dije dhe shkencë kishte vendosur që as të mos martohet, mos të hajë ushqim të mire, ngase ushqimi I forte e lodh njeriun dhe e nxit të flejë, e gjumi pastaj ta humbë kohën, për atë thotë për veten e tij: Se vetëm një herë në jetë ka prezantuar në një dasmë tek axha I tij ku bukën e ka lagur me ujë të mishit për të qenë ushqimi sa më i lehtë, në mënyrë që mos të rëndohet për lexim dhe punë shkencore.
Këta shembuj që i cekëm janë vetëm një pike ujë në det nga e tërë ajo çka mund të thuhet për shfrytëzimin e kohës dhe vlerësimin e saj nga ana e islamit dhe myslimanëve