Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shkaqet e përqendrimit në namaz

Shko poshtë 
AutoriMesazh
FORUM ISLAM

FORUM ISLAM


Numri i postimeve : 8
Join date : 04/06/2009

Shkaqet e përqendrimit në namaz Empty
MesazhTitulli: Shkaqet e përqendrimit në namaz   Shkaqet e përqendrimit në namaz Icon_minitimeWed Aug 12, 2009 11:14 am

Shkaqet e përqendrimit në namaz Namy
Shkaqet e përqendrimit në namaz


Nuk ka dyshim se përqendrimi në namaz është prej obligimeve të njeriut dhe është vepër e pëlqyer që e do Allahu i Madhëruar, i Cili në Kuran thotë:
“Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët: ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit.”
(El Mu’minun: 1-2)

Dhe përqendrimin në namaz mund ta arrijë çdo person dhe janë të shumta shkaqe të cilat të ndihmojnë të përqendrohesh në namaz, Ne do të cekim disa prej tyre:

1. Të përgatitesh për namaz duke praktikuar sunetet e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem: të fillosh të marrësh abdest me bismilah, të marrësh abdest duke i plotësuar të gjitha farzet dhe sunetet e abdestit, të bësh duanë pas abdestit, t’i lash dhëmbët me misvak ose brushë, kur të shkosh në xhami të përcjellësh ezanin, të bësh lutjen pas ezanit, të plotësosh safat etj.

2. Të falesh me ngadalësi: Pejgamberi salallahu alejhi ue selem pas çdo lëvizjeje që bënte në namaz, qetësohej derisa qetësoheshin të gjitha pjesët e trupit të tij.

3. Kujto vdekjen gjatë namazit: Pejgamberi alejhi selam ka thënë:
“Kujtoje vdekjen në namazin tënd sepse njeriu kur e kujton vdekjen në namazin e tij, do ta kryejë atë namaz më mirë. Dhe fale namazin duke menduar se ky është namazi i fundit që po fal.”

4. Të përqendrohesh në kujtimin e ajeteve dhe lutjeve të tjera në namaz: mos t’i lexosh ajetet vetëm shkel e shko, pa u përqendruar në domethënien e tyre. Allahu i Lartësuar thotë:
“Edhe ata që kur këshillohen me ajetet e Kuranit të Zotit të tyre, nuk u kthejnë shpinën si të shurdhët e të verbër.”
(El Furkan: 73)

5. Të lexosh suret ajet për ajet, të ndalesh në çdo ajet sepse kjo të ndihmon që të përkushtohesh më shumë në namaz dhe në kuptimin dhe vështrimin e ajeteve. Kështu vepronte edhe Pejgamberi salallahu alejhi ue selem.

6. Të lexosh ajetet me melodi dhe të mundohesh të nxjerrësh zë të bukur. Allahu i Lartësuar thotë:
“...dhe këndo Kuran (me zë) me ngadalë, bukur dhe qartë.”
(El Muzemil: 4).
Po ashtu, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Hijeshojeni Kuranin me zërat tuaj sepse zëri i mirë shton bukurinë e Kuranit.”
(Hakimi)

7. Të afrohet sa më shumë afër sutres për shkak se njeriu kur afrohet afër sutres, i pamundësohet të shikojë diçka më larg. Edhe shejtani nuk do të ketë mundësi t’ia prishë namazin apo ta pengojë në namaz. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Kur të falet ndonjëri prej jush, le t’i afrohet sutres që shejtani mos të mundet t’ia ndërpresë namazin.”
(Ebu Davudi)

8. Vendosja e dorës së djathtë mbi dorën e majtë dhe vendosja e tyre në gjoks: kjo të përqendron në namaz më shumë për shkak se vendosja e duarve në këtë mënyrë u përngjan njerëzve të varfër, të cilët kanë nevojë dhe në këtë rast ne kemi nevojë për mëshirën e Allahut të Lartësuar. Vendosja e duarve në këtë mënyrë është prej Sunetit të Pejgamberit alejhi selam.

9. Lëvizja e gishtit në ulje duke thënë et-tehijatin, salavatet dhe duanë: Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Lëvizja e gishtit është më e rëndë për shejtanin sesa hekuri.
” Lëvizja e gishtit i kujton njeriut që Allahu i Madhëruar është i vetmi që e meriton adhurimin.

10. Të kërkosh mbrojtje nga Allahu i Madhëruar prej shejtanit të mallkuar: Nuk ka dyshim se shejtani është armiku i përbetuar i njeriut dhe në çdo mënyrë mundohet t’i bëjë vesvese njeriut. Shejtani u përngjan njerëzve të cilët dëshirojnë gjithmonë të ta ndërpresin rrugën. Edhe shejtani sa herë që njeriu dëshiron të afrohet nga Allahu i Madhëruar, mundohet t’ia ndërpresë këtë rrugë. Për këtë shkak duhet që njeriu të kërkojë mbrojtje prej Allahut të Madhëruar nga shejtani i mallkuar duke bërë dhikër (ta kujtojë Allahun) dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë mundësi ta pengojë njeriun. Allahu i Lartësuar ka thënë:
“S’ka dyshim se intriga e djallit është e dobët.”
(En-Nisa: 76)

11. Përkujtimi i gjendjes së selefëve me namazin e tyre: Kur Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, dëgjonte ezanin, i rrëqethej trupi dhe i ndryshonte fytyra. Kur e pyetën të pranishmit se çfarë ke, ai tha: “Vallahi ka ardhur koha e amanetit (besnikërisë), të cilën Allahu i Lartësuar ua ka ofruar qiejve, tokës dhe maleve dhe nuk kanë pranuar ta mbajnë duke pasur dëshirë të madhe që ta mbajnë këtë amanet, kurse unë (dhe krejt njerëzit) e kam pranuar (dhe ky amanet është amaneti i mbajtjes së Kuranit dhe Islamit). Kurse Seid Et-Tenevehi kur falte namaz, nuk i ndërpriteshin lotët, saqë edhe mjekra e tij mbushej me lot.

12. Të lutet sa më shumë në namaz e posaçërisht në sexhde, Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë.”
(El A’raf: 55).
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Njeriu më së afërmi Allahut të Lartësuar është kur është në sexhde dhe luteni Allahun e Lartësuar sa më shumë në sexhde.”
(Muslimi)

13. Të largojë nga vendi ku falet çdo gjë që e pengon në namaz, si p.sh. ndonjë shkrim, pikturë etj., që e bën syrin e tij të tërhiqet nga ajo pamje.

14. Të largojë nga trupi i tij veshjet me shkrime të ndryshme.

15. Mos të falet në kohën kur shtrohet ushqimi: Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Nuk ka namaz kur prezantohet ushqimi.”
(Muslimi)
Kjo për shkak se njeriu nuk mund të përqendrohet në namazin e tij pasi mendja i shkon tek ushqimi.

16. Mos të falet duke pasur nevojë të kryejë nevojën e madhe apo të vogël. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka ndaluar që njeriu të falet në këtë gjendje:
“Nuk ka namaz kur shtrohet ushqimi dhe kur njeriu përmbahet nga dy ndyrësirat.”
(Muslimi),
Edhe kjo të pengon nga përkushtimi në namaz.

17. Mos të falet nëse është i përgjumur: Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Nëse ndonjëri prej jush kotet në namaz, le të shkojë të flejë derisa të dijë se çfarë flet (në namaz).”
(Buhariu)

18. Mos të shikojë drejt qiellit: Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Nëse ndonjëri prej jush është në namaz, mos të shikojë drejt qiellit.”
(Ahmedi)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islami-ne-bujanoc.de.tl
 
Shkaqet e përqendrimit në namaz
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Veprat që lejohen në namaz
» Rritja e vullnetit për NAMAZ
» Perqendrimi ne Namaz Xhamia Bujanoc
» Shkaqet e Shkorurozimit Dhulkranejn Ramadani
» Rexheb Memishi - Shkaqet e përmirësimit të sjelljes-1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Namazi-
Kërce tek: