Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Nenat e besimtareve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
rrumejsa

rrumejsa


Numri i postimeve : 23
Join date : 09/08/2009

Nenat e besimtareve Empty
MesazhTitulli: Nenat e besimtareve   Nenat e besimtareve Icon_minitimeMon Aug 17, 2009 8:37 am

(Gratë e Muhammedit Alejhi selam)

"Nënat e besimtarëve" është ofiq,me të cilin Kur'ani i nderoi gratë e Pejgamberit Alejhi selam. Thotë Allahu s.w.t " {æÃÒæÇÌå ÃãåÇÊåã}…ndërsa gratë e tij janë në vend të nënave të tyre…" ( Ahzab 6)
Qëllimi nga ky emërtimi i tyre me këtë ofiq ka qenë pikërisht aprovimi i ndalimit të martesës së njerzve me to pas ndarjes së tyre nga Pejgamberi Alejhi selam. Ky rregull apo kjo dispozitë është i/e cekur në Kur'anin famëlartë. Thote Allahu s.w.t " {æãÇ ßÇä áßã Ãä ÊÄÐæÇ ÑÓæá Çááå ¡ æáÇ Ãä ÊäßÍæÇ ÃÒæÇÌå ãä ÈÚÏå ÃÈÏÇ Åä Ðáßã ßÇä ÚäÏ Çááå ÚÙíãÇ} Juve nuk u takon ta mundoni të dërguarin e All-llahut, e as të martoheni kurrë me gratë e tij, pas (vdekjes së) tij. Këto janë tek All-llahu mëkat i madh.( Ahzab 53)
Llogaritja e grave të Pejgamberit Alejhi selam "Nëna të besimtarëve",ka pozitën e nje simboli,i cili është vendosur në gjoksat e tyre si nder dhe respekt për to dhe për rolin e tyre në Da'wen islame ( Thirrjen për në rrugën e Allahut s.w.t.)
Ky ofiq iu është dhënë 13 grave,të cilat i martoi Pejgamberi Alejhi selam. Në të njejtën kohë , Pejgamberi Alejhi selam nuk kishte nën kurorë me shumë se nëntë (9) gra.
Martesa e Pejgamberit Alejhi selam me to ishte sipas radhitjes vijuese:
E para: Hatixhe Bint Huvejlid,me të cilen u martua Pejgamberi Alejhi selam para se t'i vinte shpallja 15 vite. Pejgamberi Alejhi selam me të kishte dy djem e kater vajza.Vdiq me 10 Ramazan të vitit të dyte të shpalljes.
E dyta: Sevde Bint Zem'ah,me të cilen u martua Pejgamberi Alejhi selam në Ramazan të vitit të 10-të të shpalljes.Ka vdekur në fund të hilafetit të Omerit r.a
E treta: Aishe Bint Ebi Bekr Es Siddik,të cilen e martoi Pejgamberi Alejhi selam në Shevval të vitit të parë (1) të hixhretit (migrimit) . Ishte gruaja e vetme e Pejgamberit Alejhi selam ,të cilen e martoi beqare.Vdiq naten e 17-të të Ramazanit , 58 hixhrijj.
E katerta: Hafsa Bint Omer Bin El Hattab. Pejgamberi Alejhi selam e martoi Hafsane në mesin e vitit të trete të hixhrit.Vdiq në Sha'ban të vitit 45 hixhrijj.
E pesta: Zejneb Bint Huzejme Bin El Harith El Hilalijje ,të cilen e martoi Pejgamberi Alejhi selam në Ramazan të vitit të trete hixhrijj.Ka qendruar me Pejgambein alejhi selam vetem 8 muaj sepse vdekja e ndau prej tij.Vdiq në Medine duke qene afer 30 vjeqare.
E gjashta: Ummu Seleme.Emri i saj ishte: Hind Bint Suhejl. Pejgamberi Alejhi selam e martoi në dhjete ditet e fundit të muajit Shevval në vitin e katerte të hixhretit.Vdiq në ramazan të vitit 59 hixhrijj
E shtata: Zejneb Bint Xhahsh. Allahu e martoi këtë me Pejgamberin Alejhi selam.Thote Allahu s.w.t "{ÝáãÇ ÞÖì ÒíÏ ãäåÇ æØÑÇ ÒæÌäÇßåÇ áßì áÇ íßæä Úáì ÇáãÄãäíä ÍÑÌ Ýì ÃÒæÇÌ ÃÏÚíÇÆåã} "… E pasi që Zejdi e kishte vendosur atë që kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorëzuam ty atë, e për të mos pasur besimtarët vështirësi (mëkat) në martesë me gratë e të adoptuarve të tyre, kur ata heqin dorë prej tyre…" ( Ahzab 37)
Pejgamberi Alejhi selam hyri në gjerdek me të në fillim të muajit Dhul Ka'de të vitit te peste (5) të hixhretit.Vdiq në vitin e 20-të të hixhretit në kohen e hilafetit të Omerit r.a
E teta: Xhuvejrijje Bint El Harith. Pejgamberi Alejhi selam u martua me të në vitin e gjashte (6) të hixhretit.Ishte roberesha e pare e Pejgamberit Alejhi selam .Vdiq në muajin Rebiul Evvel,të vitit 56 të hixhretit.
E nenta: Ummu Habibe. Emri i saj ishte Remle. Migroi me burrin e saj Abdullah bin Xhahshin në Habesh (Etiopi) por burri i saj u be i krishtere ndersa kjo qendroi besnike dhe stoike në Islam. Pejgamberi Alejhi selam i shkroi mbretit Nexhashi që t'a martoje Muhammedin a.s me Ummi Habiben,me autorizim të tij.U kthye në Medine në muajin Muharrem,në vitin e shtate të hixhretit.Vdiq në vitin e 44-të të hixhretit,në kohen hilafetit të vellaut të saj, Muaviut r.a
E dhjeta: Safijje Bint Hujej Bin Ahtab. Ishte roberesha e dyte.E pranoi Islamin keshtuqe e liroi Pejgamberi Alejhi selam dhe si meher ia dha lirimin e saj si dhe u martua me të. Vdiq në vitin e 52-të të hixhretit.
E njembedhjeta: Mejmune Bint El Harith,motra e Xhuvejrijjes. U martua me të Pejgamberi Alejhi selam në muajin Dhul Ka'de të vitit të shtate (7) të hixhretit. Ajo ia dhuroi veten Pejgamberit Alejhi selam sic rrefen edhe Kur'ani "{æÇãÑÃÉ ãÄãäÉ Åä æåÈÊ äÝÓåÇ ááäÈì} …dhe një grua besimtare nëse ajo ia falë veten Pejgamberit ...( Ahzab 50)
Vdiq në vitin 51 të hixhretit.
E dymbedhjeta: Rejhane Bint Zejd . Pejgamberi Alejhi selam e la të zgjedhe në mes Islamit,lirimit dhe marteses apo qendrimit në Jehudizem? Zgjodhi Islamin. Kjo ngjau në fund të vitit të peste të Hixhretit.Jetoi disa vite pastaj vdiq në fund të vitit të dhjete ( 10) të hixhretit.
E trembedhjeta: Marija Kiptase, të cilen ia dhuroi i madhi i kiptasve ne Misr (Egjipt). Mbeti në shtepine e Pejgamberit Alejhi selam derisa mbeti shtatezene ne Ibrahimin (djalin e Pejgamberit Alejhi selam),u be nena e femiut dhe fitoi lirine. (Sepse në Islam kur të lind roberesha behet e lire). Edhe kjo gezon të drejten e nenave të besimtareve për hire të pozites se saj tek Pejgamberi Alejhi selam .Vdiq në muajin Muharrem të vitit 16 të hixhretit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nenat e besimtareve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Këshillë prej Prijësit të Besimtarëve
» Puberteti problem tek nenat
» Nënat: Prodhueset e Heronjve
» Nevojat Nutritive – Shtatëzënat dhe nënat që japin gji (gjidhënëset)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: