Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Bised me lotin tim.....

Shko poshtë 
AutoriMesazh
umu kulthumi
Fillestare
umu kulthumi


Numri i postimeve : 44
Join date : 30/07/2009
Age : 40
Location : kosova gjilan

Bised me lotin tim..... Empty
MesazhTitulli: Bised me lotin tim.....   Bised me lotin tim..... Icon_minitimeFri Aug 07, 2009 8:04 pm

"Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i fal mëkatet përveç Allahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen). Shpërblimi i të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe xhenetet në të cilin rrjedhin lumenj, e aty do të rrinë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë". (Ali Imran: 135- 136).

Bisedë me lotin tim

Qava një ditë, për shkak të gjynaheve të shumta dhe të paktave vepra të mira e nga syri më rrodhi loti.
Loti më tha: ç'ke o rob i Allahut?

I thashë: çka të nxori ty?

Tha: zjarrmia e zemrës tënde.

I thashë: zjarrmia e zemrës time? po çfarë e zjarrmoi zemrën time?


Tha: gjynahet dhe mëkatet.

I thashë: a ndikojnë gjynahet në zjarrmimin e zemrës?


Tha: Po, a nuk thoshte shpesh Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem, gjatë lutjeve të tija:

"Allahu im! Më lajë nga gabimet e mia me ujë, borë dhe breshër".

Për këtë arsye, sa herë që njeriu bën gjynah, zemra i ndizet flakë, kurse zjarri shuhet me ujë dhe me akull.

I thashë: Ashtu është, pasha Allahun, ashtu është... Unë ndiej stres dhe ngushticë dhe mendoj se më vjen nga djegia e zemrës për shkak të gjynaheve të shumta.


Tha: Po...sepse mëkatet lënë mbresa të këqija te njeriu, andaj pendohu te Allahu, o njeri...

I thashë: Dua të të bëj një pyetje...


Tha: Urdhëro...

I thashë: Unë jam zemër e ngurtë, e si doli ky lot nga kjo zemër?


Tha: Fitreti (natyra e pastër e shpirtit tënd), o rob i Allahut. Shumica e njerëzve sot kanë zemrat e ngurta, andaj rrallë mund të gjesh zemër të pastër, që ka kontakt të vazhdueshëm me Allahun.

I thashë: Pse është kështu gjendja e njerëzve, o loti im?


Tha: Për shkak të dashurisë ndaj dynjasë dhe varësisë prej saj. E gjithë njerëzia është mbërthyer pas dynjasë, përpos një pakice, të cilën Allahu e ka mëshiruar; shëmbëllimi i dynjasë është si gjarpri, të pëlqen njomësia dhe lakueshmëria e trupit të tij, porse të merr jetën me helmin e tij. Njerëzit kënaqen me njomësinë e lëkurës së tij dhe nuk shikojnë helmin vrasës që ka.

I thashë: Çka nënkupton me helmin?


Tha: Gjynahet dhe mëkatet. Mëkatet janë helmi i zemrës. Andaj duhet t’i nxjerrësh doemos prej aty, përndryshe zemra vdes.

I thashë: Si të pastrojmë zemrat tona nga ky helm?


Tha: Allahu, azze ve xhel-le, ka thënë:

"Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i fal mëkatet përveç Allahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen). Shpërblimi i të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe xhenetet në të cilin rrjedhin lumenj, e aty do të rrinë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë". (Ali Imran: 135- 136)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bised me lotin tim.....
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Feja dhe shoqëria-
Kërce tek: