Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Keshill e pergjithshme

Shko poshtë 
AutoriMesazh
umu kulthumi
Fillestare
umu kulthumi


Numri i postimeve : 44
Join date : 30/07/2009
Age : 40
Location : kosova gjilan

Keshill e pergjithshme Empty
MesazhTitulli: Keshill e pergjithshme   Keshill e pergjithshme Icon_minitimeTue Aug 04, 2009 6:56 am

Falënderojmë All-llahun që na ka dhënë dijetarë të mëdhenj, të cilët na kanë këshilluar vazhdimisht me fjalë të urta dhe këshilla të mira.
Këshillat e tyre vazhdimisht na kanë ndihmuar në udhëtimin tonë drejt All-llahut, tebareke ve teala



Abdullah ibën Mesudi, radijallahu anhu, na tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

{‏لَا ‏ ‏حَسَدَ ‏ ‏إِلَّا فِي اثْنَتَيْنِ رَجُلٌ آتَاهُ اللَّهُ مَالًا فَسُلِّطَ عَلَى هَلَكَتِهِ فِي الْحَقِّ وَرَجُلٌ آتَاهُ اللَّهُ الْحِكْمَةَ فَهُوَ يَقْضِي بِهَا وَيُعَلِّمُهَا}. حديث صحيح - رواه البخارى

"Nuk lejohet lakmia përpos se në dy raste. Ndaj njeriut që All-llahu i ka dhënë pasuri dhe ai e harxhon për ngadhënjim të vërtetës dhe ndaj njeriut që All-llahu i ka dhënë urtësi dhe ai gjykon me te dhe ua mëson tjerëve". (Buhariu).

Lakmia është një veti e pandarë e njeriut, andaj Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në mënyrë shumë të qartë pedagogjike na e orienton këtë veti që të bëhet e dobishme për ne në dynja e ahiret. Këtë lakmi që njerëzit zakonisht e përdorin për të dëmtuar tjerët dhe për të nënçmuar veten, e shndërroi Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në moment për të përfituar gatishmëri për flijimin e pasurisë për ngadhënjim të vërtetës dhe për tu bërë i ditur dhe realizues i asaj që e di dhe mëson.


Këshilla e Lukmanit të Urtë


Do ta fillojmë këtë shkrim me një urtësi të madhe të cilën e kemi trashëguar nga Lukmani, i cili kishte këshilluar birin e tij duke i thënë:

ثلاثةٌ لا يعرفون إلا في ثلاثة مواضع: لا يعرف الحليم إلا وقت الغضب، ولا الشجاع إلا في الحرب إذا لاقى الأقران، ولا أخوك إلا عند حاجتك.

"Tre persona njihen vetëm në tre raste. Njeriu i butë njihet kur të hidhërohet. Trimi njihet në luftë kur takohet me forcë të ngjashme. Vëllai yt njihet kur ke nevojë për te".

Këshillë e cila vjen nga përvoja e madhe që ka patur Lukmani, përvojë jetësore e cila edhe i ka dhënë epitetin Lukmani i Urtë.

Për të njohur vetitë e vërteta të një njeriu duhet të shohim sjelljen e tij në situata dhe momente të vështira dhe rënda, sepse në këto momente del në shesh natyra e tij e vërtetë dhe vetitë e tija të brendshme që i ka.

Të gjithë mund të jemi të butë kur jemi rehat dhe na shkojnë punët mirë, të gjithë mund të jemi trima në paqë, të gjithë mund të tregohemi si vëllezër në bollëk dhe të mira, ama shumë të pakët janë ata që i shpalosin këto veti në situata e rënda dhe të jashtëzakonshme, sikur kur jemi të hidhëruar, apo gjatë trazirave dhe luftërave, apo gjatë nevojës së tjerëve!


Këshillë e shtrenjtë

Musa ibën Isa El-Xhesas thotë: Ebu Sulewjmani ka thënë:

رد سبيل العجب بمعرفة النفس، وتخلص إلى إجمام القلب بقلة الخلطاء، وتعرض لرقة القلب بمجالسة أهل الخوف، واستجلب نور القلب بدوام الحزن، والتمس باب الحزن بدوام الفكرة، والتمس وجوه الفكرة في الخلوات، وتحرز من إبليس بمخالفة هواك، وتزين لله بالإخلاص والصدق في الأعمال، وتعرض للعفو بالحياء منه والمراقبة، واستجلب زيادة النعم بالشكر، واستدم النعم بخوف زوالها، ولا عمل كطلب السلامة، ولا سلامة كسلامة القلب، ولا عقل كمخالفة الهوى، ولا فقر كفقر القلب، ولا غنى كغنى النفس، ولا قوة كرد الغضب، ولا نور كنور اليقين، ولا يقين كاستصغار الدنيا، ولا معرفة كمعرفة النفس، ولا نعمة كالعافية من الذنوب، ولا عافية كمساعدة التوفيق، ولا زهد كقصر الأمل، ولا حرص كالمنافسة في الدرجات، ولا طاعة كأداء الفرائض، ولا تقوى كاجتناب المحارم، ولا عدم كعدم العقل، ولا فضيلة كالجهاد، ولا جهاد كمجاهدة النفس، ولا ذل كالطمع، ومن لم يحسن رعاية نفسه أسرع به هواه إلى الهلكة، ولا ينفع الهالك نجاة المعصوم، ومرارة التقوى اليوم حلاوة في ذلك اليوم، والهالك من هلك في آخر سفره وقد قارب المنزل، والخاسرمن أبدى للناس صالح عمله وبارز بالقبيح من هو أقرب إليه من حبل الوريد.

"Refuzo vetëpëlqimin duke e njohur vetveten, pusho zemrën tënde duke u përzier me pak njerëz, zbute zemrën duke ndjekur me ata që kanë frikë All-llahun, sjelli zemrës tënde nur duke qenë vazhdimisht i mërzitur, mërzinë e sjell duke vazhduar meditimin, kërkoi idetë dhe mendimet gjatë vetmisë, ruaju nga iblisi duke kundërshtuar epshin tënd, stolisu për All-llahun me sinqeritet dhe vërtetësi në vepra, fitoje faljen e tij me turp nga Ai dhe vetëkontroll, shtoji begatitë duke falënderuar dhe vazhdoi ato duke patë frikë ikjen e tyre. Puna më e mirë është kërkimi i shpëtimit, shpëtimi më i mirë është shpëtimi i zemrës, mendja më e mirë është ajo që kundërshton epshin, kurse varfëria më e madhe është varfëria e zemrës, e pasuria më e madhe është pasuria e shpirtit. Forca më e madhe është refuzimi i hidhërimit, kurse drita më e madhe është drita e bindjes, e bindja më e madhe është zvogëlimi i dynjasë. Njohja më e madhe është njohja e vetvetes, begatia më e madhe është shpëtimi nga mëkati, shpëtimi më i madh është suksesi. Asketizmi më i madh është shpresa e vogël, kurse lakmia më e madhe është gara në arritjen e gradave të larta, respekti më i madh është kryerja e farzeve, kurse devotshmëria më e madhe është largimi nga haramet. Asgjëja më e madhe është mungesa e logjikës, kurse vlera më e madhe është xhihadi, e xhihadi më i madh është xhihadi i nefsit. Poshtërimi më i madh është grykësia. Ai që s'kujdeset për vetveten, epshi shumë shpejtë do ta shpie në shkatërrim. I shkatërruari nuk përfiton asgjë nga shpëtimi i të pagabuarit. Hidhësira e devotshmërisë sot është ëmbëlsi nesër. I shkatërruar është ai që shkatërrohet në fund të udhëtimit të tij, i cili i është afruar vendbanimit e i humbur është ai që njerëzve ua tregon veprat e mira, kurse del para Atij që është më afër tij se sa damari i qafës me vepra të këqija.


Poeti këshillon

وما هذه الأيامُ إِلا معارةٌ * فما استطعتَ من معروفها فتزودِ

فإِنكَ لا تدري بأية بلدةٍ * تموتُ ولا ما يُحدِثُ الله في غدِ

Këto ditë i ke të huazuara

Sa të kesh mundësi mbushi me vepra të mira

Sepse ti nuk e di se në cilin vend do të vdesësh

Ti nuk e di se çka nesër ka për të ndodhur


Lutje profetike

اللَّهُمَّ إني أعُوذُ بِكَ مِنَ الهَدْمِ، وأعُوذُ بِكَ مِنَ التَّرَدِّي، وأعُوذُ بِكَ مِنَ الغَرَقِ وَالحَرَقِ وَأعُوذُ بِكَ أن يَتَخَبَّطَنِي الشَّيْطانُ عِنْدَ المَوْتِ؛ وأعُوذُ بِكَ أنْ أمُوتَ فِي سَبِيلِكَ مُدْبِراً، وأعُوذُ بِكَ أن أمُوتَ لَديغاً

"All-llahu im te Ti kërkoj strehim nga shembja, te Ti kërkoj strehim nga rënia nga lart, te Ti kërkoj strehim nga fundosja, djegia dhe prej Teje kërkoj strehim që të më mos dezorienton shejtani gjatë vdekjes. Kërkoj strehim prej Teje që të mos vdes në rrugën tënde si dezertor (i dalur nga feja) dhe kërkoj strehim te Ti që të mos vdes i kafshuar nga kafshët helmuese"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Keshill e pergjithshme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 11. Keshill motres muslimane

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Feja dhe shoqëria-
Kërce tek: