Dyshim:
Ka disa që thonë se nuk ka xhihad vetëmse me prezencën e udhëheqësit dhe flamurit, apo siq thonë se kjo vrasje është fitne dhe ai që vritet në të, nuk konsiderohet si shehid dhe ndalohet vrasja e armikut nëse e ka okupuar tokën e muslimanëve nëse muslimanët nuk kan fuqi.Cili është mendimi juaj sa i përket këtyre fjalëve? Cilat janë argumentet e sheriatit dhe cilat janë mendimet dijetarëve islam?
-Falënderimi i takon Allahut az-ze ue xhel, Zotit të botërave, salavatet dhe selamet i'a dërgojmë të dërguarit tonë Muhamedit sal-lallahu alejhi ue sel-lem, familjës së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre që e pasojnë rrugën e tij deri ditën e gjykimit.
Këto fjalë nuk kanë bazë me ixhmain(bashkimin) e katër imamëve dhe selefëve të ummetit, por është fjalë e qartë dhe e pa vlerë dhe në kundërshtim me tekstet e qarta, bazat e sheriatit dhe rregullat e fikhut.
1) Tekstet Kur’anore dhe hadithet e të dërguarit të Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem, urdhërojnë me xhihad në rrugën e Allahut az-ze ue xhel, dhe nuk gjindet në ato asnjë kusht prej kushteve të lartëpërmendura.Mirëpo ky urdhër është i përgjithshëm për të gjithë besimtarët siç ka thënë Allahu az-ze ue xhel: “Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën).”
(El-Bekare: 190)
Gjithashtu Allahu i lartësuar thotë: “All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtërat dhe pasurinë e tyre me Xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten.” (Et-Teube: 111)
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Luftoni mushrikët (idhujtarët) me pasurinë tuaj, me vehten tuaj dhe me gjuhët tuaja.”
Ka thënë Ibn Hazmi në (El-Mehali: 7/351 ) –Ka thënë Allahu: “Lufto në rrugën e All-llahut! Nuk obligohet kush pos teje. Ngacmoi besimtarët (për luftë), All-llahu do të zmbrapsë fuqinë e të pabesëve.” (En-Nisa: 84)
Ky ajet i drejtohet të gjithë besimtarëve, se çdo musliman është i urdhëruar me xhihad.
Ka thënë Ibn Kudame në (Mugnij: 10/364) –Xhihadi është farz kifaje. Fjala në fillim përfshinë të gjithë muslimanët sikur të ishte obligim për çdo musliman, pastaj ndyshon dhe tregon se obligimi kifaje bie me veprimin e disa muslimanëve, kurse farz ajn nuk bie nga njëri me veprimin e tjetrit, por obligimi i përfshinë të gjithë muslimanët.
Ka thënë Shejh Abdu-Rrahman Ibn Hassan Ibn Shejh Muhamed ibn Abdul-Vehab: “Nuk ka dyshim se obligimi i xhihadit mbetet deri në ditën e gjykimit.Nëse ka ndonjë grup i cili ka fuqi, i obligohet atij grupi xhihadi në rrugën e Allahut az-ze ue xhel dhe nuk bie prej këtij grupi obligimi dhe as nga grupet tjera.” (Ed-Durer e Sunnijetu: 7/98)
2) Ixhmai i prerë i ummetit se xhihadi është farz kifaje.Të thirrur që të gjithë për xhihad përderisa të ngritet një grup i mjaftueshëm i muslimaneve për të luftuar me armikun dhe tek atëherë bie obligimi nga të tjerët dhe nuk është obligim për të gjithë.
Ka thënë Ibn Xherir Et-Taberiu: Mbi xhihadin në tefsirin e tij (4/269) –Ai pra (xhihadi), është për çdo njërin përderisa të ngritet një grup që me ngritjen e tij mjafton dhe tek atëherë bie obligimi për muslimanët tjerë... Të këtij mendimi janë ulemat (dijetarët) e ummetit.
Ka thënë Ibn Atije në tefsirin e tij: Ajo për të cilën mbështet ixhmai (shumica e dijetarëve), është se xhihadi për të gjithë ummetin e Muhamedit sal-lallahu alejhi ue sel-lem është farz kifaje.Nëse një grup ngritet prej besimtarëve për xhihad, bie obligimi nga të tjerët, vetëm atëherë kur zbret armiku dhe lufton islamin haptazi.Atëherë bëhet obligim për çdo musliman (farz ajn). (Tefsir El-Kurtubi: 3/38)
3) Xhihadi është dy lloje:
-Xhihadi sulmues (çlirues): E ai është me e kërku armikun në tokën e tij. Në këtë lloj të xhihadit nuk është obligim që të ketë imam (udhëheqës) për të qenë xhihadi në rregull, mirëpo nëse imami bën xhihad atëherë nuk lejohet ndonjë veprim, vetëm se me lejen e tij.
Kjo tregon se vendimi i takon atij dhe kërkimi i lejes nga ai është obligim dhe bëhët mëkatar ai i cili lufton pa lejen e tij. Mirëpo xhihadi i tij është në rregull.Por nëse nuk ekziston imami apo e kanë mbytur atë, atëherë xhihadi vazhdon. Ka thënë Ibn Kudame në El-Mugnij:fq., 10/375: “ Mungesa e imamit nuk e vonon xhihadin sepse interesi i tij tejkalon rëndësinë e joprezencës së tij.Nëse arrihet preja e luftës, atëherë e ndajnë ata sipas rregullave të sheriatit.
Po të kishte qenë prezenca e imamit kusht i xhihadit për të qenë xhihadi në rregull, kishte me qenë obglim ndërprerja e xhihadit edhe vonimi i tij deri sa të gjindet imami...
Nëse imami është prezent dhe vetëm nëse ai i arsyeton ata për kërkimin e lejes, atëherë për ata mbetet që të veprojnë pa lejen e imamit gjatë momenteve të nevojshme.
Ka thënë Ibn Kudame në El-Mugnij:fq., 10/390: “ Nuk dalin për të luftuar vetëmse me lejen e imamit sepse qështja e luftës është në përgjegjësinë e tij vetëmse që të arsyetohet kërkimi i lejes nga ai. Kur u paraqitet befasisht atyre armiku, nuk është e obligueshme në këtë rast që të kërkohet leja nga ai sepse interesi është në dobi të tyre nëse i vrasin ata...”
Po të ishte prezenca e imamit dhe kërkimi i lejes kusht për të qenë në rregull xhihadi në atë gjendje kur imami nuk është prezent, poashtu nuk do të kishte qenë në rregull po të ishte prezent imami, por pa i kërkuar leje atij në rast nevoje.Këtu dijetarët (e jurispodencës islame) nuk e kanë bërë të pavlefshëm xhihadin sulmues në këto dy gjendje.Kjo argumenton se prezenca e imamit nuk është kusht për të qenë në rregull ky lloj xhihadi.Për rregullin në këto dy gjendje, e vërteton dobia dhe largimi i dëmit sikur që e përmendi më lartë Ibn Kudame.
-Lloji i dytë i xhihadit është: Xhihadi mbrojtës.
Në këtë çështje është shumë e qartë, sa që nuk ka asnjë kusht prej kushteve.Por duhet që çdo musliman të luftojë sipas mundësive të tij. Nuk kërkon leje as djali prej babait dhe as gruja prej burrit.Leja e prindit për djalin dhe leja e burrit për gruan ka përparësi më tepër se sa leja e imamit. Megjithatë bie poshtë e drejta e tyre në këtë gjendje, që don të thotë se xhihadi është farz ajn (obligim për çdo individ) për të gjithë dhe nuk obligohet kërkimi i lejes nga imami edhepse ai është prezent.
Ka thënë Shejhul Islam Ibn Tejmije (Fetava El-Misrije: vol. 4/508): “Sa i përket xhihadit mbrojtës, është vaxhib me ixhma (obligim me koncenzus), ndërsa armiku i cili e prish fenë apo dunjanë nuk i obligohet atij asgjë pasiqë ai e ka prishur fenë e tij.Mirëpo neve na obligohet që të luftojmë sipas mundësive tona që i kemi. Gjithashtu ka thënë: Nëse armiku sulmon shtetet islame, nuk ka dyshim se obligohet ndihma prej atyre që janë më afër.Don të thotë se shtetet islame janë si një shtet dhe i'u obligohet atyre të luftojnë pa leje të prindit dhe të imamit.”
Ka thënë Ibn Hazmi (El-Mehalij: vol.7/292): “Nëse armiku e sulmon ose hyn tek një popull musliman, atëherë i obligohet çdo muslimanit nëse ka mundësi, t'u ndihmojë atyre”
Ka thënë El-Xhesas (Ahkam: vol. 4/312): “ Është e njohur bindja e shumicës së muslimanëve se: nëse frikësohen ata që janë në kufij të shtetit afër armikut e që nuk kanë mundësi për mbrojtje dhe kan frikë për shtetin e tyre, për vehten e tyre apo familjet e tyre, atëherë është farz kifaje për umetin islam që t'u ndihmojë atyre dhe ta ndalë padrejtësinë që iu bëhët muslimanëve.Kjo nuk ka dyshim në mes të dijetarëve.”
Ka thënë El-Hatib El-Shirbinij El-Shafiij (El-Ikna’: vol. 2/510): “ Nëse armiku hyn në shtetin tonë, obligohet për banorët e tij largimi i tyre sipas mundësive, ndërsa xhihadi në këtë rast bëhët farz ajn.”
Kjo është domethënia dhe kuptimi i xhihadit se kur është farz ajn.Po të ishte kusht prej kushteve që e bën të vlefshëm xhihadin prezenca e imamit apo kërkimi i lejes nga ai, atëherë nuk kishte me qenë xhihadi farz ajn në kohën kur armiku i sulmon muslimanët.
Kjo është ajo që nuk e ka thënë asnjëri prej ulemave (dijetarëve) të umetit.Për këtë Maverdi thotë: “ Xhihadin kur është farz kifaje, e udhëheqë imami përderisa nuk bëhet farz ajn.”
Vijon...