Pse të votoj?
El-Xhumah 07 Rabi el-Thani 1430 / 03 04 2009
Në kohën tonë hasim shumë nga "hoxhallarët" duke këmbëngulë në atë që muslimanët në tokat shqiptare patjetër duhet të votojnë me arsye të ndryshme, që mund t’i quajmë edhe qesharake.
Fillimisht, për të qartësuar një problem, duhet që të kuptojmë se çfarë është demokracia?
Demokracia është ligj (jashtë ligjit Allahut) që sundon dhe gjykon popullin, ligjet i sjellin deputetët që zgjidhen nga votuesit, dhe ata kanë të drejtë që të japin ligje, gjë që i takon vetëm Allahut subhanehu we teala.
Allahu subhanehu thotë:
"...Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është mohues i vërtetë." (El – Maide 44)
Dhe thotë:
"Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur." (Ahzab 36)
Ajete për gjykimin dhe sundimin, në Kur’an kemi shumë, andaj nuk devijon nga rruga e pastërt vetëm se ai i cili shkon pas epshit tij.
Pse të votoj?
Pse nëpërmjet votës së muslimanit t’i jipet një e drejtë e cila i takon vetëm Allahut?
Pse të votoj?
Pse nëpërmjet votës së muslimanit të ngrihet dora që të dërgohen ushtarë në Afghanistan dhe Irak, për t’i luftuar muslimanët?
Pse të votoj?
Pse vota e muslimanit të bëhet faktori kryesorë për legalizimin e homoseksualitetit, alkoholit dhe gjërave tjera të fëlliqura, që janë direkt në kundërshtim me Ligjin e Allahut?
Parlamenti është sikur një plan për një idhull, dihet se çfarë bëhet aty.
Vallë, pasi që je i sigurtë që ata tradhëtojnë, mashtrojnë dhe bëjnë kufër të qartë, si ke mundësi që ta votosh atë që ndihmon kufrin dhe lufton ligjin e Allahut?
Do ta jap një shembull:
Sikur të vjen dhe të informon dikush se në një vend po ndërtohet një idhull që të adhurohet dhe prej teje kërkohet që të ndihmosh jo me më shumë se një grushtë dhe? Vallë a e ke ndihmuar shirkun apo jo? Cila është dispozita yte në Islam? Pyete veten dhe analizo.
Në këtë situatë, idhulli është parlamenti (dhe çdo deputet aty) dhe grushti me dhe është vota yte, me çdo votë e muslimanit, atij i mundësohet që idhulli të bëhet edhe më i madh, edhe më i fortë. Andaj kujdes, ta kesh frigën e Allahut, sepse ndihma e shirkut, është shirk, ndihma e kufrit, është kufër.
Pse të votoj?
Në kryesinë e Bashkësisë Islame, kryetarë bëhet vetëm ai që i konvenon kryeministrit.
Kryetari i Bashkësisë Islame, në media në kohën e haxhit thotë: "Në këtë kryeministër duhet të marin shembull të gjithë". Sikur një sahabe të thonte: "Në Ebu Xhehlin duhet të marin shembull të gjithë." Vallë si do ta konsideroje këtë gjë?
Pse të votoj?
Deputetët tanë, me 64 vota pro, e miratuan ligjin për të dërguar ushtrinë e dytë në afghanistan, për ‘luftën kundër terrorizmit’.
Pse të votoj?
Kur Allahu subhanehu we teala, një deputet dhe një njeri që sundon me diç tjetër jashtë asaj të Allahut, e quan tagut, dhe për t’u plotësuar Imani, duhet të mohohet taguti, Allahu subhanehu we teala, thotë:
"...Ai që mohon tagutin dhe beson në Allahun, ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë. Allahu dëgjon dhe di gjithçka." (El – Bekare 256)
dhe beson në Allahun, ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë. Allahu dëgjon dhe di gjithçka." (El – Bekare 256)
Mohimi i tagutit ka ardhur para adhurimit të Allahut, këtë e vërteton edhe hadithi i Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem:
"Kush thotë ‘La ilahe ilAllah’ dhe mohon çdo gjë që adhurohet përveç Allahut, pasuria dhe gjaku i tij janë haram."
Në këtë hadith, dy herë ka ardhur mohimi dhe vetëm njëherë ka ardhur adhurimi i Allahut, e nëse ne votojmë, vetëm se pohojmë që ka zot tjetër pos Allahut subhanehu we teala, dhe këtu jemi në një kufër dhe shirk të qartë, dhe këtë nuk e refuzon muslimani që është dhënë pas hakut.
Do të shohësh vëlla njerëz të cilët të luftojnë kur i thua këto fjalë, a e din pse?
Vëlla, të jesh i sigurtë se ata ose janë anëtarë të një partie të kufrit, ose janë bashkëpuntorë të tyre.
Shumica e tyre, kanë devijuar në një rregull që vlen: "Prej dy të këqijave, zgjidhe më të mirën".
Vëlla kujdes, sikur muslimanit t’i ofrohet pa dhunë një kryq 15 cm, dhe tjetri 20 cm, cilin do ta kishe zgjedhur?
Kjo rregull vëlla, nuk vlen në kufër dhe shirk.
Shejhul Islam, oqeani i diturisë, në librin e tij të famshëm "Mexhmuul – Fetava" thotë:
"Me të vërtet në shirkun, të folurit për Allahun pa dituri, amoraliteti I dukshëm dhe I fsheht nuk ka diç të dobishme (nuk ka interes të përgjithshëm as të veçant)"
Poashtu thotë:
"Ajo që është e ndaluar për çdonjërin në çdo rast dhe se nuk lejohet prej saj diçka janë: amoraliteti, zullumi, shirku dhe të flasësh për Allahun pa dituri".
Dhe demokracia është kufër (mohim) i qartë, e ai i cili thotë se "demokracia nuk është kufër", ai ose nuk e kupton Islamin, ose është epsharak, ose është në ndonjë sekt të fëlliqur të bidatit, ose kufrit, ose shirkut.
Pse të votoj?
Vallë, le të më tregon ai që e përkrah votimin, se a i ka hije një muslimani që dëshmon me gishtin e tij shehadetin, ta nënshkruan kufrin dhe të ja mundëson dikuj që të ndëron ligje, që nuk i takon askujt pos Allahut subhanehu we teala.
Dikush tjetër thotë: "Po ne jemi në një shtet të kufrit".
Ne i përgjigjemi: Vëlla nëse jemi në një shtet të kufrit, nuk dmth që të bëhemi kafira, dhe para se të besosh se je në një shtet të kufrit, e ke obligim që të besosh se je në tokën e Allahut subhanehu we teala. E nëse e sheh veten se nuk mundesh të jetosh këtu, ose mendon se ka dhunë etj., atëherë të bëhet obligim hixhreti.
Vallë, a nuk e kemi shembull Pejgamberin sal’allahu alejhi we selem?
Ai sal’allahu alejhi we selem, asesi nuk pranoi që të bashkëpunon me idhujtarët, edhe pse i ofruan mbretëri dhe pasuri, me një kusht, që mos t’i shanë zotat e tyre.
Si veproi Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem? A pranoi?
Wa la hawla wa la kuwata ilah bilah.
Vëndo gishtin në mend dhe pyete veten:
Pse të votoj kufër të qartë kur askush nuk më detyron?
Pse të votoj kufër të qartë kur askush nuk kujdeset për ty pos Allahut? Pse i jep një të drejtë një taguti, që i takon vetëm Allahut?
Pse të votoj kufër të qartë kur ata që të gjithë kanë tradhëtuar Allahun dhe Pejgamberin?
Pse të votoj kufër të qartë që vota ime të jetë faktor për t’u mbytur vëllezërit e mi në Irak dhe Afghanistan?
Pse të votoj kufër të qartë që vota ime të bëhet faktor për legalizimin e harameve të qarta?
Andaj, ke frigë Allahun, largoju kufrit dhe shirkut, pendohu sepse dyert janë të hapura!