Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Mposhtja e zemërimit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Mposhtja e zemërimit Empty
MesazhTitulli: Mposhtja e zemërimit   Mposhtja e zemërimit Icon_minitimeMon Aug 10, 2009 1:22 am

Arti i bashkimit të zemrave është trashëgimi profetike. I Dërguari Muhamed, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, gjatë thirrjes së tij e kultivoi këtë lloj arti. Në vazhdim do të ndajmë disa porosi në lidhje me këtë çështje.
Allahu i Lartësuar në librin e Tij na e kujton bazat e këtij arti dhe gjithashtu edhe praktika e të Dërguarit të Allahut dëshmon për këtë gjë. Allahu thotë:

وَالْكَاظِمِينَ الْغَيْظَ وَالْعَافِينَ عَنِ النَّاسِ وَاللّهُ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ

“...e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.”1

Nga ajeti i shënuar mësojmë tre nivele të rëndësishme:

1. Kur dikush të bën keq, sidomos në këto kohë kur ka humbur mirësjellja, mposhte, shtype, përballoje zemërimin. Mos lejo shfaqjen e pakënaqësisë në vendtubime. Fjala e Allahut thotë: “...e mposhtin zemërimin”.

2. Pasi e realizon veprimin e parë, e përballon zemërimin, shkon dhe i thua keqdashësit: “Allahu të faltë”. Allahu thotë: “dhe ua falin fajet njerëzve.”

3. Ky nivel është më i larti, pasi shkon dhe e viziton keqbërësin, e përshëndet dhe i dhuron diçka. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu i do bamirësit.”
Nga historia mësojmë për ngjarjen e shërbëtorit të kalifit Harun Er-Reshid. Shërbëtorit i rrëshqiti nga dora ena me ujë të nxehtë dhe i ra kalifit në kokë. U hidhërua Haruni Er-Reshidi dhe iu kthye shërbëtorit, ndërsa shërbëtori (i lexoi fjalën e Allahut) i tha: “...e mposhtin zemërimin”.
Harun Er-Reshidi i tha: “Po përmbahem nga hidhërimi.”
Shërbëtori i tha: “...dhe ua falin fajet njerëzve.”
Harun Er-Reshidi i tha: “Ta fala gabimin.”
Shërbëtori i tha: “Allahu i do bamirësit.”
Harun Er-Reshidi i tha: “Mund të shkosh, tani je i lirë dhe këtë e bëj për hir të Allahut.”



Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Mposhtja e zemërimit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Forumi gjeneral-
Kërce tek: