Çelësat e së mirës janë:
- çelësi i xhenetit: teuhidi (njëshmëria e Allahut).
- çelësi i dashamirësisë: besnikëria.
- çelësi i diturisë: pyetja.
- çelësi i fitores: durimi.
- çelësi i namazit: abdesti.
- çelësi i haxhit: ihrami.
- çelësi i suksesit: devocioni.
- çelësi i shtimit të të mirave: mirënjohja.
- çelësi i dëshirave të ahiretit: asketizmi në këtë botë.
- çelësi i përgjigjes: duaja.
- çelësi i imanit: të menduarit për krijesat e Allahut.
- çelësi i jetës së zemrave: meditimi për fjalët e Allahut dhe lënia e gjynaheve.
- çelësi i riskut: istigfari dhe devotshmëria.
- çelësi i krenarisë: respektimi i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij.
- çelësi i rahmetit: bamirësia ndaj të tjerëve.
Çelësat e së keqes janë:
- çelësi i çdo mëkati: alkooli, që është nëna e të këqijave.
- çelësi i amoralitetit: muzika dhe dëgjimi i saj.
- çelësi i privimit: përtacia.
- çelësi i hipokrizisë: gënjeshtra.
- çelësi i koprracisë: lakmia.
- çelësi i çdo bidati dhe humbjeje: refuzimi i Sunetit.
- çelësi i çdo të keqeje: miqësia e tepruar me dynjanë.
- çelësi i kufrit (mosbesimit): të gjitha llojet e gjynaheve.
Janë të lumtur dhe fatbardhë ata të cilët posedojnë çelësat e së mirës dhe e mbyllin të keqen, ndërsa janë të mjerë ata të cilët posedojnë çelësat e së keqes dhe e mbyllin të mirën.
Allahu im! Na bëj prej çelësambajtësve të së mirës!
Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu