Allahu i do bamirësit
“Dhe shpenzoni në çështjen e Allahut (në të gjitha llojet e xhihadit e në çdo gjë tjetër për hir të Allahut) dhe mos e shkatërroni vetveten (duke mos e shpenzuar pasurinë në çështjen e Allahut) dhe bëni mirësi. Vërtet Allahu i do shumë muhsinunët (bamirësit që kryejnë vepra të mira vetëm për hir të Allahut).”1
Allahu i do ata që pendohen dhe pastrojnë veten
“Të pyesin për të përmuajshmet (zakonet e grave). Thuaj: “Kjo gjendje është e neveritur, kështu që u qëndroni larg bashkëshorteve (për marrëdhënie) gjatë periudhave të tyre dhe mos u afroni (të bëni marrëdhënie) me to derisa të pastrohen. Dhe kur të jenë pastruar, atëherë shkoni pranë tyre siç ka urdhëruar Allahu për. Vërtet Allahu i do shumë ata të cilët i kthehen Atij me pendim; dhe Ai i do ata të cilët e pastrojnë vetveten.”2
Allahu i do pasuesit e Muhamedit alejhi selam
“Thuaj (O Muhammed): “Nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua (pranoni Islamin, ndiqni Kuranin dhe Sunetin), Allahu do t’ju dojë ju dhe do t’ju falë juve gjynahet tuaja. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë.”3
Allahu i do mutekunët (të devotshmit)
“Pa dyshim se kushdo që përmbush premtimin edhe e çon në vend amanetin, edhe i frikësohet shumë Allahut, atëherë me të vërtetë që Allahu i do shumë ata që janë muttekinë (të devotshmit e përkushtuar në besimin e pastër islam).”4
Allahu i do mirëpunuesit
“Ata që shpenzojnë (për çështjen e Allahut) në kohë begatie e fatkeqësie; ata të cilët e përmbajnë zemërimin dhe ata të cilët e falin njëri-tjetrin; vërtet Allahu i do shumë muhsinunët (mirëpunuesit në rrugë të Allahut).”5
Allahu i do durimtarët
“Dhe shumë nga Pejgamberët luftuan (për çështjen e Allahut) dhe bashkë me ta luftuan edhe grupe të mëdha njerëzish të ditur e fetarë, por ata kurrë nuk e humbën kurajën për çka pësuan në Rrugën e Allahut dhe as nuk u dobësuan, dhe as nuk e poshtëruan veten. Dhe Allahun i do durimtarët.”6
Allahu i do ata që i mbështeten Atij
“Dhe nga Mëshira e Allahut (ti Muhammed) u solle butë me ta. Po të ishe i rreptë e me zemër të ashpër, ata do të kishin hequr dorë prej teje, kështu që mos i vë re (gabimet e tyre), kërko falje për ta (nga Allahu) dhe këshillohu me ta në të gjitha çështjet. Pastaj kur të kesh marrë vendim, besoja atë Allahut, sepse pa dyshim që Allahu i do ata që i mbështesin shpresat vetëm tek Ai.”7
Allahu i do vepërdrejtët
“(Atyre u pëlqen) të dëgjojnë gjëra të rreme, të gëlltisin çdo gjë të ndaluar. Kështu që, nëse ata vijnë tek ti, ose gjyko mes tyre ose shmangu prej tyre. Në qoftë se shmangesh prej tyre, ata nuk mund të të sjellin ty kurrfarë dëmi, ndërsa po të gjykosh mes tyre, gjyko me drejtësi. Vërtet që Allahu i do ata që veprojnë me drejtësi.”8
Allahu i do të pastrit
“Pa dyshim se xhamia, themelet e së cilës u vunë që nga dita e parë në përkushtim është më e vlefshme që ju të rrini në të (për falje). Në të ka burra që parapëlqejnë ta mbajnë veten të pastër e të dëlirë dhe Allahu i do ata që e mbajnë veten të pastër e të dëlirë.”9
Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij
“Pa që Allahu i do ata që luftojnë në Rrugën e Tij të rreshtuar si të ishin një ndërtim solid.”10
Përgatiti: Ulvi Fejzullahu