Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Dashuria dhe Urrejtja janë atribute të pandashme të Shehadetit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
umu kulthumi
Fillestare
umu kulthumi


Numri i postimeve : 44
Join date : 30/07/2009
Age : 40
Location : kosova gjilan

Dashuria dhe Urrejtja janë atribute të pandashme të Shehadetit Empty
MesazhTitulli: Dashuria dhe Urrejtja janë atribute të pandashme të Shehadetit   Dashuria dhe Urrejtja janë atribute të pandashme të Shehadetit Icon_minitimeTue Aug 04, 2009 6:58 am

Dashuria dhe Urrejtja janë atribute të pandashme të Shehadetit Nëse dihet që qëllimi i armiqve të Islamit nga radhët e ateistëve, jehudëve, të krishterëve, cionistëve dhe komunistëve në mbarë botën është dobësimi i besimit të muslimanit, shkatërrimi i identitetit të tyre, që prej tyre të bëjnë gomerët “e popullit të zgjedhur”.
Dashuria dhe Urrejtja janë atribute të pandashme të Shehadetit

Duke qenë se miqësia themelohet mbi dashurinë, ndërsa armiqësia mbi urrejtjen, nga këto nacione rrjedhin veprime, si: ndihma, shoqërimi, përkrahja, lufta, hixhreti dhe të ngjashme.
Në atë kuptim, dashuria dhe urrejtja paraqiten si rezultate të pashmangshme të fjalëve të kelimei-shehadetit “Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut”. Për këtë ekzistojnë argumente të shumta nga Kur’ani dhe Sunneti.

Argumenteve kur’anore i takojnë ajetet që vijojnë:

“Besimtarët të mos i miqësojnë mosbesimtarët, e t’i lënë manash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjë, përveç nëse është për qëllim ruajtja prej të keqes së tyre. All-llahu ua tërheq vërejtjen me dënim prej Tij, pse vetëm tek All-llahu është e ardhmja.” (Ali Imran, 28)

“Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë. Thuaj: “Bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë All-llahu nuk i do pabesimtarët!” (Ali Imran, 31-32)

Mbi qëllimet dhe atë se çfarë synojnë armiqtë e Allahut, i Lartësuari thotë:

“Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njëjtë. Mos zini miq prej tyre deisa ata të shpëngulen (si ju) për hirë të All-llahut...” (En-Nisa, 89)

“O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.” (El-Ma’ide, 51)

“O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s’ka dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi...” (El-Ma’ide, 54)

Argumentet nga hadithi dhe tradita janë të shumtë. Po paraqesim vetëm disa:

Imam Ahmedi nga Xherir ibn Abdullah el-Bexheliu transmeton se i Dërguari i Allahut e ka pranuar prej tij betimin për besnikëri me kusht që të jetë i dashur ndaj çdo muslimani dhe të heqë dorë nga mosbesimtarët.

Ibn Ebi Sejbete me zinxhirin e vet të transmetuesve transmeton se i Dërguari i Allahut, sal’allahu alejhi we selem, ka thënë: “Lidhja më e fortë (hallka) e imanit është të duash në emër të Allahut dhe të urresh në emër të Allahut.”

Taberaniu, në veprën “El-Kebir”, nga Ibn Abbasi paraqet se i Dërguari i Allahut, sal’allahu alejhi we selem, ka thënë: “Lidhja më e fortë e imanit është miqësia në emër të Allahut dhe armiqësia në emër të Allahut, dashuria në emër të Allahut dhe urrejtja në emër të Allahut.”

Ibn Xheriri dhe Muhamed ibn Nasër el-Merveziu nga Ibn Abbasi paraqesin se i Dërguari i Allahut, sal’allahu alejhi we selem, ka thënë: “Miqësia e Allahut arrihet ashtu që në emër të Tij të duash dhe në emër të Tij të urresh, që në emër të Tij të miqësohesh dhe në emër të Tij të armiqësohesh. Askush nuk do ta shijojë ëmbëlsinë e imanit derisa nuk bëhet i atillë, sado që të bëjë namaz dhe të agjërojë. Njerëzit kanë filluar të vëllazërohen në emër të (dunjasë) interesave të kësaj bote, por kjo në asnjë mënyrë nuk do t’u bëjë dobi.”

Shejh Sulejman ibn Abdullah duke komentuar fjalët e Ibn Abbasit, thotë: “Fjalët e Ibn Abbasit: “Dhe në emër të Tij miqësohesh”, janë argumente që dashuria dhe miqësia duhet të bëhen vetëm në emër të Allahut dhe për këtë nuk mjafton vetëm dashuria, por ajo dashuri nënkupton edhe ndihmën reciproke, konsideratën dhe respektin ndaj mikut, jo vetëm në ndjenjat e brendshme, por edhe në të vërtetuarit me ndjenjat e jashtme. Dhe fjalët e tij: “Në emër të Tij armiqësohesh”, janë argumente që urrejtja dhe armiqësia duhet të bëhen vetëm në emër të Allahut dhe për këtë nuk mjafton vetëm urrejtja në emër të Allahut, por edhe zbatimi i saj në praktikë përmes luftës kundër armiqve të Allahut dhe mosrespektimi i çfarëdo lidhjeje me ta, qoftë haptas apo fshehtas. Me këtë është dashur të thuhet që për armiqësi nuk mjafton vetëm urrejtja dhe të gjykuarit me zemër, por edhe të treguarit në praktikë, sikurse qëndron në Fjalët e Allahut subhanehu we teala:

“Ju e keni shembullin më të mirë te Ibrahimi dhe te ata që ishin me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne tërhiqemi prej jush dhe prej asaj që adhuroni, pos All-llahut, nuk besojnë tuajën, prandaj ndërmjet nesh e jush është e hapët armiqësia e urrejtja derisa ta besoni vetëm All-llahun, Një!” (El-Mumtehine: 4)

Nga sa u tha më lart, shihet që miqësia në emër të Allahut nënkupton dashurinë ndaj Allahut dhe të ndihmuarit e fesë së Tij, mandej dashurinë ndaj miqve të Tij dhe të ndihmuarit e tyre, kurse armiqësia në emër të Allahut nënkupton urrejtjen ndaj armiqve të Tij dhe luftën kundër tyre.

Nga kjo, sikurse nga ajetet vijuese, shihet që të parët quhen të mbikëkyqur nga Allahu, ose miq të Allahut, ndërsa të tjerët të mbikëqyrur nga shejtani, ose miq të shejtanit.

“All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banorë të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” (El-Bekare, 257)

Në atë kuptim, në një vend tjetër, i Lartësuari thotë:

“Ata që besuan luftojnë në rrugë të All-llahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s’ka dyshim se intriga e djallit është e dobët.” (En-Nisa, 76)

Dije se Allahu, subhanehu we teala, nuk e ka dërguar asnjë lajmëtar të fesë e që ai të mos ketë pasur armiq të cilët luftuan kundër tij. Allahu subhanehu we teala, thotë:

“Dhe kështu (sikurse edhe ty) çdo pejgamberi i bëmë armiq disa nga njerëzit dhe nga xhinët e djallëzuar, që me fjalë të shkëlqyeshme në mënyrë të fshehtë nxit njëri-tjetrin në mashtrime...” (En’am, 112)

Nuk përjashtohet mundësia që armiqtë e Islamit të disponojnë dituri të numërta, libra dhe argumente. Në atë kuptim, Allahu subhanehu we teala, thotë:

“Kur u erdhën atyre të dërguarit me argumente të qarta, ata ju gëzuan dijenisë së vet dhe atëherë i përfshiu ajo që e tallnin.” (Gafir, 83)

Muslimani është i obliguar të dijë si ta përdorë fenë e Allahut si armë kundër shejtanëve të këtillë. Në këtë rrugë nga aasgjë nuk duhet pasur frikë dhe pikëllim.

“...s’ka dyshim se intriga e shejtanit është e dobët.” (En-Nisa, 76)

Një njeri i rëndomtë i cili beson në Allahun Një është në gjendje të ngadhnjejë kundër një mijë dijetarëve politeistë. Në atë kuptim, Allahu i Lartësuar thotë:
“Dhe se ushtria Jonë do të jenë ata ngadhënjyesit.” (Es-Saffat, 173)

Ushtria e Allahut fiton me argumente dhe me gjuhë, sikurse që fitojnë edhe me shpata dhe shtiza.

Nëse dihet që qëllimi i armiqve të Islamit nga radhët e ateistëve, jehudëve, të krishterëve, cionistëve dhe komunistëve në mbarë botën është dobësimi i besimit të muslimanit, shkatërrimi i identitetit të tyre, që prej tyre të bëjnë gomerët “e popullit të zgjedhur”, sipas masës së parashikuar nga “Protokolet e mendimtarëve cionistë”, muslimani duhet të jetë i vetëdijshëm për rrezikun që i kanoset.

Muslimanët duhet të ruhen nga rreziqet, që të mos rrëshqasin në humnerë, dhe duhet të shikojnë me skepticizëm parullat ateiste mbi të ashtuquajturin bashkim, vëllazërim e barazi, se feja është për Zotin ndërsa atdheu është i përbashkët për të gjithë, etj.

Prej argumenteve të qarta nga Kur’ani dhe Sunneti, pa dyshim shihet që kuptimi i plotë i fjalëve të kelimei shehadetit “Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut”, nuk mund të arrihet pa besnikëri ndaj gjithçkaje që ato nënkuptojnë dhe paurrejtje ndaj gjithçkaje që është në kundërshtim me to. Në atë kuptim, shejhul Islam, Ibn Tejmijje, Allahu e mëshiroftë, thotë:

“Përmbushja e kushtit të kelimei shehadetit “Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut”, nënkupton që nuk duhet (miqësohet) askush përveç në emër të Allahut, nuk urrehet (askush) përveç në emër të Allahut, nuk miqësohet (me askë) përveç në emër të Allahut dhe nuk armiqësohet (me askën) vetëm në emër të Allahut. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë që të duash atë që e do Allahu dhe të urresh atë që e urren Allahu, që besimtarët t’i konsiderosh për miq kudo qofshin ata, e mosbesimtarët për armiq, edhe nëse ata janë njerëzit tanë më të afërt.”

Pa besnikëri dhe pa urrejtje nuk mund të përmbushet asnjë (kusht) shtyllë e të besuarit. Pjesa e tij e dytë është mosbesimi në shejtanin, siç thotë Allahu subhanehu we teala:
“...E kush nuk i beson tagutit – të pavërtetat, e i beson Allahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje...” (El-Bekare, 256)

Sipas kësaj, ai i cili nuk e mohon shejtanin (tagutin), d.m.th. atë të cilit i frikësohet, e do apo i frikësohet në vend të Allahut, nuk mund të jetë besimtarë.

Kjo është për atë pse të besuarit në Allahun dhe të mbajturit te lidhja më e fortë padyshim e parashtron mohimin e shejtanit, ashtu siç e pamë nga citimi i ajetit fisnik.



Marrë nga libri: "El-wela'u wel-bera'u fil Islam"
Autori i librit: Dr. Muhamed Se'id Salem El-Kahtani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dashuria dhe Urrejtja janë atribute të pandashme të Shehadetit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ulvi Fejzullahu - Urrejtja ne emer te Allahut
» Kushtet e Shehadetit
» Te deklaruarit e shehadetit atij qe po vdese.
» Dashuria dhe koha!
» 23. Dashuria ndaj Allahut Ulvi Fejzullahu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Feja dhe shoqëria-
Kërce tek: